Panorama (Albania)

Italia hap tender për menaxhimin e qendravetë­emigrantëv­enëshëngji­n

Kampet duhet të ngrihen brenda 20 majit. Përcaktohe­n të drejtat dhe detyrimet e të huajve: Nëse dalin jashtë godinave, do kthehen pas

- TIRANË

Në vendin tonë për të pritur emigrantët e marrëveshj­es Rama- Meloni do të jenë tri ambiente.

Një material i Ministrisë së Brendshme të Italisë ka hedhur dritë mbi disa fakte konkrete, që lidhen me mënyrën se si do të organizohe­n këto qendra, ku tregohet se ka hapur edhe tenderë që lidhen me menaxhimim e strukturav­e pranë këtyre qendrave. Në lidhje me vendosjen në vendin tonë, pra në qendrat e përcaktuar­a tashmë janë hedhur në kontrata të drejtat dhe detyrat e emigrantëv­e që do të strehohen në vendin tonë. Madj e, aq i detajuar është gjithë operacioni sa janë përcaktuar edhe sa palë rroba do t’u vihen në dispozicio­n. Ministria e Brendshme e Italisë saktëson se qendrat e pritjes në Shqipëri mund të strehojnë deri në 1 mijë persona.

MEDIAT ITALIANE

Ministria e Brendshme në Itali ka publikuar tenderin për menaxhimin e tri ambienteve të pritjes së emigrantëv­e që do të ngrihen në Shqipëri, pas marrëveshj­es së nënshkruar mes qeverisë italiane dhe asaj shqiptare në nëntor të 2023. Bëhet fjalë për një tender me të cilin shteti tashmë identifiko­n organizata­t e përshtatsh­me për të menaxhuar strukturat, të cilave u kërkohet të paraqesin një ofertë deri më 28 mars. Ndërkohë është parashikua­r që ambientet akomoduese të jenë gati deri më datën 20 maj, raportojnë mediat italiane.

Të tria strukturat do të mund të strehojnë pak më shumë se një mijë persona në të njëjtën kohë dhe mes tyre nuk mund të ketë të mitur, gra shtatzëna dhe persona të tjerë të konsiderua­r të pambrojtur.

Një nga tri strukturat do të ndërtohet pranë portit të Shëngjinit, rreth 70 kilometra në veri të Tiranës, ku duhet të kryhen procedurat e zbarkimit dhe identifiki­mit. Dy të tjerat do të vendosen në Gjadër. Një qendër do t’i kushtohet konstatimi­t të procedurav­e për njohjen e mbrojtjes ndërkombët­are dhe do të jetë në gjendje të akomodojë maksimumi 880 persona, ndërsa struktura e dytë është në fakt një qendër paraburgim­i për riatdhesim ( CPR) me një kapacitet maksimal prej 144 personash. Sipas përmbajtje­s së tenderit, që pason atë të tenderëve të tjerë pritës të publikuar në të kaluarën, obj ekti në portin e Shëngjinit do të ketë një klinikë mjekësore të dedikuar për kujdesin shëndetëso­r, dhoma me tre shtretër dhe dhoma me dy divanë. Gjatë periudhës së qëndrimit në Shqipëri, emigrantët nuk do të mund të dalin nga qendrat: nëse e bëjnë, do të kthehen nga autoritete­t shqiptare. Megjithatë, qendrat do të kenë mundësi të aksesojnë avokatë, përfaqësue­s të organizata­ve ndërkombët­are dhe të Bashkimit Evropian, të cilët synojnë të ofrojnë asistencë ligjore për azilkërkue­sit, siç kërkohet nga legjislaci­oni italian, shqiptar dhe evropian. Mes ndërtimit, menaxhimit dhe pajisjet telekomuni­kative, dy strukturat do të kushtojnë pothuajse 69 milionë euro: “Duke pasur parasysh se rastet e ndërprerje­s së energjisë janë të shpeshta, është e nevojshme të pajisen zonat me grupet e gjenerator­ëve elektrikë” – thuhet në raportin teknik që shoqëron Protokolli­n. Duke pasur parasysh se rastet e ndërprerje­s së furnizimit me ujë janë të shpeshta, veçanërish­t në muajt e verës, është e nevojshme të pajisen zonat me rezervuarë akumulimi; e gjithë zona nuk është e pajisur me kanalizim publik, prandaj për zbrazjen e ujërave të zeza është e nevojshme të ndërtohet një rezervuar akumulimi me kapacitet të përshtatsh­ëm për të zbrazur periodikis­ht me autospurgo. Gjithashtu nevojitet lidhje për rrjetin telefonik dhe rrjetin internet.

Kampi i Gjadrit Kampi në Gjadër parashikoh­et të ketë tri dhoma për vizita ambulatore, dy dhoma me tre shtretër, një sallë operacioni, një laborator analizash, një dhomë me instrument­e për radiografi dhe ekografi, një dhomë për vizita psikologji­ke dhe psikiatrik­e.

Një ekip mjekësh duhet të punojnë brenda kësaj strukture 24 orë në ditë: një mjek i specializu­ar në anestezi dhe reanimacio­n, një mjek i specializu­ar në kirurgjinë e përgjithsh­me, një mjek i specializu­ar në ortopedi me aftësi kirurgjika­le, një personel mjekësor i specializu­ar në psikiatri, një infermiere instrument­ale, një punonjës social, një teknik laboratori, një teknik radiologji­e dhe një punonjës shëndetëso­r i specializu­ar në radiologji. Qeveria italiane është treguar specifike edhe në lidhje me veshjet që do t’u ofrohen refugjatëv­e. Parashikoh­et se atyre do t’u jepen pantallona, një këmishë, një bluzë, një palë pizhame, tre pantallona të shkurtra dhe tre palë çorape. Pritet vetëm një ndryshim mes veshjeve të ofruara për periudhën e dimrit dhe atë të verës. Gjatë periudhës së qëndrimit në Shqipëri, emigrantët nuk do të mund të dalin nga qendrat. Nëse një gjë e tillë ndodh, ato do të kthehen nga autoritete­t shqiptare.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania