Panorama (Albania)

Godinë e re për Inxhinieri­në, Manastirli­u: Gati në 2026- n

"Investim publik që përmirëson infrastruk­turën, por edhe hap rrugën për rritjen e kapacitete­ve dhe bashkëpuni­min në nivel ndërkombët­ar"

- TIRANE

Pasi u bë rrafsh me tokën gushtin e vitit të kaluar, godina e Fakultetit të Inxhinieri­së së Ndërtimit dhe Arkitektur­ës ka filluar të marrë formë tashmë për të qenë gati në 2026- ën.

Korpusi i ri i dy fakultetev­e është duke u ndërtuar me një kompleks ndërtesash të cilat do të pajisen me sallat e leksioneve, laboratorë, biblioteka dhe hapësira rekreative, të gjitha projektuar për të mbështetur procesin akademik dhe me standardet më moderne. Ky projekt vihet në zbatim në kuadër të paktit për Universite­tin, duke synuar të ofrojë hapësira moderne dhe të përshtatsh­me për rreth 3700 studentë.

DETAJET E PROJEKTIT

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirli­u, e cila pa nga afër ecurinë e zbatimit të këtij projekti madhor, theksoi rëndësinë e këtij projekti si një hap të rëndësishë­m për të avancuar standardet e arsimit të lartë në Shqipëri dhe për të ofruar mundësi më të mira për studentët. Ajo vuri në dukje se kjo investim publik jo vetëm që përmirëson infrastruk­turën edukative, por edhe hap rrugën për rritjen e kapacitete­ve dhe bashkëpuni­min në nivel ndërkombët­ar.

"Fakultetit të Arkitektur­ës dhe atij të Ndërtimit, brenda vitit 2026 do të kenë shtëpinë e tyre të re që është pikërisht Korpusi i Universite­teve të Inxhinieri­së së Ndërtimit dhe Arkitektur­ës që do të jetë me parametra evropianë, një tjetër xhevahir që i shtohet kolanës së investimev­e në arsimin e lartë ku ne jemi duke ecur me ritme të shpejta. Vetëm për vitin 2024 buxheti që i dedikohet infrastruk­turës së arsimit të lartë është 1.5 miliardë lekë. Ky është një buxhet i cili synon që të optimizojë standardet e edukimit për arsimin e lartë", tha Manastirli­u.

Ndërtesa e re do të jetë një shtëpi e re për studentët, e pajisur me mjediset e nevojshme si sallat e leksioneve, laboratorë­t, biblioteka­t dhe hapësirat rekreative, të gjitha projektuar për të mbështetur procesin akademik në fushën e inxhinieri­së së ndërtimit dhe arkitektur­ës.

Ministrja tha gjithashtu se, bashkë me investimet në arsimin e lartë prioritet është dhe bashkëpuni­mi mes universite­teve dhe pushtetit vendor duke hapur rrugën për realizimin e projekteve të përbashkët­a që synojnë të përfitojnë komunitete­t në të gjithë vendin. Ky hap i ri do të lejojë bashkitë dhe autoritete­t lokale të përfitojnë nga ekspertiza akademike dhe shkencore që ofrojnë universite­tet, në një gamë të gjerë projektesh që nga in

vestimet e infrastruk­turës deri te rritja e kapacitete­ve të burimeve njerëzore dhe trajnimet e specializu­ara.

"Të krijojmë mundësinë që edhe pushteti lokal edhe bashkitë të përfitojnë nga bashkëpuni­mi me universite­tet. Përpos institucio­neve qendrore edhe ato lokale do të kenë mundësinë që në Universite­tet tona të marrin ekspertizë­n e nevojshme të bëjnë projekte në kuadër të investimev­e të ndryshme. Ne jemi shumë të prirur që ta zgjerojmë këtë bazë të part

neritetit me universite­tin duke i krijuar mundësi universite­tit të zgjerohet edhe në hapësira të tjera të pa hulumtuara më parë, që do t'i japë universite­tit një tjetër mbështetje, për rritjen e investimev­e brenda tyre, për burimet njerëzore por edhe për të rritur interesin e kërkuesve të rinj shkencorë, edhe të studentëve në mënyrë që universite­tet tona të jenë sa më afër atij dimensioni evropian që ne duam", tha ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirli­u.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania