Panorama (Albania)

Nga Kejn te Bellingam, ja yjet më të paguar

-

Yjet e Anglisë janë grumbullua­r për pushimin e fundit ndërkombët­ar përpara turneut të kësaj vere "Euro 2024". Skuadra e Garet Sauthgejti­t është një nga favoritët për të fituar trofeun në Gjermani në korrik, me një skuadër plot talent. Por bashkë me futbollist­ët e shkëlqyer vijnë edhe pagat stratosfer­ike për shumicën e skuadrës së Anglisë, që fiton një mal me para nga klubet e tyre. "Sunsport" hedh një vështrim për disa prej lojtarëve më të paguar të "tre luanëve", të cilët pas testit me Brazilin të shtunën në "Uembli", sot do të presin kombëtaren e Belgjikës në të njëjtin stadium. Duke nisur nga porta deri në sulm, parada e rrogave nis nga numri 1, Xhordan Pikford. Gardiani i Evertonit i ka treguar gjithnjë vlerat e tij mes shtyllave në "Goodison Park", dhe nuk e ka zhgënjyer kurrë Anglinë. "Muri" i ishullorëv­e paguhet me 125 mijë paund në javë, një rrogë modeste duke e krahasuar me atë që fitojnë yjet e tjerë që luajnë në ekstremin tjetër. Futbollist­i më i paguar aktualisht tek Anglia është kapiteni dhe golashënue­si më i mirë i historisë së kombëtares, Herri Kejn. Ishsulmues­i i Totenhemit, i cili në verë u transferua te Bajerni i Mynihut paguhet me një rrogë prej më shumë se 410 mijë paundësh në javë në Mynih, duke pasur një diferencë më të madhe nga ndjekësit e tjerë. Nga autori i 37 golave dhe 12 asisteve në 35 ndeshjet e tij për Bajernin këtë sezon, nuk pritej një rrogë tjetër. Menjëherë pas tij renditet Xhud Bellingam. Talenti i Realit të Madridit, jo vetëm që është shndërruar në një lojtar me shumë peshë që në këtë moshë, por është edhe një nga futbollist­ët më të paguar të Anglisë. Bellingam përfiton një rrogë prej 340 mijë paundësh në javë në "Bernabeu". Lojtari i tretë më i paguar është Markus Rashford, një tjetër yll po fiton para të mëdha për kontributi­n e tij në nivel klubi. Si një i diplomuar në akademinë e Mançester Junajtid, i cili e ka konsolidua­r veten në një ikonë në "Old Trafford", Rashford raportohet se ka një kontratë me vlerë 300.000 paund në javë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania