Panorama (Albania)

Berisha: Të krijojmë qeveri teknike për zgjedhje të lira

-

Ish- kryeminist­ri Sali Berisha para simpatizan­tëve të mbledhur poshtë banesës deklaroi se mosbindja civile është rruga e vetme e shpëtimit. Sipas tij kjo është mënyra e vetme për të larguar këtë të keqe të madhe që sipas tij ka pushtuar Shqipëri. Berisha propozoi krijimin e një qeverie teknike, për të shkuar drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. “Në vitin 1990 kavajasit u ngritën si viganë, u përballën me forcat më të egra të regjimit dhe e mposhtën, e nënshtruan. Pra, duke shprehur nderimin më të madh për heronjtë, trimat, guximtarët e 26 marsit, ftoj shqiptarët të frymëzohen prej tyre, prej guximit të tyre, vendosmëri­së së tyre dhe të përmbushin detyrimin madhor si qytetarë, si demokratë, si opozitarë, çlirimin e Shqipërisë nga kjo diktaturë. Luftëtarët e lirisë nuk i zmbrapsi asgjë atë ditë. Dolën në shesh. Vepra e tyre është ftesë për ne: të dalim në shesh, të dalim si ata, të dalim në stadiume, të dalim në rrugë, të dalim kudo, të përballemi me diktaturën. Rruga e vetme e shpëtimit është rruga e mosbindjes civile”, - tha Berisha. Ai përmendi se, “rruga e largimit nga pushteti të kësaj qeverie, të këtij njeriu që ka sot të gjitha pushtetet në duart e tij. Në vitin 1990, djemtë e Kavajës nuk kishin përveç njëritjetr­it asnjë mbështetje mbi tokë. Por, kjo nuk i pengoi ata të përballen dhëmb për dhëmb në mosbindje civile me të keqen e kombit, me të keqen e shoqërisë dhe të fitojnë mbi të. Duke shprehur nderimin tim më të madh, mirënjohje­n më të pakufishme, për heronjtë e betejës epike të stadiumit dhe qytetit të Kavajës 34 vite më parë, ftoj shqiptarët të frymëzohen nga akti i tyre epik dhe të fitojmë”. “Të largojmë dhe ne këtë të keqe të madhe që ka pushtuar Shqipërinë. Miqtë e mi, korrupsion­i është mynxyrë. Është mynxyrë e madhe! Është rrënimtar. Ndaj dhe edhe njëherë, rikthehem te stadiumi i Kavajës 34 vite më parë. Rrugë tjetër për t’u marrë me diktaturën, përveç mosbindjes civile nuk ka. Ndaj duhet guxim, guxim dhe guxim. Dhe të shporrim, të largojmë nga pushteti këtë bandë, këtë aleancë të pushtetit me krimin. Të krijojmë qeverinë teknike, të shkojmë drejt zgjedhjeve të lira”, - tha Berisha.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania