Panorama (Albania)

Biblioteka Kombëtare, ekspozitë kushtuar publicisti­t arbëresh Anselmo Lorecchio

-

Në Bibliotekë­n Kombëtare të Shqipërisë u hap dje ekspozita përkujtimo­re "In memoriam Anselmo Lorecchio ( 1903- 1966)", duke sjellë në vëmendje të publikut, në 100- vjetorin e ndarjes nga jeta, krijimtari­në e publicisti­t arbëresh. Lorecchio u shqua si veprimtar i Lëvizjes Kulturore e Politike të Arbëreshëv­e të Italisë. Mori pjesë në Kongresin Gjuhësor Arbëresh në Koriliano- Kalabro më 1895, ku u zgjodh edhe sekretar i Shoqërisë Kombëtare Shqiptare, që u themelua atje. Më 1897 kryesoi Kongresin Gjuhësor në Unger ( Lungro) të Kalabrisë. Bashkëpuno­i me organe të ndryshme të shtypit italian. Është autor i një vargu artikujsh dhe i disa studimeve për çështjen kombëtare shqiptare, ku është shprehur për vendosjen e marrëdhëni­eve të gjithanshm­e italo- shqiptare. U bë i njohur si drejtor i gazetës së përdyjavsh­me "La nazione albanese" ( 1897- 1924), e cila i bëri jehonë të gjerë Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Ai ishte nismëtar për përkthimin dhe botimin italisht të veprës së Sami Frashërit "Shqipëria ç'ka qënë, ç'është dhe çdo të bëhetë" dhe i "Historisë së jetës dhe bëmave të Skënderbeu­t" të M. Barletit. Është autor i biografive të figurave të njohura të botës arbëreshe, midis të cilave, studimi për F. Krispin, që e quan "shqiptar me zemër e me gjak". Ai përkrahu idenë e origjinës pellazgjik­e të shqiptarëv­e. Autor i librave: "La questione albanese" (" Çështja shqiptare", 1898); "Il pensiero albanese in raporti agli interesi italiani", 1904 (" Mendimi shqiptar në raport me interesat italiane") etj. Më 2 mars 1922, me propozim të Fan Nolit, ai u caktua përfaqësue­s i shtetit shqiptar pranë Selisë së Shenjtë. Me ndarjen e tij nga jeta u mbyll edhe gazeta "La nazione albanese". Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun në Sallën Shkencore të BKSH- së.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania