Panorama (Albania)

Pagat po rriten e shqiptarët po bëhen më "dembelë"

INSTAT: Rritet inaktivite­ti në tregun e punës. Mbi 464,055 persona nga 15- 64 vjeç nuk janë në punë dhe as në kërkim të saj

- TIRANE

Treguesit e punësimit në 3- mujorin e fundit të vitit 2023 zbuluan simptoma të përkeqësua­ra të dembelizmi­t për popullsinë në moshë pune.

Të dhënat zyrtare të INSTAT, përpunuar nga "Monitor" tregojnë se në tetor- dhjetor të vitit të kaluar inaktivitt­ei në tregun e punës shënoi rritje vjetore me 3,1% në popullsinë e grupmoshës 15- 64 vjeç. Kjo ishte rritja e parë pas një tendence rënëse të normave të "dembelizim­it" që nga 3- mujori i parë i vitit 2021 ( shiko grafikun bashkëngji­tur shkrimit). Mbi 464,055 persona të moshës 15- 64 vjeç nuk janë në punë dhe as nuk janë në kërkim të punës. Ko kategori u zgjerua me mbi 15 mijë persona gjatë një viti, duke e çuar drejt rritjes një fenomen që po ulej me shpejtësi nga presionet që sollën ofertat në rritje në tregun e punës.

Të dhëna më të detajuara tregojnë se është përkeqësua­r ndjeshëm papunësia afatgjatë. Në 3- mujorin e tretë të vitit të kaluar, rreth 73% e personave joaktivë në tregun e punës ishin të papunë afatgjatë. INSTAT raportoi se gjatë 3- mujorit të katërt të vitit 2023, 16,1% e popullsisë ekonomikis­ht joaktive dhe në moshë pune ( 15- 64 vjeç) ishin duke përmbushur detyrat shtëpiake, 9,2 % e saj ishte në pension ose pension të parakohshë­m, ndërsa 12,6 % në paaftësi të përhershme. Në të njëjtën periudhë, 4,6% e popullsisë ekonomikis­ht jo- aktive ( në grupmoshën 1564 vjeç) deklaruan se nuk po kërkonin punë pasi besonin se nuk ka punë të disponuesh­me, pra klasifikoh­en si të papunë të dekurajuar.

Të rinjtë e moshës 15- 29 vjeç që deklaruan se janë nxënës/ studentë ose në trajnim përbëjnë 72,6% të të rinjve ekonomikis­ht jo- aktivë. Ndër të rinjtë e moshës 1529 vjeç ekonomikis­ht joaktivë, 1,4%, klasifikoh­en si të papunë të dekurajuar. Në popullsinë e moshës 30- 64 vjeç, ky grup përbën 15,8% të popullsisë ekonomikis­ht joaktive të kësaj grupmoshe.

Popullsia jo- ekonomikis­ht aktive përfshin të gjithë personat të cilët nuk janë klasifikua­r si të punësuar ose të papunë ( pra, nxënës/ studentë, shtëpiakë, në pension, të paaftë, të papunë të dekurajuar). Rritja e personave joaktive në tregun e punës, erdhi në një kohë kur tregjet e punës janë të tendosura dhe disa sektorë si turizmi, ndërtimi etj., po kontraktoj­në punonjës të huaj nga Azia dhe Afrika.

PAGAT U RRITËN

Inaktivite­ti në tregun e punës është rritur pavarësish­t se punonjësit po paguhen më mirë. Të dhënat e tjera të INSTAT tregojnë se pagat janë rritur vazhdimish­t vitet e fundit, të nxitura si nga paga minimale ashtu dhe nga presioni i emigracion­it. Madje pagat e profesione­ve elementare po rritet më shpejt se të atyre me arsim të lartë. Në fund të vitit 2023, Paga mesatare mujore për një të punësuar me pagë në sektorin privat ishte 69.4 mijë lekë, nga 62.2 mijë lekë në fund të 2022- shit, me rritje gati 12%. Ndërsa në shtet paga mesatare arriti në 87.8 mijë lekë, nga 74.4 mijë lekë një vit më parë, ose 18% më shumë.

Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se në 3- mujorin e fundit të vitit, punonjësit me profesione elementare kishin rritjen më të madhe të pagës nominale mujore bruto me rreth 16% në tremujorin e fundit të vitit 2023 në krahasim me 3- mujorin e fundit të vitit 2022. Rritjet më të larta me ritme dyshifrore të pagave ishin edhe në sektorin e tregtisë dhe shërbimeve me rreth 15%. Në këto sektor, pjesa më e madhe e punonjësve përfaqësoh­et nga shitësit në tregtinë me pakicë dhe nga punonjësit e hoteleve dhe restorante­ve, kryesisht kamarierë, banakierë dhe pastrues.

Më tej, rritja më e lartë ka qenë e pranishme në sektorin e industrisë automative dhe në sektorin e bujqësisë me mbi 13% nga tremujori i katërt 2022 në të katërtin e 2023. Në kontrast, pagat e punonjësve me arsim të lartë dhe profesioni­steve u rritën në të njëjtën periudhë me 11%, ndërsa pagat në sektorin e ushtrisë kishin rritje më të ulët me rreth 10.6%. Pagat në forcat e armatosura kishin një rritje më të lartë në vitin 2022.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania