Panorama (Albania)

Largohet nga drejtimi i QSUT Albana Fico, ministrja prezanton drejtoresh­ën e re

Kryetarja e Komisionit të Shëndetësi­së, Gjergji: Masa gjysmake, zjarri në Urgjencë bëri shkrumb 17 mln euro

- VOLTIZA DURO

Pas tri vitesh në drejtim të Qendrës Spitalore Universita­re “Nënë Tereza”, Tiranë, Albana Fico është larguar nga ky post.

Ditën e djeshme, ministrja e Shëndetësi­së, Albana Koçiu, prezantoi me stafin drejtoresh­ën e re të QSUT- së, Alma Cani, e cila ishte nëndrejtor­eshë në spitalin rajonal “Shefqet Ndroqi”. “Nga dita e sotme ( djeshme), Qendra Spitalore Universita­re ‘ Nënë Tereza’ do të drejtohet nga prof. Alma Cani, e cila deri më tani mbante pozicionin e nëndrejtor­eshës në Spitalin Rajonal ‘ Shefqet Ndroqi’. Jam besimplotë që drejtimi i QSUNT nga doktoreshë Cani do të sjellë energji të reja në vijimin e transformi­mit të kësaj qendre spitalore drejt objektivit tonë të autonomisë spitalore. E falënderov­a prof. Albana Ficon, e cila prej dy vitesh e ka drejtuar me shumë përkushtim qendrën më të madhe spitalore në vend mes sfidave dhe arritjeve”, - bëri të ditur ministrja e Shëndetësi­së. Kryetarja e Komisionit të Shëndetësi­së, Zheni Gjergji, ka reaguar pas largimit nga detyra të drejtoresh­ës së QSUT, Albana Fico. Gjergji shprehet se Albana Fico u shkarkua nga qeveria pas zjarrit të rënë në urgjencën e QSUT më 11 shkurt, duke e konsiderua­r si një “masë gjysmake për shfaqje”. Kryetarja e Komisionit të Shëndetësi­së tha se nga flakët që ranë në Urgjencën e QSUT u bë shkrumb një investim 17 mln euro i taksapague­sve shqiptarë. “Nuk mbulohet skandali i Urgjencës me masa gjysmake. Prej ditës së parë kur Urgjenca e QSUT u përshi nga flakët ku u bë shkrumb një investim prej 17 milionë eurosh i taksapague­sve shqiptarë, kemi ngritur zërin e kemi kërkuar hetim, transparen­cë e përgjegjës­i para ligjit. Pas disa javësh heshtje dhe errësirë, qeveria vendosi të largojë drejtuesen e QSUT. Këto janë masa gjysmake për shfaqje. Qeveria duhet të tregojë çfarë ndodhi, pse ndodhi, si nuk u menaxhua si duhet ajo situatë?”, - shprehet Gjergji në reagimin e saj. Më tej, ajo bën përgjegjës­e qeverinë për skandalet në shëndetësi. “Qeveria është përgjegjës­e për paratë e çuara dëm, e sidomos për koston që kjo ka sjellë te shëndeti i qytetarëve duke qenë se Urgjenca nuk funksionon prej muajsh tanimë. Ky rast flagrant papërgjegj­shmërie tregon raportin e vërtetë që ‘ rilindja’ ka me shëndetësi­në, ku aferat e skandalet synon t’i zbehë me ‘ show’ e propagandë. Opozita do ta kërkojë deri në fund të vërtetën për Urgjencën e çdo abuzim që është bërë në këtë sektor jetik”, - shprehet Zheni Gjergji.

VENDIMI

Ky vendim i largimit të Ficos nga drejtimi i QSUT erdhi pas zjarrit në urgjencën e re, ku prej javësh tashmë shërbimet mungojnë. Urgjenca në spitalin e sëmundjeve të brendshme në QSUT është jashtë funksionit prej 11 shkurtit, kur në katin minus 1 të saj ra një zjarr, shkaqet e të cilit janë ende të panjohura dhe po hetohen nga Prokuroria e Tiranës. Duket se pas ngjarjes nuk janë marrë masat e duhura për menaxhimin pa vonesa të urgjencave. Qytetarët që kanë nevoja urgjente për ndihmë mjekësore, dërgohen tek urgjenca e Traumës, pasi nuk marrin shërbimin te Urgjenca e Sëmundjeve të Brendshme. Prokuroria e Tiranës nisi hetimet dhe ka sekuestrua­r dhe dosjen e tenderit për ndërtimin e urgjencës një investim që ka kushtuar rreth 17 milionë euro. Dyshohet se flakët erdhën nga një problem në aparaturat e urgjencës, një pjesë e të cilave sot nuk punojnë, janë dëmtuar, ose nuk vihen në funksion për shkaqe sigurie. Albana Fico u emërua në krye të QSUT në 2 dhjetor 2021 dhe zëvendësoi në këtë detyrë Enkelejdi Jotin. Më herët ajo mbante postin e drejtoresh­ës së përgjithsh­me të ISHP- së.

“Pas disa javësh heshtje dhe errësirë, qeveria vendosi të largojë drejtuesen e QSUT. Këto janë masa gjysmake për shfaqje. Qeveria duhet të tregojë çfarë ndodhi, pse ndodhi, si nuk u menaxhua si duhet ajo situatë?”, - shprehet Gjergji në reagimin e saj.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania