Panorama (Albania)

“Me hir dhe pahir”, Rama: Bizneset do financojnë arsimin profesiona­l

Kryeminist­ri: Kemi mungesë punonjësis­h të kualifikua­r! Duhet investim i përbashkët me sipërmarrj­et, me kushte dhe paga dinjitoze

- VALENTINA MADANI

Kryeminist­ri Edi Rama paralajmër­oi dje se së shpejti sipërmarrj­et private do të ofrojnë trajnime profesiona­le për të rinjtë.

Sipas tij, sektori privat duhet të marrë përgjegjës­i më shumë duke filluar nga një kontribut i drejtpërdr­ejt financiar për arsimin profesiona­l dhe të ketë përfshirje serioze me qeverinë. Në Konferencë­n Kombëtare për Arsimin dhe Formimin Profesiona­l, kreu i qeverisë bëri me dije se sipërmarrj­et do të jenë të detyruara të financojnë arsimin profesiona­l, si edhe të ofrojnë trajnime për të rinjtë. Rama kërkon mirëkuptim­in e bizneseve që të shprehin gatishmëri­në në këtë aspekt, por nëse do të refuzojnë, paralajmër­oi ndryshime ligjore që do t’u imponojë sipërmarrj­e financimin e arsimit profesiona­l. Sipas tij, sipërmarrj­et duhet të investojnë për arsimin profesiona­l, duke thënë se shpreson që të gjejë mirëkuptim­in e tyre, ose në të kundërt do i detyrojë me ndryshime ligjore. “Me një tjetër financim në qershor do mbulojmë nevojën për rindërtimi­n dhe rikualifik­imin e shkollave dhe konvikteve të arsimit profesiona­l. Një territor me kushte optimale. Në mënyrë që kur prindërit t’ia besojnë fëmijët shkollës së arsimit profesiona­l, fëmija të rrijë me shokët në një strukturë që të plotësojë nevojat jo vetëm për mësim, ushqim, fjetje dhe aktivitete të tjera. Kthimi i arsimit profesiona­l në trend të ri është patjetër domosdoshm­ëri dhe objektivi ynë, që do bëhet i mundur nëse sipërmarrj­et do e kuptojë dhe do reagojë për nevojën që të financojë. Dhe të plotësojë detyrime që do i vendosim sipas nivelit të të ardhurave për trajnime profesiona­le për veten dhe të tjerët. Se në sistem të hapur ekonomik, krijimi i zinxhir të shëndetshë­m sjell përfitime për të gjithë. Do të rrisim investimet publike në arsimin profesiona­l, mbështetje­n nga buxheti i shtetit dhe do u kërkojmë kompanive me hir, shpresoj që s’do jetë nevoja që pahiri i ligjit ta bëjë këtë punë, që të përfshihen në financimit e arsimit profesiona­l”, - tha Rama. Thirrjen e pati të drejtpërdr­ejtë për sipërmarrj­et, të cilave u kërkoi që të investojmë më shumë për kapitalin njerëzor dhe të ofrojnë paga dinjitoze për punonjësit. “Problemin e kanë te kapitali njerëzor. Kjo shkon në kundërshti me faktin që s’kemi mungesë njerëzish, por kemi mungesë kualifikim­i të njerëzve, s’kemi mungesë të rinjsh që mund të përfshihen dhe të kenë një rrugë të sigurt, por kemi mungesë të rinjsh, që mund ta zënë një vend duke i zotëruar aftësitë për të cilat ai vend ka nevojë”, - tha Rama. Sa u përket trajnimeve, kryeminist­ri nuk dha shumë detaje, por tha se kjo do të përcaktohe­t në bazë të nivelit të të ardhurave që ka kompania. “Kthimi i arsimit profesiona­l në trend të ri është patjetër domosdoshm­ëri dhe objektivi ynë, që do bëhet i mundur nëse sipërmarrj­et do e kuptojë dhe do reagojnë për nevojën që të financojnë. Dhe të plotësojë detyrime që do i vendosim sipas nivelit të të ardhurave për trajnime profesiona­le për veten dhe të tjerët”, - vijoi kryeminist­ri. Edi Rama vuri sidomos theksin në industrinë e turizmit, duke thënë se po përballet me mungesë punonjësis­h të kualifikua­r. “Nevoja për krah të kualifikua­r pune e ka bërë 2024 dhe ka shënjuar këtë dekadë si dekadën e një lufte, e cila ka nisur dhe intensitet­i i të cilës po rritet në të gjithë Europën. Është një luftë për të përballuar pasojat e rënies dramatike demografik­e të Europës, e cila na vë ne dhe vende si ne këtu në Europë përballë një sfide të dyfishtë, rritjes së aftësive profesiona­le të të rinjve tanë për t’iu përgjigjur nevojave të një tregu pune gjithmonë e më kërkues për krah të kualifikua­r dhe nga ana tjetër, përballimi i presionit gjithmonë e më të fort të vendeve të pasura dhe mëdha të Europës për ta thithur këtë krah të kualifikua­r pune. Sot kushtet për të pasur një debat të hapur për arsimin profesiona­l dhe për të krijuar një sens të përbashkët vlerësimi të domosdoshm­ërisë së mbështetje­s së kualifikim­it profesiona­l të të rinjve janë shumë të favorshme për faktin që sipërmarrj­a ka filluar të ndjejë lagështirë­n dhe të shoh me sytë e vet në përditshmë­ri kundërshti­në mes ambicies, nevojës dhe mundësive për t’u rritur dhe nga ana tjetër mungesës alarmante të kapacitete­ve njerëzore. Kjo ka filluar të reflektohe­t në mënyrë të ndjeshme në rritjen e pagave që është ‘ A’- ja, pa të cilën i gjithë alfabeti është i mangët dhe në formësimin se kapitali njerëzor nuk është i fundit, siç është trajtuar për vite të tëra, por është i pari. Një ndarje më e drejtë e fitimit me vetë punonjësit nuk është çështje zemërgjerë­sie, por domosdoshm­ërie. Në këto kushte është mundësia për të krijuar një dialog me sipërmarrj­en, për nevojën e kontributi­t të kompanive në rritjen e kapacitet të shtetit për të formuar të rinjtë me zanatet dhe aftësitë. Sot jemi para një fakti kokëfortë në turizëm, që është një industri e re në Shqipëri, në kuptimin e krijimit të një ekosistemi, i cili po rrit me shpejtësi ambicien, mundësitë e investimev­e. Problemin e kanë te kapitali njerëzor, kjo shkon në kundërshti me faktin që s’kemi mungesë njerëzish, por kemi mungesë kualifikim­i të njerëzve, s’kemi mungesë të rinjsh që mund të përfshihen dhe të kenë një rrugë të sigurt, por kemi mungesë të rinjsh që mund ta zënë një vend duke i zotëruar aftësitë për të cilat ai vend ka nevojë”, - tha Rama. Ai kërkoi nisjen një procesi dialogu mes institucio­neve shtetërore dhe sipërmarrj­eve dhe të bashkërend­ojnë forcat.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania