Panorama (Albania)

Nuk është bindëse, por Italia tani ka fytyrën e... Spaletit

-

Ndoshta nuk është ende bindëse, por të paktën fituese. Italia rikthehet nga miniturneu amerikan me më shumë shpresë sesa bindje, por me idenë që në Gjermani mund të mbrojë me nder titullin e fituar në vitin 2021. Nuk duhet të harrojmë që trajneri Luçiano Spaleti është në krye të skuadrës vetëm prej 7 muajsh dhe ka punuar me grupin pak kohë. Europiani është praktikish­t pas derës dhe është e vështirë që t'i kërkosh të transformo­jë një skuadër duke iu futur me themel. As Mançini në fakt nuk kishte në përbërjen e tij kampionë, por ia doli që të shkruante një faqe të bukur të historisë së futbollit italian. Diçka të tillë që do ta provojë edhe trajneri kampion i Italisë dhe diçka e bukur u pa në këto miqësore. Siç ishte për shembull pjesa e parë kundër Ekuadorit. Ndryshe nga pjesa e parë me Venezuelën, mesfusha ishte me ritmin e duhur dhe me një Barela që ishte i inspiruar për të bërë liderin në çdo moment të lojës. Pavarësish­t eksperimen­teve që bëri trajneri, moduli fillestar do të jetë 4- 3- 3. Mungesa e një sulmuesi kryesor që të ketë një nivel të lartë është problemi kryesor dhe më i rëndësishë­m duke parë që nga tani deri në qershor nuk mund të bjerë nga qielli një kampion në sulm. Duhet që Italia ta bazojë lojën e saj te grupi dhe qasja në fushë. Dhe pikërisht nga këtu vijnë lajme pozitive. Pavarësish­t rrotacioni­t skuadra duket se i ka përvetësua­r konceptet e lojës së Spaletit. Ndryshojnë lojtarët, por jo rezultati. Ekipi di çfarë bën edhe pse jo gjithmonë e bën në mënyrën e duhur. Duhet pritur fundi i kampionate­ve që gjithçka të perfeksion­ohet në fazën përgatitor­e përpara Europianit. Trajneri do të ketë më shumë mundësi për të punuar me djemtë e tij dhe ndoshta mund të krijohet një Itali e bukur, e aftë për të inspiruar sërish tifozët, ashtu si mbrëmjet magjike të verës angleze tri vite më parë. Italia do të debutojë në Europian pikërisht kundër Shqipërisë, kombëtares tonë që kërkon t'i bëjë një shaka të hidhur në startin e Europianit dhe që shihet nga të gjithë si surpriza e bukur e këtij kompeticio­ni. Deri atëherë ka kohë...

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania