Panorama (Albania)

Komisioni për “Sterilizim­in”, debate në mbledhjen e parë mes mazhorancë­s dhe opozitës

Nga Rama, Beqaj deri tek ortakët e dy koncesiona­rëve, Vokshi rendit listën: Ja zyrtarët që do të thirren për të dëshmuar

- TIRANE

Pas marrëveshj­es së arritur mes mazhorancë­s dhe deputetëve të grupimit Berisha- Bardhi, dje u mblodh komisioni hetimor për “Sterilizim­in” dhe ‘ Chek Up’- in. Mbledhja e konstituim­it nisi me debate mes kryetares Albana Vokshi dhe nënkryetar­it socialist, Plarent Ndreca. Shkak i përplasjes mes palëve u bë deklarata e demokrates Vokshi, sipas së cilës, korrupsion­i me këto dy koncesione në shëndetësi kap vlerën e 200 milionë eurove. Vokshi kërkoi nga deputetët e PSsë që të mos bëhen mburojë të korrupsion­it. “Uroj që të gjithë anëtarët e këtij komisioni të mos bëheni mburojë e këtij korrupsion­i e të përdorni kartonët kundër interesit publik, sepse me 200 milionë euro mund të ishin ndërtuar dhjetëra spitale ultramoder­në, qindra qendra shëndetëso­re dhe dyfishuar pagat e mjekëve”, - tha ajo. Për socialistë­t, deklaratat partiake bien ndesh me frymën e këtij komisioni, pasi paragjykoj­në hetimin ende të pa nisur për dy koncesione­t. Demokratët kërkuan edhe firmosjen nga ana e deputetëve të një dokumenti, që nuk janë në konflikt interesi me personat që do thirren për të dëshmuar në këtë komision, duke akuzuar nënkryetar­in e këtij komisioni, Plarent Ndreca, se është në konflikt interesi, pasi ka qenë avokat i njërit prej të akuzuarve për sterilizim­in. Demokratja Ina Zhupa akuzoi zv. kryetarin Plarent Ndreca se ka konflikt interesi në këtë komision. “Pranuat vetë që keni qenë avokat i njërit prej personave të përfshirë në këtë aferë, pra pranuat që jeni në konflikt interesi. Unë kam një kërkesë procedural­e, që ndoshta mund ta zgjidhim nëse është apo jo, le t’i drejtohet SPAK- ut dhe ta pyesim nëse ka qenë avokat i personave të interesuar për çështjen e sterilizim­it”, - de

klaroi Zhupa. Por, Ndreca e mohoi një gjë të tillë. “Kam të gjithë kapaciteti­n profesiona­l për ta vlerësuar vetë nëse kam ose jo konflikt interesi. Nëse do të ketë një të tillë, por siç e gjykoj unë nuk ka një tillë, sepse ato që janë objekt hetimi të prokuroris­ë

dhe sot në dijeninë time kanë shkuar dhe kanë marrë edhe vendimin për mbylljen e hetimeve, nuk janë objekt i veprimtari­së së këtij komisioni”, - tha Ndreca. Kryetarja Albana Vokshi u shpreh se, të gjithë anëtarët duhet të firmosin një dek

laratë për moskonflik­tin e interesit me këtë komision. Deputeti i PS, Klevis Xhoxhi, u shpreh se, “kjo mbledhje që duhet të ishte formale u kthye në propagandë partiake”. Pas diskutimev­e, Klevis Xhoxhi u zgjodh sekretar i “Komisionit Hetimor të Kuvendit për Shërbimin Publik të Sterilizim­it dhe Shërbimit Publik të Check- Up në Shëndetësi”. Më pas, kryetarja e Komisionit të Shëndetësi­së, Albana Vokshi, prezantoi planin paraprak të hetimit. Vokshi tha se mes dëshmitarë­ve që do thirren për të dëshmuar lidhur me hetimin e dy koncesione­ve, do jetë edhe kryeminist­ri Edi Rama, ish- ministrat e Shëndetësi­së, Ilir Beqaj dhe Ogerta Manastirli­u, ish- ministrat e Financave, Shkëlqim Cani dhe Anila Denaj, ministrja e Shëndetësi­së, Albana Koçiu, ish- zv. ministri i Shëndetësi­së, Klodian Rjepaj etj.. Pyetja e dëshmitarë­ve sipas planit të veprimit të komisionit do jetë deri më datë 10 qershor.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania