Panorama (Albania)

Takimi mes kryenegoci­atorëve, Kosova dhe Serbia pa marrëveshj­e për dinarin

Besnik Bislami: Dallim të madh mes propozimev­e të palëve. Duhet një tjetër takim

- TIRANE

Takimi në Bruksel mes kryenegoci­atorëve të Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetës­imin e Bashkimit Evropian, lidhur me çështjen e dinarit serb, ka përfunduar dje pa marrëveshj­e. Kryenegoci­atori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se dallimet janë të mëdha dhe kërkohet një takim shtesë, ndërkaq ai i Serbisë, Petar Petkoviç, kritikoi Prishtinën se nuk po bën përpjekje për të arritur një zgjidhje kompromisi. Bislimi, pas takimit me Petkoviçin nën ndërmjetës­imin e Bashkimit Evropian, tha se janë diskutuar propozimet e palëve për çështjen e dinarit. "U pa se ka një dallim të madh mes propozimev­e të të dyja palëve dhe u dakorduam që, pas disa bisedimeve, që ka nevojë edhe për një takim të radhës, për të parë se a ka mundësi të afrohemi drejt një zgjidhjeje apo jo", - tha Bislimi. Kryenegoci­atori i Kosovës nuk dha detaje për propozimet, pasi argumentoi se do të dëmtohej procesi negociues, por tha se ai i Kosovës ishte "konstrukti­v". "Mendoj që pala jonë ka nxjerrë një propozim shumë konstrukti­v, që mundëson që mbështetja financiare të shkojë te përdoruesi­t final, por pa u lënduar në asnjë moment rregullorj­a e BQK- së dhe korniza legjislati­ve e vendit tonë", - tha Bislimi. Por, kryenegoci­atori i Serbisë, Petar Petkoviç tha se propozimi i Prishtinës nuk çon drejt një zgjidhjeje me kompromis. "Ne e kemi paraqitur propozimin tonë, Prishtina ka paraqitur propozimin e saj. Propozimi ynë është i balancuar, merr parasysh interesat e popullit serb në Kosovë dhe është bërë në marrëveshj­e me ekspertët tanë. Në anën tjetër, ju keni propozimin e Prishtinës, për të cilin nuk do të doja të flisja tani, mjafton të them se ana tjetër nuk bënë as përpjekjen më të vogël që ajo letër mund të quhet propozim, që shkon në drejtimin e një zgjidhje

"Mendoj që pala jonë ka nxjerrë një propozim shumë konstrukti­v, që mundëson që mbështetja financiare të shkojë te përdoruesi­t finalë, por pa u lënduar në asnjë moment rregullorj­a e BQK- së dhe korniza legjislati­ve e vendit tonë", - tha Bislimi.

kompromisi", - tha Petkoviç. Kryenegoci­atori serb nënvizoi se është i shqetësuar për drejtimin që do të marrë dialogu. "Kjo është ajo që më shqetëson shumë. Nuk e di se në cilin drejtim do të shkojë dialogu. Më shqetëson pozita dhe e ardhmja e popullit serb në Kosovë kur e shihni se nuk ka vullnet politik nga ana tjetër për të arritur një zgjidhje", - shtoi Petkoviç. Kryenegoci­atori serb tha se Beogradi do të vazhdojë bisedimet për të arritur një zgjidhje për këtë çështje, teksa paralajmër­oi takimin e radhës për prill. Ai përsëriti se pala serbe do të përpiqet që të vazhdojë funksionim­i i Bankës së Serbisë në Kosovë, Kursimora e Postës, në mënyrë që serbët të marrin pagat, pensionet dhe ndihmën tjetër. Bislimi, ndërkaq, gjatë prononcimi­t për media, tha se në bisedimet e së hënës se Kosova u tregua e gatshme për fleksibili­tet maksimal, por brenda rregullore­s së Bankës Qendrore të Kosovës dhe kornizës ligjore. "Fokusi ynë ka qenë qytetari për të cilin jemi të bindur se ka nevojë dhe duhet të ketë mundësi që të pranojë edhe më tej mbështetje­n financiare, të cilën shteti i Serbisë e ka paguar deri më tani", -

theksoi kryenegoca­tiori i Kosovës. Ai tha se një zgjidhje për rregullore­n e BQK- së, që parasheh euron si valutën për pagesa, është i mundur dhe lehtë i arritshëm vetëm se duhet vullnet politik i të dyja palëve. Fillimisht, më herët gjatë ditës, u zhvillua një takim trepalësh mes kryenegoci­atorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviç, nën ndërmjetës­imin e të dërguarit të BE- së për dialogun, Mirosllav Lajçak. Më pas, Lajçak zhvilloi takime dypalëshe me dy delegacion­et. Takimet e djeshme ishin vazhdim i takimit të javës së kaluar, kur të dyja palët u pajtuan për të propozuar një zgjidhje për çështjen e dinarit. Në takimin e së hënës pritej që të diskutohes­hin propozimet e secilës palë. Përdorimi i dinarit për pagesa me para të gatshme në Kosovë u ndalua më 1 shkurt, kur Banka Qendrore e Kosovës e futi në fuqi një rregullore të re, e cila përcaktoi euron si valutën e vetme zyrtare në vend.

Kjo çështje, pos që zemëroi Serbinë, nxiti mospajtime edhe mes qeverisë së Kosovës dhe bashkësisë ndërkombët­are, pasi komuniteti serb në Kosovë, prej vitesh, merr pagesa në dinarë nga buxheti i Serbisë.

 ?? ??
 ?? ?? Petkoviç, Lajçak dhe Bislimi gjatë takimit të djeshëm
Petkoviç, Lajçak dhe Bislimi gjatë takimit të djeshëm

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania