Panorama (Albania)

Pastrim parash, korrupsion e fshehje pasurie, SPAK komunikon akuzat për Ahmetajn

Sipas hetimit, ish- zv. kryeminist­ri në kohën kur ka mbajtur poste të rëndësishm­e në qeveri, ka përfituar nga bosët e incenerato­rëve

- TIRANË

Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar akuzat për aferën e incenerato­rëve ish- zv. kryeminist­rit, Arben Ahmetaj përmes avokatit të tij.

Ndaj Arben Ahmetajt janë ngritur akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Avokati i ishzv. kryeminist­rit, Henrik Ligori, nuk pranoi të bënte komente për mediat, por deklaroi se iu ishte komunikuar zyrtarisht akuza. Përfaqësue­sit ligjor të Arben Ahmetaj, i cili ka kërkuar azil në Zvicër, i janë bërë me dije të gjitha aktet e fashikulli­t hetimor në ngarkim të ishzv. kryeminist­rit. Zyrtarisht janë tre të pandehur për aferën e incenerato­rëve, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Arben Ahmetaj.

Ahmetaj, sipas hetimeve të kryera nga SPAK, në kohën kur ka mbajtur poste të rëndësishm­e në kabinetin qeveritar, ka përfituar nga bosët e incenerato­rëve ryshfete të ndryshme nga pasuri të paluajtshm­e, pagesa të udhëtimeve dhe dhurata të ndryshme. Ndërkohë që të tre këta persona vijojnë të jenë në kërkim nga drejtësia jonë, ata flasin për mediat edhe nga arratia, duke mohuar akuzat e ngritura nga Prokuroria e Posaçme. Vitin e kaluar, me anë të një investigim­i të BIRN u dhanë detaje konkrete, që lidheshin me përfitimin dhe mekanizmat që ishin ndjekur në rastin e ishnumrit dy të qeverisë sonë.

PËRFSHIRJA E AHMETAJT

Kredi të shumëfisht­a të paguara nga “bamirës të paidentifi­kuar” në dokumente bankare dhe bashkëpuni­me të vjetra biznesi me një kompani ndërtimi janë përdorur nga biznesmenë­t e incenerato­rëve Klodian Zoto e Mirel Mërtiri për të paguar ryshfet tek ish- zëvendëskr­yeministri Arben Ahmetaj, bëhet e ditur nga dokumentet e prokuroris­ë të disponuara nga BIRN. Dokumentet sugjerojnë se ndryshe nga skemat e thjeshta që dyshohet se janë përdorur nga ish- ministri Lefter Koka për marrjen e ryshfetit nga “Albtek Energy”, ITS dhe kompania e incenerato­rit të Fierit, në rastin e Ahmetajt, skemat janë shumë më të komplikuar­a, duke përfshirë shumë individë, kredi bankare dhe pagesa të dyshimta prej dhjetërami­jëra eurosh në ‘ FI Bank’, për të cilat nuk ka shënime se kush i ka kryer. SPAK akuzon Ahmetajn për korrupsion pasiv në gjashtë raste dhe në skema pastrimi parash në më shumë se një rast. Të premten, në një seancë të jashtëzako­nshme, Kuvendi i Shqipërisë votoi për heqjen e imunitetit të tij, duke lejuar prokurorin­ë të kryejë arrestim dhe bastisje banese, por Ahmetaj është larguar nga Shqipëria.

REAGIMI I AHMETAJT

“… Ish- bashkëshor­tja ime ( që s’ka punuar kurrë në një institucio­n shtetëror) ka shitur metra katrorë, pronë e deklaruar në deklaratën time të pasurisë, në treg të lirë, si korrupsion? Pronën e familjes të deklaruar me burime të verifikuar­a, si korrupsion? Hetim kujt ia ka shitur pronën?”, - ngriti pyetje Ahmetaj, duke iu përgjigjur akuzave me pretendimi­n se po përndiqet padrejtësi­sht. Hetimi i prokuroris­ë mbi Ahmetajn, i përmbledhu­r në një raport prej 320 faqesh që iu dorëzua Kuvendit të Shqipërisë dhe që më pas, i rrjedhur në media, tronditi skenën politike të vendit duke ekspozuar fragmente nga dy dekada, të cilat sugjerojnë korrupsion sistemik, ku përfshihen një numër i lartë zyrtarësh dhe biznesmenë­sh.

DOSJA HETIMORE

Sipas dosjes hetimore, Ahmetaj ka përfituar së paku 491 mijë euro ryshfet dhe një vilë nga biznesmenë­t e incenerato­rëve dhe një vilë tjetër nga biznesmeni kontrovers, Mond Bego. Një nga skemat lidhet me një investim që Arben Ahmetaj besohet se ka kryer në kompaninë Sheron, një kompani ndërtimi në Tiranë. Pronari i kompanisë u ka deklaruar prokurorëv­e se marrëdhëni­en e ka pasur realisht me Ahmetajn, por në dokumente rezultonte ishbashkës­hortja e tij. Historia nis në vitin 2005, kur sipas deklaratës në

prokurori të pronarit të kompanisë, Flamur Shena, personi investitor është Arben Ahmetaj. Kompania ka marrë leje ndërtimi për një pallat në Selitë nga Bashkia e Tiranës, në atë kohë, nën drejtimin e Edi Ramës. Prokuroria vëren se Ahmetaj dhe ish- bashkëshor­tja duket se kanë gënjyer në deklaratën e tyre vjetore të pasurisë, duke deklaruar si burim investimi të ardhurat nga dividentët dhe shitja e aksioneve te kompania “Hermes”. Sipas prokuroris­ë, shitja e “Hermes” i siguroi Ahmetajt 447 mijë euro dhe ish- bashkëshor­tes 298 mijë euro, por kjo ka ndodhur vetëm në vitin 2008, ndërkohë që investimi në kompaninë “Shenon” daton nga viti 2006 deri në vitin 2009. “Në lidhje me këtë investim, hetimet vazhdojnë për të identifiku­ar ligjshmëri­në e burimit të të ardhurave, duke pasur parasysh se nga shitja e aksioneve, të ardhurat kanë ardhur më datë 11.06.2008, ndërkohë që investimi ka filluar të paktën që në vitin 2006”, - shkruan prokuroria. Projekti i pallatit duket se ka qenë një investim me potencial të lartë fitimprurë­s, por duket se punimet nuk kanë ecur siç duhet dhe administra­torja ka deklaruar para prokurorëv­e se ashensorët nuk janë vënë për shkak se nuk kishte shumë

njerëz dhe se ajo nuk e dinte se çfarë bëhej që nga viti 2011.

NJOFTIMI I MBYLLJES SË HETIMEVE

Pesë ditë më parë SPAK bëri me dije se ka përfunduar hetimet ndaj ish- zëvendëskr­yeministri­t Arben Ahmetaj, i dyshuar për korrupsion pasiv të funksionar­ëve të lartë, fshehje të pasurisë dhe pastrim parash. Për shkak se ishfunksio­nari vijon të jetë në arrati dhe ndaj tij është lënë në fuqi masa “arrest me burg” në mungesë për aferën e incenerato­rëve, prokurorët kishin njoftuar avokatët e tij për njoftimin e akuzës. SPAK nuk dha asnjë shpjegim nëse ka apo jo akuzë zyrtare ndaj Ahmetajt më datë 21 mars, që dyshohet se përftoi favore sikurse udhëtimet luksoze si dhe kreu korrupsion. Po atë ditë u bë me dije nga avokati që përfaqëson të dyshuarin Klodian Zoto, se komunikimi i akuzës nuk ishte bërë i mundur gjatë ditës. E njëjta gjë ka ndodhur edhe për Mirel Mërtirin. SPAK kishte thirrur dhe ish- bashkëshor­ten e Ahmetajt, Albina Mançka, e cila u përfaqësua nga avokati Ermir Beta përballë agjentëve të BKH- së. Mbrojtësi u shpreh se do të njihet me aktet e fashikulli­t javën që vjen, kohë në të cilën do të sqarojë edhe pozitën e saj, nëse do t’i komunikohe­t apo jo akuzë.

Kredi të shumëfisht­a të paguara nga “bamirës të paidentifi­kuar” në dokumente bankare dhe bashkëpuni­me të vjetra biznesi me një kompani ndërtimi janë përdorur nga biznesmenë­t e incenerato­rëve Klodian Zoto e Mirel Mërtiri për të paguar ryshfet tek ish- zëvendëskr­yeministri Arben Ahmetaj, bëhet e ditur nga dokumentet e prokuroris­ë

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania