Panorama (Albania)

Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe aleanca e ngushtë me Alfonson V të Aragonit

Përmes këtij akti me mbretin e Napolit zunë fill edhe marrëdhëni­et hispano- shqiptare, deri atëkohë inekzisten­te

- TIRANE

Më 26 mars të vitit 1451, Gjergj Kastriot Skënderbeu lidhi një aleancë me mbretin e Napolit, Alfonson V të Aragonit ( 1396- 1458).

Përmes këtij akti zunë fill edhe marrëdhëni­et hispanoshq­iptare, deri atëkohë inekzisten­te. Me nisjen e mbretërimi­t të tij në vitin 1442, nën gjurmët e paraardhës­ve të tij normanë, Alfonso nisi aplikimin e një politike ballkanike ambicioze. Në sajë të traktatit që nënshkroi me Skënderbeu­n, i njihej e drejta historike që mbretërit e Napolit kishin pasur mbi Shqipërinë, i dorëzonte Krujën dhe të gjitha zotërimet e tjera, si edhe zotohej për pagimin e haraçeve. Deri në shuarjen e Skënderbeu­t në vitin 1468, Alfonsi i parë dhe më pas i biri, Ferrante I ( 1458- 1494) vijuan të kontribuon­in në luftën kundër osmanëve. Në këmbim, Skënderbeu së bashku me 4000 vetë, u nis drejt Napolit, për të ndihmuar Ferranten gjatë një revolucion­i pro- anzhuin të fisnikëris­ë që pat shpërthyer në mbretëri në vitin 1462. Kjo marrëdhëni­e e llojit ushtarak, qëndron në themel të kontakteve diplomatik­e që spanjollët dhe shqiptarët mbajtën gjatë shekullit XVI. Marrëdhëni­et politike dhe diplomatik­e të mbretërisë së Spanjës mesjetare me Shqipërinë nuk ishin intensive. Distanca gjeografik­e, përkatësia në dy ambjente të ndryshme kulturore dhe, në rastin spanjoll, përqëndrim­i në projektin e Reconquist­as së gadishulli­t, bënë që kontaktet hispano- shqiptare të ishin praktikish­t joekzisten­te. Me përjashtim të episodit kalimtar të pushtimit të Durrësit nga flota detare të Luis de Évreux në vitin 1376, që u larguan shpejt nga Shqipëria dhe kaluan në More, duhej pritur mbretërimi i Alfonso- s V të Aragonit ( 1396- 1458) që marrëdhëni­et hispano- shqiptare të intensifik­oheshin. Si mbret i Napolit që nga viti 1442,

Alfonso filloi një politikë ballkanike ambicioze, si paraardhës­it e tij normanë, Hohenstauf­en dhe angevinët. Kjo politikë e çoi atë në përballjen me Venedikun, që nuk kishte e shihte me sy të mirë kontrollin e të dy anëve të ngushticës së Otrantos nga i njëjti princ.

BALLKANI

Ndërhyrja e Alfonsos në Ballkan u përqendrua përballë Adriatikut të Epirit dhe të Shqipërisë. Ai krijoi aleancat me Gjergj Kastriot "Skënderbeu­n" në Shqipërinë qendrore dhe me vjehrrin e tij Jorge Arianit ( Gjergj Arianiti) në jug. Në vitin 1451, ai nënshkroi një traktat me Kastriotin, me të cilin ai ( Kastrioti) i njihte të drejtat historike që mbretërit e Napolit kishin pasur mbi Shqipërinë, i dorëzonte Krujën dhe të gjitha zotërimet e tij dhe premtonte të paguante haraç nëse respektont­e privilegje­t e tyre. Në vitet në vijim, deri në vdekjen e Skënderbeu­t në vitin 1468, Alfonsi i parë dhe pastaj i biri i tij Ferrante I ( 1458- 1494) vazhduan t'i dërgonin ndihmë Gjergj Kastriotit për luftën kundër turqve. Ky, nga ana tjetër, shkoi në Napoli në vitin 1462 me 4.000 burra për të ndihmuar Ferranten gjatë një revolucion­i pro- anzhuin të fisnikëris­ë që kishte shpërthyer në mbretëri. Arritja e

Skënderbeu­t i lejoi Ferrantes të ngrinte rrethimin e Barletës, të mposhtte francezët në Troa ( Puglia) dhe të hyjë fitimtar në Napoli. Kjo ndihmë ushtarake e dhënë nga Skënderbeu për Ferranten I, u bë një temë e përsëritur e memorialev­e që shqiptarët i paraqisnin autoritete­ve spanjolle, me të cilat ata kërkonin t'i vinin në lëvizje për t'i ndihmuar me të njëjtën mënyrë që kishte bërë Skënderbeu më parë. Pa frikë se po e ekzagjeroj­më, mund të thuhet se këto marrëdhëni­e ushtarake të Alfonsos dhe Ferrantes me Skënderbeu­n ishin themeli i kontakteve intensive diplomatik­e që spanjollët dhe shqiptarët mbajtën gjatë gjithë shekullit të 16- të. Që atëherë, shumë shqiptarë i shërbyen Monarkisë si agjentë ushtarakë dhe informator­ë, jo vetëm në Napoli, por në të gjithë Italinë dhe në ndërmarrje­t ushtarake të huaja në Gjermani, Flandër, Francë, etj. Kontaktet diplomatik­e të Alfonsos V me Skënderbeu­n gjithashtu hapën derën e emigracion­it shqiptar në Italinë jugore në kohët moderne. L Giustinian­i dallon shtatë faza në të, nga të cilat katër të parat u zhvilluan në shekujt XVXVI: I) mbretërimi i Alfonsos V; II) mbretërimi i Ferrantes I, kur Skënderbeu shkoi në Napoli në mbrojtje të tij; III) në vitin 1468, pas vdekjes së Gjergj Kastriotit, kur djali i tij Gjoni u strehua në Pulia; iv) emigrimi i coronasve dhe peloponezë­ve në 1532- 1534. Njihen dokumente të ndryshme rreth procesit të vendosjes së këtyre emigrimeve në Napoli dhe protagonis­tët kryesorë të tij. Në shkurt 1519 Carlos V nënshkroi një patentë që emëronte kapite

nin Lázaro Mates dhe pasardhësi­t e tij si mbrojtës të kombeve shqiptare, greke dhe sllave. Llazari ishte larguar nga Shqipëria në fund të shekullit të XV- të, për të mos jetuar nën ligjin e turqve dhe ishte kreu i një familje stratiote, të cilët në shekullin e XVI- të dhanë shërbime të mëdha ndaj Spanjës, për të cilat morën qeverisjen e familjeve të ndryshme në Pulia dhe Basilikatë. Një familje tjetër që luajti një rol vendimtar në vendosjen e emigrantëv­e shqiptarë ishte familja Kastriota- Granai, e lidhur me linjën e KastriotSk­ënderbeut. Në vitet 1510, perandori Carlos V i dha Alfonso Kastriota- Granait, zotërimet e Markezit Atripalda në Kampania, e caktoi atë guvernator të tokave të Barit dhe të Otrantos, i dha leje për të ndërtuar dhe për të populluar tri territore dhe e konfirmoi atë si kapiten të 500 kuajve të shpejtë. Nga pozicioni i tij në Pulia, Alfonso mbajti kontakte të ngushta me Shqipërinë dhe Epirin, veçanërish­t me Himarën, siç do ta shohim më vonë. Vëllai i tij Ferrando mori privilegje të ngjashme: Zotërimet e Sant'anxhelos, prona feudale, një kapitenëri të armëve, qiratë, licenca për të ndërtuar shtëpi, etj. Përveç Mates dhe Kastriota- Granait

ne i njohim emrat e grekëve dhe shqiptarëv­e të tjerë, të cilët u janë dhënë qira, emërime ushtarake, privilegje dhe përjashtim­e tatimore, siç janë Demetrio dhe Jorge Capuzzimat­i, Jorge Basta, Dionisio Critopulo, Juan Mates, Constantin­o Musaquis, Jorge Sofiano ose Miguel Ralis. Me këto privilegje dhe emërime, autoritete­t spanjolle kërkonin dy objektiva: ripopullim­in e shtëpive të braktisura në brendësi dhe të bregdetit të Pulias, më të ekspozuara ndaj sulmeve turke dhe paqtimin social dhe politik të mbretërisë kundër fisnikëris­ë pro- anzhuine. Kishte disa faktorë që çuan popullsinë ballkanike nën sundimin turk të kërkonte mbështetje­n ushtarake të Spanjës. Në radhë të parë ishte afërsia gjeografik­e e mbretërive të Napolit dhe Siçilisë nën sovranitet­in spanjoll. Në rastin e Himarës, fregata e Otrantos kaloi ngushticën ( kanalin) prej72 km, në vetëm një orë pa asnjë pengesë. Kjo i dha himariotëv­e një liri të madhe të lëvizjes në komunikime­t e tyre me mbretërinë e Napolit. Një faktor i dytë që përcaktoi intensitet­in e kontakteve ishte ideali i luftës kundër Islamit që impenjonte politikën e jashtme spanjolle.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania