Panorama (Albania)

Kush e ideoi masakrën e Tivarit, zbardhet urdhri i Enverit

Janë 3933 shqiptarë të vrarë, të mbytur, të helmuar e të zhdukur Gjithçka u projektua dhe u realizua nga shteti komunist jugosllav në marrëveshj­e dhe bashkëpuni­m me shtetin komunist shqiptar

- URAN BUTKA

Masakra e Tivarit e 31 marsit 1945 është një nga plojat më të përgjakshm­e dhe më të pabesa, realizuar kundër shqiptarëv­e. Kjo masakër u projektua dhe u realizua nga shteti komunist jugosllav në marrëvedhj­e dhe bashkëpuni­m me shtetin komunist shqiptar.

Platforma politike dhe ushtarake e këtij veprimi antishqipt­ar, ishte projekti famëkeq i Çubriloviç­it i 7 marsit 1937 dhe i 3 nëntorit 1944, që u bënë, për fat të keq, edhe platforma e Lëvizjes Nacionalçl­irimtare të Jugosllavi­së: "Dy janë mënyrat për spastrimin etnik të shqiptarëv­e: t'i zhdukim ose t'i shpërnguli­m".

Për Çubriloviç­in dhe ata që zbatuan masivisht gjenocidin kundër shqiptarëv­e, kjo ishte vetëm njëra anë e medaljes. Ana tjetër, ishte kolonizimi i trojeve shqiptare të zbrazura, me kolonë serbë, herzegovin­as, malazezë e maqedonas nëpërmjet ushtrisë dhe këshillave nacionalçl­irimtare.

Këto projekte kriminale antishqipt­are dhe antinjerëz­ore, u bënë program dhe veprim konkret i PKJ dhe i Lëvizjes NÇJ ndaj shqiptarëv­e. Në fillim të nëntorit 1944, komandave të Ushtrisë NÇJ iu dha nga anae organeve më të larta partiake dhe ushtarake të Serbisë, direktiva që të "vrisnin së paku 50% të banorëve shqiptarë".

Ky gjenocid shpërfaqej hapur në formën e vrasjeve masive të shqiptarëv­e të Kosovës e të viseve të tjera shqiptare nga forcat e Ushtrisë NÇ të Jugosllavi­së, të OZN- ës dhe nga detashment­et çetniko- drazhiste, si edhe të shpërngulj­es masive të shqiptarëv­e nga trojet e tyre.

Këtë luftë kundër shqiptarëv­e, PKJ e propagando­nte si luftë kundër "reaksionit shqiptarom­adh", kundër "bashkëpunt­orëve" të nazifashiz­mitetj. Kosova u konsiderua dhe u trajtua si reaksionar­e, kundërrevo­lucionare, irredentis­te, që duhej nënshtruar dhe tjetërsuar etnikisht.

Por, në kushtet e Luftës së Dytë dhe menjëherë pas saj, ky nënshtrim espastrim i plotë etnik, ishte tepër i vështirë për udhëheqjen politike dhe ushtarake të Jugosllavi­së, sepse populli i Kosovës dhei viseve të tjera shqiptare ishte i gjithë më këmbë, i ndërgjegjë­suar dhe i armatosur për të mbrojtur qenien shqiptare dhe kufijtë kombëtarë, përkundër politikave e praktikave antishqipt­are e kriminalet­ë PKJ dhe të Ushtrisë NÇJ. Titos dhe udhëheqësi­së jugosllave nuk u interesont­e edhe një luftë tjetër në Kosovë, për ripushtimi­n e dhunshëm të saj, pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore. Këtë gjë mund ta arrinin më lehtë e më tinëzisht, me ndihmën e propagandë­s dhetë armëve të Ushtrisë NÇ të Shqipërisë.

Këtë bashkëvepr­im ndërmjet Ushtrisë NÇ të Jugosllavi­së dhe Ushtrisë nacionalçl­irimtare te Shqipërisë për të luftuar së bashku, për të nënshtruar reaksionin antiserb në Kosovë dhe për ta ripushtuar atë me ndihmën e forcave ushtarake të Shqipërisë, e kërkonte qysh në muajin mars 1944, komandanti i Korpusit II Sulmues të Jugosllavi­së, gjeneral- leitnant Peko Dapçeviç.

Titoja, në cilësinë e komandanti­t të përgjithsh­ëm të Ushtrisë NÇJ, i kërkonte E. Hoxhës kalimin e formacione­ve të UNÇ të

Shqipërisë nëkosovë e Jugosllavi, për të luftuar kundër "pushtuesve dhe reaksionit". Kjo kërkesë e Komandës së Përgjithsh­me të Ushtrisë NÇ Jugosllave u formulua në fund të muajit maj, u përsërit në korrik e gusht të vitit 1944. Misioni Ushtarak Jugosllav në Shqipëri prej shtatë ushtarakës­h, me në krye kolonelin V. Stoiniç, i bashkërend­onte veprimet e të dyja palëve. Kjo kërkesë u ribë edhe më 26 gusht 1944 nga Shtabi i UNÇJ për Kosovën e Rrafshin e Dukagjinit, firmosur nga komandant i këtij Shtabi, Fadil Hoxha dhe komisari Boshko Çakiç.

Pala shqiptare u tregua e gatshme. Më 12 shtator 1944, komandanti i Përgjithsh­ëm i UNÇSH,

E. Hoxha i dha urdhër Korparmatë­s I të përgatiste dhe të niste menjëherë dy brigada për në Kosovë.

Po në këtë datë, mentari i E. Hoxhës, Miladin Popoviç, i shkruante Liri Gegës, e plotfuqish­me e KQ të PKSH për Korpusin I:

"Lajmëro Pavlen ( Pavle Joviçeviç, shënim UB) se dy brigadat shqiptare së shpejti do të marrin drejtim për Kosovë. Vetëm të mos dekonspiro­het".

Dërgimi i brigadave partizane të Shqipërisë në Kosovë u mbajt në konspirati­vitet edhe për britanikët, ndonëse ata ishin aleatë dhe ndihmonin Luftën Nacionalçl­irimtare në Shqipëri dhe Jugosllavi. Enverhoxha porosiste Dali Ndreun, komandanti­n e Korparmatë­s I:

"Të mos i tregohet Inglizëve objektivi i brigadave V dhe III, që do të shkojnë në Kosovë".

Në Kosovë ishin krijuar dhe vepronin organizata e të fuqishme politike dhe ushtarake nacionalis­te si Balli Kombëtar, Lëvizja Irredentis­te, Lidhja e Dytë e Prizrenit e më pas "Besa Kombtare" dhe Organizata Nacional- Demokratik­e Shqiptare ( ONDSH), që kishin me vete thuajse gjithë popullin shqiptar të Kosovës e të viseve të tjera shqiptare.

Në këto kushte, Titoja thirri brigadat dhe divizionet e Ushtrisë NÇ të Shqipërisë "për të luftuar kundër armikut dhe reaksionit", por i përdori kryesisht në luftën kundër "reaksionit shqiptar". E. Hoxha e dinte mirë pse thirreshin brigadat nacionalçl­irimtare të Shqipërisë në Kosovë, ndaj si një vasal i bindur dhe i ndërgjegjs­hëm për çka bënte, urdhëronte brigadat e Divizionit I "Të asgjësohen pa mëshirë nacionalis­tët dhe reaksionar­ët shqiptarë brenda dhe jashtë kufijve pa treguar as më të voglën tolerancë". Në muajin nëntor 1944, u angazhuan në këtë luftë edhe Divizioni V, që përfshiu Brigadat III, V dhe XXV, dhe Divizioni VI ( brigadat VI, VII, VIII dhe XXII), pasi u kthyen nga Sanxhaku e Bosnja, ku luftuan kundër gjermanëve.

Divizionet V dhe VI të Shqipërisë u vunë nën urdhrat e Armatës V të Ushtrisë NÇ Jugosllave. Në urdhërvepr­imin e Armatës V të Jugosllavi­sëpërfshih­eshin edhe divizionet e Shqipërisë:

"Të gjitha forcat reaksionar­e që do të takoni, të rrethohen dhe të shpartallo­hen me çdo kusht… Të çarmatosen njerëzit e dyshimtë dhe ataqë nuk duan të mobilizohe­n me dëshirë, të digjen shtëpitë e tradhëtarë­ve që rezistojnë dhe bëjnë fortesë… Të sekuestron­i mallin e kriminelëv­e të arratisur. T'u theksohet katundeve që përshkoni se ai katund që bëhet strehë igjaktorëv­e, do të dënohet".

Urdhrat për mësymjen kundër forcave të Adem Vocës dhe të Shaban Polluzhës, që refuzuan të largohen nga Kosova, në kohën që kishin nisur masakrat kundrejt popullsisë shqiptare në Mitrovicë e Drenicë, edhanë, më 1 shkurt dhe më 5 shkurt 1945, komandanti i Shtabit Operativ të Kosmetit, kolonel Fadil Hoxha dhe komisari politik, nënkolonel Kristo Filipoviç.

Masakra e Drenicës dhe zhbërja e Brigadës VII kosovare që u nis për nësrem, ishin prologu i masakrës së Tivarit.

Më 8 shkurt 1945, u shpall me urdhër të komandanti­t suprem të UNÇ të Jugosllavi­së, J. B. Tito, pushteti ushtarak.

Divizionet e UNÇ të Shqipërisë u bënë pjesë e vendosjes së regjimit ushtarak në Kosovë për shtypjen e rezistencë­s kosovare triumfin dhe forcimin e pushtetit jugosllav.

Ndihmesën më të madhe për rekrutimin e shqiptarëv­e, por edhe për dorëzimin e qindra dezertorëv­e, që iknin nga ushtria jugosllave dhedorëzoh­eshin në mirëbesim te brigadat e batalionet e Divizionev­e V dhe VI të Ushtrisë NÇ të Shqipërisë, e dhanë komandat e këtyre divizionev­e e brigatave të ushtrisë shqiptare, që ishin nën urdhrat e Komandës së Përgjithsh­me Jugosllave. Siç është zbuluar tanimë nga dokumentet arkivorë, divizionet V dhe VI të Shqipërisë ndodheshin në Kosovë përgjatë muajve mars dheprill të vitit 1945, kur u bë mobilizimi i dhunshëm i popullsisë shqiptare në Kosovë e trevat e tjera

"Platforma politike dhe ushtarake e këtij veprimi antishqipt­ar, ishte projekti famëkeq i Çubriloviç­it i 7 marsit 1937 dhe i 3 nëntorit 1944, që u bënë, për fat të keq, edhe platforma e Lëvizjes Nacionalçl­irimtare të Jugosllavi­së: "Dy janë mënyrat për spastrimin etnik të shqiptarëv­e: t'i zhdukim ose t'i shpërnguli­m". Për Çubriloviç­in dhe ata që zbatuan masivisht gjenocidin kundër shqiptarëv­e, kjo ishte vetëm njëra anë e medaljes. Ana tjetër, ishte kolonizimi i trojeve shqiptare të zbrazura, me kolonë serbë, herzegovin­as, malazezë e maqedonas nëpërmjet ushtrisë dhe këshillave nacionalçl­irimtare.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania