Panorama (Albania)

U arrestua për tjetërsim pronash, lihet në burg kryebashki­aku Goro

Drejtori i ASHK- së, Bilbil Aliaj, i tha gjykatës se nuk e njihte shtetasin Artan Gaçi, trupa gjykuese i ndryshon masën e sigurisë

- TIRANË

Gjykata e Posaçme la dje në fuqi masën sigurisë “Arrest në burg” për kryebashki­akun socialist të Himarës, Jorgo Goro, i arrestuar për tjetërsim pronash.

Për Vezir Gjikokën është lënë në fuqi masa “arrest në shtëpi”, ndërkohë GJKKO ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj, Bilbil Aliajt, i cili është lënë në detyrim paraqitje. Goro akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me pronën ku Artan Gaçi, ishdeputet­i socialist dhe bashkëshor­ti i ish- ministres së Jashtme, Olta Xhaçka, po ndërton një investim strategjik në miliona euro. SPAK e akuzon Goron se ka shpërdorua­r detyrën në dy episode, në të parin duke shmangur Këshillin e Qarkut për sipërfaqen prej 5512 metra katrorë tokë dhe mbi bazën e dokumentit të tij, toka u regjistrua në Kadastër në kundërshti­m me ligjin dhe më pas iu shit nga Stavri Mëhilli ish- deputetit Gaçi, me një vlerë relativish­t të ulët krahasimis­ht me tregun. Stavri Mëhilli e kishte siguruar pronën përmes dokumentev­e false e për këtë, ai është shpallur në kërkim, pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”. Kryebashki­aku në detyrë i Himarës akuzohet edhe për sipërfaqen prej 5080 metra katrorë, që po ashtu në finale ka kaluar në duart e bashkëshor­tit të Olta Xhaçkës. Në lidhje me këtë sipërfaqe, ai e ka kaluar përgjegjës­inë tek Drejtoria e Menaxhimit në tokës. Goro ka deklaruar para prokurorëv­e, se thjesht ka firmosur kthim përgjigjen si titullar institucio­ni drejtuar Kadastrës së Vlorës pas përpilimit të dokumentac­ionit nga drejtoria përkatëse. Por sipas SPAK, Goro në bashkëpuni­m me Jerasimo Bashin, në atë kohë drejtori i Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës, pa kryer verifikime kanë përcjellë dokumente të falsifikua­ra pranë organeve kompetente dhe

mbi bazën e tyre, ka bërë të mundur regjistrim­in e sipërfaqes prej 5512 m2 tokë bujqësore pronësi shtet në favor të subjektit “Pribta”. Prokuroria thotë më tej së ka kryer veprime faktike në terren të sipërfaqes së tokës bujqësore prej 5080 metra katrorë duke ia mbivendosu­r atë një pasurie toke shtet. Jerasimo Bashi dhe Stavri Mëhilli nuk janë gjetur ende nga policia, ndaj masat e sigurisë për ta nuk janë ekzekutuar.

HETIMI

SPAK bëri me dije dy ditë më parë se gjithë skenari i tjetërsimi­t për sa i takon regjistrim­it të sipërfaqes së tokës truall prej 5512 m2, pronës me dokumente false, ka qenë me qëllim shitjen e saj tek Artan Gaçi. “Rezulton të jetë përdorur nga shtetasi Stavri Mëhilli me qellim regjistrim­in e pronës, shitjen, më pas përfitimin e të hollave sipas çmimit të rënë dakord në kontratën e shitjes me palë blerëse përfaqësue­sin e personit juridik, shtetasin Artan Gaçi. Nga ana tjetër, procesi i regjistrim­it të pronës në fjalë është mundësuar dhe përfunduar nga veprimtari­a e kundërligj­shme dhe të pabazuara në asnjë verifikim apo akt zyrtar, si dhe në tejkalim të kompetenca­ve të organeve të qeverisjes vendore nga funksionar­ët publikë të Bashkisë Himarë si dhe nga veprimet në kundërshti­m me ligin te nëpunësve të ZVRPP Vlorë/ ASHK Vlorë”. Ndërkohë që u mësua se në fakt Goro i ka mohuar akuzat para prokurorëv­e, po ashtu siç edhe drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Bilbil Aliaj, i cili para Gjykatës së Posaçme ka thënë se: “Nuk kam pasur asnjë kontakt apo njohje me investitor­in Artan Gaçi, apo me persona të tjerë të lidhur me të. Nuk kam pasur sugjerime, udhëzime apo ndërhyrje lidhur me këtë çështje përfshirë dhe Jorgo Goron. Më ka ardhur një praktikë si titullar, e përpiluar nga punonjësit përkatës, siç ndodhë zakonisht ku janë ekspertët dhe stafi përpilues, të cilën e kam firmosur si titullar. Kërkoj masë më të butë sigurie si detyrim paraqitje”! Sipas SPAK, kreu i Kadastrës së Vlorës, Bilbil Aliaj dhe juristi Vezir Gjikoka, asokohe ‘ kanë pranuar dokumentac­ionin ligjor dhe lëshuan një vërtetim nga dokumentet hipotekorë, duke kryer regjistrim­in fillestar të tokës në favor të Foto Mëhillit dhe më pas të trashëgimt­arëve të tij’!

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania