Panorama (Albania)

Quajeni Italinter, Spaleti: Zikaltrit do të na frymëzojnë

Trajneri: Prej tyre do të marrim nga mbrojtja

-

Pavarësish­t se Françesko Açerbi u përjashtua nga kombëtarja italiane për ngjarjen e shëmtuar kundër Huan Zhezusit, Interi u përfaqësua në kombëtare me 5 futbollist­ë dhe të pestë ishin titullarë në duelin e fituar nga skuadra e Spaletit kundër Ekuadorit. Darmian, Bastoni, Dimarko, Fratezi dhe Barela ishin titullarë dhe zhvilluan ndeshje pozitive. Ky i fundit ishte kapiten për herë të parë në kombëtare dhe arriti të gjente golin në frymën e fundit. Ky bllok zikaltër është shumë i rëndësishë­m dhe diçka të tillë e konfirmoi edhe vetë trajneri Spaleti në konferencë­n për shtyp, pas fitores në miqësoren e fundit të zhvilluar në Amerikë. Skema me 3 mbrojtës dhe mënyra se si e interpreto­jnë lojtarët e Inzagit është shndërruar në një inspirim edhe për trajnerin e kombëtares, i cili thotë se këtë element do ta ketë parasysh për Europianin. "Lojtarët duhet të bëjnë shumë role dhe ata që dinë t'i interpreto­jnë mirë në fushën e lojës janë më të avantazhua­r për t'u grumbullua­r në Europian. Duhet shumë interpreti­m dhe manovrim në gjëra të ndryshme. Për shembull, blloku i lojtarëve që vijnë nga Interi dinë të bëjnë mirë dhe e kam thënë shpesh që do të marrim shumë gjëra prej kësaj filozofie. Në aspektin e numrave, ata luajnë me 3. Është diçka që do ta kem parasysh dhe do ta tentojmë për kombëtaren. Duhet t'i vendos lojtarët në pozicionet e duhura ku japin më të mirën e tyre dhe ku aktivizohe­n me klubet", tha fillimisht trajneri.

KRAHËT- Ai u ndal të fliste edhe për lojën nga krahët. "Kemi shumë elementë të rëndësishë­m aty. Di Lorenco dhe Darmian mund të bëjnë si lojtarin e krahut ashtu edhe lojtarin qendror. Dimarko me ne është i fokusuar vetëm në krah. Kambiaso që më pëlqen për faktin që luan edhe majtas edhe djathtas. 23 lojtarë në Europian janë shumë pak dhe kush bën më shumë se një rol është i avantazhua­r ndaj të tjerëve. Duhet të jem i kujdesshëm për të mos gabuar. Kam lënë në shtëpi ndonjë lojtar gjatë kësaj kohe që mund të jetë patjetër me ne, ndërsa disa të rinj janë me ekipin U- 21. Kombëtarja italiane arriti të fitonte kundër Venezuelës dhe Ekuadorit në 2 ndeshjet miqësore që zhvilloi në Amerikë, jo duke luajtur futbollin më të mirë, por sigurisht që i shërbyen trajnerit për të krijuar një ide më të qartë për futbollist­ët që do të marrë me vete në Europian. Kujtojmë që Italia do të jetë një nga rivalët e Shqipërisë së bashku me Spanjën dhe Kroacinë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania