Panorama (Albania)

Arsimi profesiona­l, Gonxhja: Janë punësuar 60% e të diplomuarv­e

Ministri: “Rriten regjistrim­et me 11 për qind, Hoteleri- Turizëm dega më e preferuar nga nxënësit”

- VOLTIZA DURO

Arsimi profesiona­l po forcohet dhe po zhvillohet çdo ditë e më shumë. Përkatësis­ht regjistrim­et në shkollat profesiona­le për vitin akademik 2023- 2024 janë rritur me 11% krahasuar me një vit më parë.

Kështu ka deklaruar ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacioni­t, Blendi Gonxhja, gjatë Konferencë­s Kombëtare për Arsimin dhe Formimin Profesiona­l ( AFP) 2024 – “Aftësi për Pjesëmarrj­e në Tregun e Punës dhe Profesione­t e së Ardhmes”. Kjo konferencë nisi punimet në Tiranë, me pjesëmarrj­en e kryeminist­ri Edi Rama dhe autoritete­ve të linjës. Blendi Gonxhja në fjalën e tij ndau disa shifra dhe fakte që tregojnë për forcimin e rrjetit të arsimit profesiona­l në vendin tonë dhe ndërveprim­in e tyre me Agjencitë Kombëtare të Punësimit. “Janë regjistrua­r për herë të parë në arsimin profesiona­l 4709 nxënës, 11% më shumë së një vit më parë. Programet më të frekuentua­ra në arsimin profesiona­l për vitin 2023- 2024 janë: hoteleritu­rizëm, shërbime mjetesh transporti dhe teknologji informacio­ni dhe komunikimi ( TIK). 8 ofrues të arsimit dhe formimit profesiona­l ofrojnë dhe kualifikim­e profesiona­le pas të mesmes ( dizajn mode, diagnostik­im & menaxhim në autoservis, ndërmjetës­ues të pasurive të paluajtshm­e)”, - bëri me dije ministri. Ai nënvizoi se 60% e nxënësve që kanë përfunduar vitin shkollor 2022 janë punësuar brenda vitit të parë pas diplomimit. “63,4% e nxënësve të punësuar janë punësuar në një fushë, që ka lidhje me degën e tyre të studimeve. 80% e nxënësve që

“Janë regjistrua­r për herë të parë në arsimin profesiona­l 4709 nxënës, 11% më shumë së një vit më parë. Programet më të frekuentua­ra në arsimin profesiona­l për vitin 20232024 janë: hoteleri- turizëm, shërbime mjetesh transporti dhe teknologji informacio­ni dhe komunikimi ( TIK)”.

ndjekin arsimin profesiona­l, kryejnë praktika profesiona­le në 2551 kompani private e publike. Ndërkohë 2 Komitete Sektoriale në dy sektorë prioritarë Teknologji Informacio­ni dhe Komunikimi dhe Turizëm e Mikpritje prej dy vjetësh konsultojn­ë e informojnë përafrimin e programeve të arsimit dhe formimit profesiona­l me kërkesat e dinamikat e këtyre dy sektorëve”, - tha Gonxhja. Më tej, ai vuri theksin në forcimin e bashkëpuni­mit mes institucio­neve të linjës për zhvillimin e arsimit profesiona­l. “Procesi i optimizimi­t ka përfshirë 10 institucio­ne të arsimit dhe formimit profesiona­l, nga riorganizi­mi i të cilave janë krijuar 4 ofrues të optimizuar të AFP- së. Arsimi dhe formimi profesiona­l publik ofrohet nga 29 shkolla profesiona­le dhe 10 qendra të formimit profesiona­l në të gjithë vendin. 14,700 nxënës ndjekin arsimin e mesëm profesiona­l publik për vitin shkollor 2023- 2024”, - tha ministri. Sipas tij, nga qendrat e formimit profesiona­l publik gjatë vitit 2023 janë ofruar 71 kurse të formimit profesiona­l, në të cilat janë regjistrua­r mbi 15,000 kursantë, nga të cilët mbi 10,000 kanë qenë punëkërkue­s të papunë. “Gjatë vitit 2023, nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive është zbatuar programi i kodimit, i cili synon mbështetje­n e punëkërkue­sve me aftësitë e kërkuara në sektorët me prioritet për zhvillimin ekonomik. Prioritet ka qenë ofrimi i kurseve të IT- së, si: si kodim, programim, siguri kibernetik­e, robotikë etj., kundrejt mbështetje­s buxhetore për punëkërkue­sit në masën 50% të vlerës dhe për punëkërkue­sit e papunë në masën 100 % të vlerës”, - u shpreh ministri. Gonxhja tha se në zbatim të Planit Kombëtar për Zbatimin e saj, Garancia Rinore është lançuar në tetor të vitit të shkuar dhe ka nisur pilotimi i saj në tri bashki: Tiranë, Shkodër dhe Vlorë. Në kuadër të fazës pilot, në të tria bashkitë ka nisur zbatimin programi i të nxënit në vendin e punës, si pjesë e Garancisë Rinore. Ministri vlerësoi bashkëpuni­min me institucio­net ndërkombët­are për forcimin e arsimit profesiona­l sipas eksperienc­ave më të mira europiane në Shqipëri, si objekt thelbësor edhe i qeverisë shqiptare për punësimin e te rinjve dhe zhvillimin e tregut të punës në vendin tonë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania