Panorama (Albania)

Anglia ia beson sulmin Tonejt kundër Belgjikës

Trajneri: Besoj se do ta shfrytëzoj­ë shansin

-

Garet Sauthgejt tha se shpreson se Ivan Tonej do ta shfrytëzoj­ë shansin e tij të madh për të provuar talentin e tij përpara "Euro 2024" në miqësoren e sotme kundër Belgjikës.

Paraqitja e vetme e 28vjeçarit me fanellën e Anglisë deri më sot erdhi si zëvendësue­s kundër Ukrainës vitin e kaluar dhe ai po kërkon të kompensojë kohën e humbur, pasi u kthye nga një pezullim tetë- mujor për vendosje bastesh në janar. I pyetur se sa reale mund të jetë një shans për sulmuesin e Brentfordi­t, për të qenë titullar në "Uembli" sot kundër Belgjikës, trajneri Sauthgejt nuk nguroi që t'i zbulonte kartat e tij: "Nuk mund ta fshehësh këtë fakt. Ai e di. Do të ishte ndeshja e tij e parë si titullar, kështu që duhet ta keni parasysh edhe këtë. Por me Anglinë ky është peizazhi, nuk keni qindra mundësi. Mendoj se çdo lojtar e di se kjo është bota në të cilën jetojmë. Por ai është një djalë me vetëbesim, ai vjen pas një ecurie të mirë të formës me klubin e tij. Ai do të jetë në fushë të martën, pa diskutim. Unë mendoj se ndonjëherë cilësia e futbollit të tij mund të nënvlerëso­het. Ne jemi ende duke u njohur me të gjitha ato pika të forta, sepse derisa të punoni rregullish­t me një lojtar, nuk i njihni të gjitha pikat e tij të forta. Me Anglinë nuk mund të kesh qindra mundësi dhe besimi është vendimtar. Duhet ai vetëbesimi. Të gjithë lojtarët kryesorë të sulmit e kanë atë. Ju e shikoni atë si një lojtar trupmadh, por ai nuk është thjesht një ' pykë'. Cilësia e tij në kombinime është gjithashtu shumë e mirë. Rekordi i tij i penalltive është padyshim një avantazh i madh për të pasur. Natyrisht që ne duhet të punojmë me ekuilibrin e skuadrës", tha trajneri i "tre luanëve" përpara testit të sotëm kundër "djajve të kuq". Në ndeshjen kundër Brazilit të shtunën, Sauthgejt preferoi titullar sulmuesin e Aston Vilës, Oli Uotkins, ndërsa kapiteni Herri Kejn nuk ishte i disponuesh­ëm në këto dy teste pas dëmtimit të kaviljes në ndeshjen kundër Darmshtadi­t me Bajernin. Golashënue­si më i mirë i historisë së Anglisë u dërgua pranë klubit të tij për të vijuar rikuperimi­n.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania