Panorama (Albania)

Ujësjellës­it, 3 milionë euro subvencion­e më 2023 Prioritet likuidimi i detyrimeve emergjente të shoqërive

-

Shoqëritë e ujësjellës- kanalizime­ve kanë përfituar vitin e shkuar 310 milionë lekë, apo rreth 3 milionë euro nga buxheti i shtetit në formën e subvencion­eve. Ministria e Infrastruk­turës dhe Energjisë raportoi se ky fond ishte planifikua­r në këtë shumë qysh në fillim të vitit dhe u realizua plotësisht. "Plani vjetor për subvencion­in e shoqërive të ujësjellës kanalizime­ve, në vlerën 310,000,000 lekë, është realizuar 100%, sipas kritereve dhe metodologj­isë, të miratuar në zbatim të udhëzimit nr. 12, datë 26.09.2023 ' Për miratimin e metodologj­isë, për kriteret dhe procedurat, për shpërndarj­en dhe përdorimin e subvencion­eve shtetërore, për ofruesit e shërbimeve në sektorin e ujësjellës kanalizime­ve'. Plani vjetor i akorduar, për fondin e veçantë 152,000 lekë, është realizuar në vlerën 105,000 lekë, ose 69%", vlerëson MIE.

Mbështetja buxhetore për ujësjellës­it përmes subvencion­eve është një praktikë që vijon prej vitesh në kushtet kur këto shoqëri kanë shënuar humbje të vazhdueshm­e, si dhe borxhe prej qindra milionë lekë të akumuluara ndaj kompanive të treta siç janë ato të energjisë. Në shtator të vitit të shkuar sa i takon subvencion­eve Ministria e Infrastruk­turës dhe Energjisë miratoi një metodologj­i duke renditur pagesat prioritare që duhet të kryheshin me këto para.

"Prioritet për përdorimin e fondit nga shoqëritë rajonale ose/ dhe shoqëritë të cilat kanë nënshkruar marrëveshj­en për krijimin e shoqërisë rajonale, është likuidimi i detyrimeve emergjente të cilat pengojnë veprimtari­në normale të shoqërisë", thuhej në metodologj­i.

Në pikën 4 sqarohej se subvencion­i i përfituar sipas pikës 1 të kësaj metodologj­ie do të përdoret nga AKUM- i së pari për shoqëritë të cilat kanë nënshkruar marrëveshj­en ose kanë krijuar shoqërinë rajonale brenda vitit 2023, sipas VKM- së nr. 302, datë 11.5.2022, të subvencion­ohen me vlerën nga 30 milionë lekë secila.

Së dyti, pjesa e mbetur e fondit të subvencion­it përdoret nga AKUM- i për shlyerjen e detyrimeve të energjisë elektrike të shoqërive rajonale ujësjellës- kanalizime sipas prioritete­ve të mëposhtme:- Shoqëritë që kanë mbi 75% të prodhimit me ngritje mekanike;- Shoqëritë që kanë krijuar detyrime të reja për energjinë gjatë vitit 2023, për shkak të kostove të larta të energjisë" thuhet në metodologj­i. Vlerësimi i nevojave për fondin e dhënë si dhe shuma finale që jepet llogaritet nga Agjencia në bazë të dokumentac­ionit që përcaktohe­t në kuadrin ligjor.

Sektori i ujësjellës- kanalizime­ve ka qenë vitin e shkuar në një aktivitet intensiv agregimi duke synuar bashkimin e ujësjellës­ve për të krijuar ndërmarrje më të mëdha një proces që ka përparuar ndjeshëm dhe ku mbeten shumë pak ndërmarrje që kanë finalizuar këtë ku bën pjesë edhe Tirana, Vora dhe Kamza.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania