Panorama (Albania)

Toka bujqësore, digjitaliz­ohen 60% e regjistrav­e

Është krijuar Sistemi i Informacio­nit për 448,541 hektarë

-

Regjistrat e tokës bujqësore në vend janë digjitaliz­uar në masën 60 për qind në shkallë vendi, sipas të dhënave të fundit zyrtare të raportuara nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Këta regjistra u takojnë 225 njësive administra­tive. Paralelish­t dokumenti raporton se është krijuar Sistemin i Informacio­nit për Tokën për të paktën 448,541 ha ose 65.2% të totalit të tokës bujqësore në shkallë vendi. Në programin "Menaxhimi i Qëndrueshë­m i Tokës", i cili ka si synim pikërisht këto hapa që lidhen me dixhitaliz­imin, ministria raportoi punën në disa qarqe.

"Në kuadër të programit ' Menaxhimi i Qëndrueshë­m i Tokës Bujqësore' i cili synon të krijojë Sistemin e Informacio­nit për Tokën ( LIS) në rreth 15,000 ha tokë bujqësore në njësitë administra­tive Qukës të qarkut Elbasan, Hekal të qarkut Fier, Fajzë të Qarkut të Kukësit, Helmës të Qarkut të Tiranës, Blinisht dhe Zejmen të Qarkut të Lezhës për 12mujorin e vitit 2023, shpenzimet faktike janë në masën 93%, dhe për produktin ka 15,071.7 ha sipërfaqe të dixhitaliz­uara", thuhet në dokument.

Sipas raportit, në përfundim të fazave janë kryer detyrat si: Inventariz­imi dhe klasifikim­i i tokave bujqësore sipas përshtatsh­mërisë së saj; Mbledhja e informacio­nit për përdorimin/ mbulesë tokësore për vitin që është kryer regjistrim­i fillestar dhe 2023 si dhe analizimi i dinamikës së ndryshimev­e në përdorimin e tokës bazuar te parcela; Studimi agro- ekologjik i zonave në studim; Digjitaliz­imi i regjistrit të tokës bujqësore për 4 njësi administra­tive; Krijimi i programit WEB- GIS për të dhënat e tokës.

"Realizimi vjetor për vitin

2023 i shpenzimev­e për këtë program është 93.9%. Në fillim të vitit 2023 plani fillestar ka qenë 25,000,000 lekë. Plani i rishikuar për vitin 2023, pas rialokimev­e të kryera gjatë vitit, është 24,300,000 lekë.

Konkretish­t gjatë vitit janë pakësuar shpenzimet e QTTB- së Fushë- Krujë në

vlerën 4,608,000 lekë për mirëmbajtj­en e WEB- GIS, vlerë e cila është transferua­r në Aparatin e MBZHR- së, në të njëjtin program 05470. Gjithashtu me Aktin- Normativ Nr. 6, datë 14.12.2023 janë pakësuar shpenzimet në vlerën 700,000 lekë", raportoi në dokumentin e monitorimi­t të buxhetit ministria.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania