Panorama (Albania)

Trafik armësh nga Shkodra në Tiranë, në pranga ish- efektivja e Burgjeve

-

Në një garazh në zonën e “Freskut”, policia ka ndërhyrë duke ndaluar një automjet për kontroll. Pas informacio­neve të shkuara në rrugë konfidenci­ale, efektivët ndërhynë dhe zbuluan se në bagazhin e automjeti gjendej një arsenal armësh. Në mjet duke u bërë gati për nisje ishin 5 të rinj, mes të cilëve edhe një vajzë 22 vjeçe. Sipas të dhënave, të rinjtë ishin nisur nga fshati Repisht i Malësisë së Madhe për në Tiranë dhe synimi ishte shitja e këtij arsenali armësh me 4 automatikë dhe 5 pushkë në grupet kriminale, që bazën e kanë rreth e qark kryeqyteti­t. Por, agjentët e Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme në Policinë e Tiranës gjurmuan aktiviteti­n kriminal të 5 të rinjve përmes informacio­neve të ardhura më herët nga inteligjen­ca informativ­e dhe i arrestuan në flagrancë në rrugën e Rinasit teksa i ishin drejtuar kryeqyteti­t me dy makina. Grupi i të rinjve kishte për garanci edhe një ish- efektive të Policisë së Burgjeve, Denisa Halilaj, 22 vjeçe, e cila bashkë me Denis Hasajn, 18 vjeç, prinin me një makinë “Golf” për të vëzhguar çdo lëvizje të dyshimtë të patrullave të policisë, ndjekur nga një “BMW”, në të cilën ishin 3 persona, Marjan Hasaj, 26 vjeç, Redi Nika, 18 vjeç dhe Sabian Hasaj, 22 vjeç. Në makinën e dytë, në bagazh, brenda në një valixhe u gjetën armët, të cilat u sekuestrua­n bashkë me krehër dhe municion luftarak.

Agjentët e trafiqeve sekuestrua­n edhe 2 makinat e 5 celularët e të gjithëve, te të cilët shpresohet se do të gjenden prova të rëndësishm­e për identifiki­min e personave të tjerë në këtë veprimtari kriminale.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania