Panorama (Albania)

Grupi i punës për reformat nis të enjten me amnistinë penale

Mekanizmi, 3 anëtarë nga opozita dhe tre nga PS, Basha refuzoi Vendime me konsensus për ligjet me 84 vota, përfshirë “Zgje dhoren”, për të shkuar drejt votimit në Parlament me dakordësin­ë e palëve

- VALENTINA MADANI

Të enjten orën 10: 00 në sallën e Komisionit parlamenta­r të Ligjeve do të konstituoh­et grupi i dialogut për ligjet me 3/ 5 dhe ligjet e nevojshme për rrugëtimin në Bashkimin Evropian.

Mekanizmi i dialogut do të ketë 3 anëtarë nga opozita dhe 3 nga mazhoranca. Gazmend Bardhi ka njoftuar më herët publikisht se njëri anëtar do të jetë nga “Rithemelim­i”, Oerd Bylykbashi, Erisa Xhixho nga Partia e Lirisë, ndërsa anëtari iu propozua një deputeti nga grupi Basha, por ftesa u refuzua publikisht nga kryetari i PD- së zyrtare. Në këto kushte, “Rithemelim­i” do çojë të anëtare zëvendësue­se Dhurata Cupin. Nga mazhoranca anëtar janë Damian Gjiknuri, Klotilda Bushka dhe Toni Gogu. Ngritja e këtij mekanizmi dialogu u bë pas në dakordësi me mazhorancë­n dhe ‘ Rithemelim­in’ pas rikthimit të tyre në veprimtari­në normale të Kuvendit. Ky grup pritet të marrë vendime me konsensus për ligjet që duan 84 vota, përfshirë reformën zgjedhore, për të shkuar drejt votimit në Parlament, me dakordësin­ë e palëve. Amnistia penale pritet të jetë dokumenti i parë në tryezën e grupit të punës i ngritur si mekanizëm paqeje nga Komisioni i Ligjeve mes socialistë­ve të Ramës dhe demokratëv­e të Berishës. Mësohet se mazhoranca është tërhequr nga propozimi për të amnistuar të dënuarit nga Gjykata e Posaçme. Burimet bënë me dije se do të zgjerohet edhe numri i protestues­e që do të falen. PS ka pranuar që përfitues nga amnistia të jenë jo vetëm të dënuarit për tubime të paligjshme, por edhe nga kategori të tjera të veprave penale, siç janë shkatërrim­i i pronës, shkatërrim­i i pronës me zjarr dhe goditja e forcave të policisë. Shumica e majtë do të jetë e hapur për të ndërhyrë për këta protestues, por sipas burimeve nuk do të ketë tolerim, nëse për veprat ka pasur pasoja të rënda. Pasi të diskutohen edhe elementet e fundit në grupin e reformave, projektlig­ji pritet t’i drejtohet seancës së parë në javën e parë të prillit për të marrë votat e opozitës dhe shumicës. Ndërsa demokratët janë në pritje të anëtarit të Lulzim Bashës për t’u bashkuar me Oerd Bylykbashi­n dhe Erisa Xhixhon, edhe socialistë­t janë ende në dilemë për emrin e tretë. Përballë opozitës do të ulen Klotilda Bushka dhe Damina Gjiknuri, ndërsa karrigia e tretë pritet të ndahet mes Toni Gogut dhe Plarent Ndrecës, të cilët pas marrëveshj­es kanë dhe dy role në komisionet hetimore për të dhënat e sistemit TIMS dhe sterilizim­it e ‘ chek- up’- it në Shëndetësi. Sipas burimeve nga Kuvendi, Kryesia e Komisionit të ligjeve ka marrë një vendim për ngritjen e grupit të punës, duke i dhënë në këtë mënyrë dritën jeshile për t’u marrë me ligjet që kërkojnë 3/ 5 e votave të deputetëve. Teksa pritet mi

ratimi i amnistisë, pikëpyetja më e madhe është mbi reformën zgjedhore: deri ku do të jenë të gatshëm të shkojnë socialistë­t dhe demokratët me ndryshimet që do propo

zohen, teksa nuk kanë hequr dorë as këtë herë nga negociator­ët e tyre të përhershëm të kodeve zgjedhore, Damian Gjiknurin dhe Oerd Bylykbashi­n.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania