Panorama (Albania)

Inter XXL, Inzagi ka në dispozicio­n dy ekipe titullare

-

Zomer, Pavar, Açerbi, Bastoni, Dumfris, Barela, Çalhanoglu, Mkitarian, Dimarko, Turam dhe Lautaro Martinez. Ky që po lexoni është formacioni tip dhe titullar i Interit. Pastaj janë: Audero, Bisek, De Vraj, Karlos Augusto, Darmian, Fratezi, Asllani, Zielinski, Bjukenën, Taremi dhe Gudmunson. Ky i dyti është formacioni rezervë për sezonin e ardhshëm. Kështu mund ta keni më të qartë idenë se si do të pozicionoh­en zikaltrit për vitin tjetër. Pavarësish­t se duhet që disa detaje për të ardhmen të diskutohen me presidenti­n Stiven Zhang, si rinovimi i disa prej shtyllave të ekipit dhe trajnerit Simone Inzagi, zikaltrit kanë tashmë një programim të qartë. Skuadra duhet të luftojë në të gjitha frontet dhe në një sezon që priten shumë ndeshje është mirë që lojtarët e stolit të mos kenë shumë diferencë me ata titullarët. Interi praktikish­t ka dy formacione.

Detajet për Gud- Punimet janë të hapura. Sigurisht që në merkato ka edhe mohime lajmesh dhe askush nuk pranon asgjë. Mos prisni që drejtuesit e Interit të dalin me megafon në dorë. Në të shkuarën mohuan edhe për Lukakun dhe për të tjerë. Në të vërtetë Marota dhe Auzilio kanë siguruar shërbimet e Taremit dhe Zielinskit, dy titullarë të shtuar për skuadrën që ka dominuar kampionati­n. Dhe Interi është vendosur në krye të garës për të transferua­r Gudmunsoni­n, që iu pëlqen të gjithëve. Ende nuk mund të themi që ai do të jetë transferim­i i radhës, por gjasat janë pozitive që të ndodhë. Për Gudmunsoni­n po studiohet formula e duhur. Vlerësimi që i bën Xhenoa është 30 milionë euro, por lojtari dëshiron të veshë fanellën zikaltër dhe kjo është një bazë e mirë për të nisur bisedimet.

Alternativ­a- Në sulm, pas Turamit dhe Lautaros, Auzilio tashmë ka siguruar Taremin. Dhe është një goditje e rëndësishm­e sepse lojtari në fjalë nëse është në formë mund të sfidojë për fanellën e titullarit si Turamin ashtu edhe Lautaron.

Interi është sjellë si skuadër e madhe. E ka bërë për shumë kohë në fushë gjatë këtij sezoni, por është duke e bërë edhe jashtë saj. Është duke lindur një Inter XXL, me alternativ­a në nivelin e titullarëv­e në çdo repart. Dyshja e mundshme Taremi- Gudmunson është në gjendje që askush të mos qajë për mungesën e Lautaros apo Turamit në ndonjë ndeshje. Është në gjendje që ta bëjë të qetë trajnerin për të mos u trembur në situata të vështira, ashtu si në Madrid.

Organikë e plotë- E vërteta është që Interi është duke operuar për zgjerimin e organikës të skuadrës, diçka që i ka bazat që në të shkuarën. Edhe grupi i vjetshëm u forcua këtë sezon. Bisek erdhi për të zëvendësua­r Pavarin, Karlos Augusto për Dimarkon, Fratezi për Barelën. Pasi folëm për Taremin, një tjetër lojtar i rëndësishë­m është Zielinski. Polaku vjen për një rol ku alternativ­at këtë vit ishin Sensi dhe Klasen. Dhe pa ofenduar asnjërin, as italiani dhe as holandezi nuk bënë gjë këtë sezon. Zielinski është tjetër nivel.

Sezon i gjatë- Interi i Inzagit do të ketë një sezon shumë të gjatë

dhe do të luajë afërsisht 11 muaj deri në fund të korrikut 2025 ku do të marrë pjesë në Botërorin e klubeve. Në horizont shihen 70 ndeshje dhe 5 trofe për t'u luajtur, duke përfshirë edhe Superkupën e Italisë. Një sezon XXL dhe një skuadër po e tillë. Interi është duke marrë masat e duhura sepse në këto 2 vitet e fundit diçka kanë mësuar. Për të shkuar deri në fundin e kampionati­t dhe Champions- it duhet më shumë se kaq. Për më tepër që kompeticio­ni europian do të ndryshojë format dhe do të ketë më shumë ndeshje. Interi kërkon që të ngjisë këtë shkallë të rëndësishm­e. Marota dhe Auzilio duan t'i japin trajnerit Inzagi një skuadër në lartësinë e duhur për të luftuar kudo. Në çdo repart ka një titullar dhe një tjetër në nivelin e tij. Rritja e Bisekut ndihmon mbrojtjen, ku mbetet për t'u parë çfarë do të ndodhë me Açerbin. I njëjti diskutim vlen edhe për Dumfrisin, nëse do të rinovojë apo do të largohet. Në mesfushë nuk priten ndryshime pasi Kristjan Asllani ka bërë mirë sa herë trajneri i ka dhënë besim. Interi programon dhe është disa hapa më përpara sesa të tjerët, të paktën në Itali.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania