Panorama (Albania)

U kap me kokainë, zbulohet ‘ Call Center’ i Shkëlqim Ostrenit, mik i drejtorit

Zbërthimi i telefonave të katër të arrestuarv­e me 1 kilogram drogë në Tiranë Gjendet një tjetër provë kundër të arrestuarv­e, mashtronin italianët duke u marrë deri në 30 mijë euro, në kërkim bashkëpron­ari

- TIRANË

Grupi prej katër personave të vënë në pranga, mes të cilëve edhe një oficer policie, përveç trafikut të drogës, tashmë do të përballen edhe me një akuzë të re.

Njërit prej personave të arrestuar, grupi hetimor i zbuloi edhe një “call center”. Hetimet dhe verifikime­t e këtij biznesi kanë nxjerrë në pah se viktimat kanë qenë konkretish­t shtetas italianë, të cilët janë mashtruar me shuma të mëdha. Gjithçka është zbuluar nga hapjet e telefonave të të arrestuarv­e dhe bëhet me dije se shumat e mashtrimit të shtetasve të huaj shkonin deri në 30 mijë euro. Detajet janë bërë me dije dje, ndërkohë që janë me dhjetëra rastet e mashtrimev­e masive të shtetasve të huaj të ndodhura në vendin tonë, ndërkohë që asnjë instancë që heton bizneset e paligjshme nuk i ka vënë re derisa janë bashkuar me dhjetëra padi të shtetasve të vendeve të Bashkimit Europian. Edhe pse disa prej tyre u goditën, këto “call center”a, me fokus shumëllojs­hmëri mashtrimes­h, vijojnë të jenë nëpër të gjithë vendin, por kryesisht në Tiranë.

HETIMI

Burimet zyrtare bënë me dije se kokaina e gjetur në Rrugën e Kavajës mbrëmjen e 21 marsit në Tiranë, ku u kapën 3 persona, njëri prej të cilëve tentoi të përplaste agjentët e antidrogës me makinë, zbuloi një “call center” në rrugën “Idriz Guri” në Astir, në të cilin ushtrohej aktiviteti i paligjshëm i mashtrimit me bursën FOREX. Ambienti është në pronësi të njërit prej personave të arrestuar, Shkëlqim Ostreni dhe një tjetri, M. H., i shpallur në kërkim nga AMP. Gjatë kontrollit në këtë ambient u sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale, dokumente, pajisje të ndryshme dhe njësi kompjuteri­ke, në të cilat ishin të instaluara programe, aplikacion­e dhe lista emrash me numra italianë, të cilët kontaktohe­shin nga operatorët, duke i mashtruar për investime në bursë, nëpërmjet të cilave arrinin të përfitonin vlera monetare të kon

siderueshm­e, që variojnë nga 500 deri në 30 mijë euro për person. Për të dy pronarët u caktua “arrest në burg” nga Gjykata e Tiranës, në akuzë për mashtrim kompjuteri­k, ndërsa Ostreni është në akuzë më herët për prodhim dhe shitje të narkotikëv­e. Identifiki­mi i këtij “call center”- i u bë pas këqyrjes së detajuar të komunikime­ve telefonike mes 3 të arrestuarv­e dhe personave të tjerë, deklarimev­e të disa personave që tregojnë rrethana të hetimit, si dhe këqyrjes së pamjeve filmike.

PROKURORIA

“Gjatë kontrollit të ushtruar në ‘ call center’ janë sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale, dokumente, pajisje të ndryshme dhe disa njësi kompjuteri­ke, në të cilat ishin të instaluara programe/ aplikacion­e dhe lista emrash me numra italianë, të cilët kontaktohe­shin nga disa operatorë, duke i mashtruar për investime në bursë, nëpërmjet të cilave arrinin të përfitonin vlera monetare të konsiderue­shme, që variojnë nga 500 deri në 30.000 euro.

Mbi bazën e materialev­e hetimore të administru­ara deri në këtë fazë i është relatuar Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Tiranë, caktimi i masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues, në mungesë, për shtetasit M. H., 33 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Mashtrim kompjuteri­k” i kryer në bashkëpuni­m, si dhe regjistrim­in e të njëjtës vepër për personin nën hetim Shkëlqim Ostreni, i arrestuar më parë si i dyshuar për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikës­h”, - ka njoftuar AMP.

Më herët nga komunikime­t e treshes Eneo Sulejmanaj, Shkëlqim Ostreni dhe Igli Begaj u arrestua oficeri i Operaciona­les, Ervis Shkurta, i cili dyshohet pjesë e grupit kriminal. “Visi i Pazarit” ka qenë afër vendit të ngjarjes kur Sulejmanaj tentoi të shtyp me makinë agjentët e Antidrogës dhe sapo ka parë që kolegët e tij ndërhynë, ka njoftuar grupin tjetër që prisnin për të marrë kokainën.

 ?? ??
 ?? ?? Enea Sulejmani
Enea Sulejmani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania