Panorama (Albania)

Ishquar dheishkarë, aponormal?

- ÇAPAJEV GJOKUTAJ

e bashkëjeto­jnë brenda të njëjtit person. Rreth kësaj nisa të mendoj mbrëmë, si mbarova së pari filmin “Në portën e përjetësis­ë”, që pasqyron jetën e Van Gogut në Arl, luftën me çrregullim­et mendore dhe sfidat krijuese e ekzistenci­ale me të cilat u përball. Filmi hidhte dritë mbi lidhjen e thellë të gjeniut me natyrën, reagimet për të kapur thelbin e saj e për ta hedhur në kanavacë, përzier të gjitha këto brengosjen që buronte nga izolimi dhe të huaj si mi. Si mbarova filmin, dola për një ecje të shkurtër, nga ato të ngadalshme­t që të përgjumin e të ndihmojnë të kalosh një natë të qetë. Por s’qe e thënë, ndërsa trupi çapitej, mendja fluturonte. M’u kujtua ndërkohë filmi “Një mendje e bukur” me matematici­enin nobelist e skizofren, lëvruesin e shquar të teorisë së lojës, John Nash. Marsel Prusti thoshte se çdo gjë e madhe në botë është bërë nga bipolarlët e neurotikët; ashtu gjysmënorm­alë e gjysmë të shkarë, ata themeluan fetë tona dhe krijuan kryeveprat me të cilat krenohemi brez pas brezi. Po të kërkosh njerëz të shquar, që kanë qenë bipolarë e neurotikë, të rezulton një listë e gjatë që nis me Van Gogun, Çurçillin, Dostojevsk­in, Napolonin, Njutonin, Zhanë d’ark e përfundon me Jul Qezarin, Aleksandri­n e Madh, Sokratin, Solomonin e të tjerë shkencëtar­ë, artistë, burra shteti e gjeni të të gjitha fushave dhe të të tëra kohërave. Ka supozime të shumta dhe studime shkencore të pakta që synojnë të shpjegojnë bashkëjete­sën mes gjeniut dhe neurotikut, mes zbulimeve e arritjeve gjeniale, me njërën anë dhe çrreg

Mua ma bën me sy e më intrigon një shpjegim tjetër, shpjegim që lidhjen mes të shquarve gjenialë dhe çrregullim­eve mendore e sheh si mit të krijuar nga ne, mediokrit. Përballë zulmës e shkëlqimit të gjenive dhe të zbulimeve e veprave të tyre, mediokri ndihet edhe më i vogël e më i mjerë seç është në realitet, ndaj i sulmon e i stigmatizo­n të shquarit për të qetësuar veten e për të harruar se bën pjesë në kategorinë e atyre që i lashti i karakteriz­oi si qenie që s’bëjnë tjetër veçse ngrysen, gdhihen, hanë ca bukë e bëjnë ca mu. Të tingëllon cinik ky shpjegimi i fundit? Mbase ke të drejtë, ku ta dish!

ullimeve mendore e emocionale, në anë tjetër. Bipolarët, supozon një palë, kanë shpesh aftësi të shtuara kreative, nga që ashtu funksionon truri i tyre. Kalimi periodik nga gjendja maniakale në depresion dhe anasjellas bën që truri i tyre të punojë me ritme thellësish­t të ndryshme, kështu që në çastet maniakale, kur truri shkëndijon e hazdiset, arrijnë të shohin qartë edhe

gjëra që truri i normalit s’mund t’i perceptojë kurrë. Pikërisht, në çaste të tilla inkandishe­nce mendore e emocionale, zënë e ngjizen zbulimet e mëdha shkencore dhe veprat e shquara artistike. Një palë tjetër flet për teori kompensimi. Si njerëz me probleme mendore që janë, gjenitë bipolarë e neurotikë, në një pjesë të konsiderue­shme të rasteve përjetojnë tallje e përbuzje, vetmi dhe izolim social. Për t’i shpëtuar këtij lloj bullizmi zgjedhin zakonisht dy rrugë. E para është rruga e rebelimit, bëhen ekscentrik­ë, s’pyesin për norma e konvencion­e dhe e shtyjnë kështu shoqërinë ku jetojnë t’i perceptojë edhe më të veçantë seç janë, me çrregullim­e shumë më të mëdha se ato që kanë. Rruga e dytë është ajo e pranimit, dmth., i kushtohen me gjithçka kërkimit a krijimit për t’u përfillur e vlerësuar nga mjedisi shoqëror, për t’i shpëtuar izolimit social e vetmisë. Si teoria e veçantisë së trurit ashtu edhe kjo e kompensimi­t duken goxha bindëse, por zbehen e gati- gati zhbëhen kur i pranëve me një fakt real: që nga fillimet e historisë njerëzore, neurotikët e bipolarët që kanë jetuar e jetojnë mbi këtë dhe, bëhen qindra- milionë, kurse gjenitë dhe super të shquarit vështirë se e kalojnë dhjetëmijë­shin. Ata qindra e qindra- milionë që patën ose kanë probleme mendore, po nuk u bënë të shquar, ngjajnë se nxjerrin gjuhën e përqeshin teoritë që e lidhin gjeninë me bipolarite­tin a me çrregullim­e të tjera. Mua ma bën me sy e më intrigon një shpjegim tjetër, shpjegim që lidhjen mes të shquarve gjenialë dhe çrregullim­eve mendore e sheh si mit të krijuar nga ne, mediokrit. Përballë zulmës e shkëlqimit të gjenive dhe të zbulimeve e veprave të tyre, mediokri ndihet edhe më i vogël e më i mjerë seç është në realitet, ndaj i sulmon e i stigmatizo­n të shquarit për të qetësuar veten e për të harruar se bën pjesë në kategorinë e atyre që i lashti i karakteriz­oi si qenie që s’bëjnë tjetër veçse ngrysen, gdhihen, hanë ca bukë e bëjnë ca mu. Të tingëllon cinik ky shpjegimi i fundit? Mbase ke të drejtë, ku ta dish!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania