Panorama (Albania)

Sot hapen aplikimet për fondet për fermerët, 32 milionë euro në dispozicio­n

-

Prej ditës së sotme hapen aplikimet për përfitimin e fondeve në bujqësi përmes Skemës Kombëtare 2024 dhe në dispozicio­n të fermerëve do të jenë 32 milionë euro, të cilat do të shkojnë për mbështetje­n e tyre. Në total janë 8 masa që do të financohen, ku përfshihet mbështetja për tugën bazë të matrikulua­r/ lopë/ dele dhe dhi, mbarështim­i i bletarisë, mbështetje për fara/ fidanë dhe impute të tjera, mbështetje për kultivimin e bimëve aromatiko- mjekësore, mbështetje për fermat organike, certifikim­i Global GAP, si dhe mbështetje me naftë për punime të mekanizuar­a në bujqësi. Aplikimi bëhet përmes e “a- Albania” dhe kriteret kryesore që duhet të përmbushin aplikantët j anë: Dokumenti që vërteton statusin e aplikantit ( fermer, person fizik/ juridik, SHBB, të mos jenë debitorë ndaj Tatimeve, të kenë shlyer sigurimeve shoqërore si dhe nëse aplikojnë si individë, të arrijnë pragun e vendosur për mbështetje, pra të kenë jo më pak se 10 krerë/ lopë, j o më pak se 100 krerë dele/ dhi; jo më pak se 50 zgjoje bletësh dhe për naftës jo me pak se 1 hektarë etj.. Sa i takon skemës së naftës, fermerët duhet të kenë tokë bujqësore në pronësi ose në përdorim, të provuar me dokumentac­ionin përkatës. Sipërfaqja totale për të cilën aplikohet duhet të jetë jo më pak se 1 ( një) ha, ndërsa madhësia e parcelave me sipërfaqe jo më pak se 0.1 ha. Aplikimi për të përfituar nga masa e mbështetje­s me naftë për bujqësinë bëhet me vetëdeklar­im. Paratë për skemën e naftës do të

kalojnë direkt në llogaritë e fermerëve. Këtë vit i është dhënë më shumë përparësi bashkimit të fermerëve, duke u mundësuar financim 100 për qind, ndërsa për aplikantët individual­ë do të ketë ndarje proporcion­ale të fondit të mbetur si dhe në një tavan të caktuar, mbështetja përgjysmoh­et.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania