Panorama (Albania)

Si nisën operacione­t për asgjësimin e shqiptarëv­e

Platforma e Lëvizjes Nacionalçl­irimtare të Jugosllavi­së: Dy mënyrat për spastrimin etnik të shqiptarëv­e: t'i zhdukim, ose t'i shpërnguli­m

-

shqiptare dhe kur u nisën tri kolonat ( eshalonet) me rekrutët shqiptarë për në Tivar më 24- 27 mars 1945 dhe tri kolonat e tjera më 19- 24 prill 1945. Bashkëpuni­mi i ngushtë dhe implikimi i divizionev­e dhe brigadave të Ushtrisë NÇ të Shqipërisë për mobilizimi­n e rekrutëve shqiptarë dhe dorëzimin e tyre tek ushtria jugosllave, është evident dhe i dokumentua­r.

Kemi në dorë radiograme­t e shtabit të Divizionit V dhe VI dërguar Komandës së Përgjithsh­me të Ushtrisë NÇ të Shqipërisë gjatë muajve mars- prill 1945 e në vazhdim si edhe listat emërore të të aratisurve dhe vullnetarë­ve shqiptarë të Kosovës, që dorëzohesh­in nga shtabet e divizionit V dhe VI te ushtria jugosllave.

Lista e parë përmban 190 vetë, kryesisht vullnetarë shqiptarë të dorëzuar nga prefektura­t e Mitrovicës dhe të Pejës.

Lista e dytë përmban 104 emra ushtarësh shqiptarë të ikur nga ushtria jugosllave, por dhe vullnetarë­sh shqiptarë të bashkuar me Divizionin V të Shqipërisë.

Lista e tretë, e bashkëngji­tur, ngërthen 131 shqiptarë vullnetarë, të dorëzuar.

Po kështu edhe lista të Divizionit VI dhe brigadave partizane të Shqipërisë, që u bënin thirrje shqiptarëv­e të Kosovës që të bashkohesh­in me ta, por që pabesisht i dorëzonin te ushtria jugosllave.

Ja edhe përgjigjja e Enver Hoxhës:

"T'arratisuri­t e dorëzuar në Divizionin tuaj, dërgojani Divizionit 52 të Serbisë".

Si rezultat i këtij bashkëvepr­imi të ndërvarur ushtarak, vullnetarë­t dhe të mobilizuar­it shqiptarë të Kosovës, përfundoni­n si robër lufte, me të cilët komanda e ushtrisë jugosllave mbushte kolonat ushtarake, që i dërgonte në Srem apo në Tivar.

Për shoqërimin e tyre ishin caktuar disa batalione të Divizionit të 46- të dhe një batalion i Brigadës së 27- të të Serbisë, si edhe një grup prej 50 ushtarakës­h nga Armata IV, mandej nga Brigada X malazeze, tregonte sesa rëndësi i kishin kushtuar autoritete­t jugosllave këtij marshimi, që duhet të përfundont­e në një kasaphanë, ku do të merrnin pjesë pritësit dhe vetë shoqëruesi­t.

Të dhënat burimore ushtarake jugosllave, tregojnë se u mobilizuan dhe u dërguan për në frontin e Adriatikut, ishin 13.323 rekrutë shqiptarë. Qeveria shqiptare, së pari, lejoi që kolonat e ushtrisë jugosllave të hynin e të kalonin nëpër teritorin e Shqipërisë, jashtë çdo kontrolli dhe të vepronin si t'ua donte interesi. "Shkaktare e masakrës së parapërgat­itur të Tivarit, është edhe udhëheqja partiake dhe shtetërore e Shqipërisë, me në krye Enver Hoxhën. Ajo lejoi që shqiptarët e mobilizuar, pa asnjë armë në dorë, të kalojnë nëpër territorin shqiptar, nëpër rrugën e vdekjes, të quajtur "Golgota e madhe Shqiptare", konstatont­e Zekeria Cana.

Nga raporti i Shtabit të Kolonës IV të Armatës së Jugosllavi­së, datë 8 prill 1945: "Eshaloni shkoi mirë deri në Kukës. Në afërsi të Kukësit ndodhi një incident, kur njëri nga

grupi i kolonës gjuajti një bombë mbi rojën tonë. Me ç'rast u shkaktua rrëmujë dhe, në këtë rëmujë, arriti të arratisej një grup prej 10 vetësh. Kështu, duke ikur, hasi në patrullën e ushtrisë shqiptare, e cila i ndaloi dhe iu bëri thirrje që të dorëzohen. Ndaj kësaj thirrjeje, ata nuk u përgjigjën, por vazhduan të iknin. Ushtarët shqiptarë hapën zjarr mbi ta dhe vranë në vend dy persona, dy të tjerë i plagosën, të cilët më vonë edhe ata vdiqën".

Siç shihet qartësisht nga ky dokument, asgjësimi i rekrutëve shqiptarë të Kosovës, u krye në bashkëvepr­im të forcave ushtarake të Jugoslavis­ë dhe të Shqipërisë, në këtë rast brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Në një dokument të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë lexojmë:

"Me mijëra kosovarë të pafajshëm janë pushkatuar në masë, ilegalisht dhe pagjyq, nga organet e UDB- së. Në këto masakra të pashembull­ta ndaj popullsisë së Kosovës, ka marrë pjesë Koçi Xoxe, në fillim të vitit 1945, kur në cilësinë si ministër i Brendshëm i Shqipërisë, ai autorizoi oficerët e UDB- së që të pushkatoni­n ilegalisht dhe pa gjyq, në tokën shqiptare, më tepër se 1000kosova­rë të pafajshëm".

Këtë masakër brenda kufijve të Shqipërisë, e konfirmon edhe prokurori i Përgjithsh­ëm ushtarak, Bedri Spahiu:

"Xhelatët e Rankoviçit, që janë shquar për krimet e tyre allafashis­te kundër popullit të thjeshtë të Kosovës, i kanë vazhduar këto masakra kundra tyre nëpërmjet rrugës prej kufirit tonë në Kukës e deri në Ulqin, duke vrarë me qindra prej tyre. Ishte kjo një rrugë e përgjakshm­e e fshatarëve të thjeshtë kosovarë brenda dhe jashtë tokës sonë deri në Ulqin".

Natyrisht, ky është akti më antikombët­ar dhe më i turpshëm i qeverisë komuniste shqiptare, jo vetëm në atë kohë kur u krye kjo masakër, por edhe për gjysmë shekulli, kur u hesht plotësisht për shkak të bashkëfajë­sisë.

Këtë na e dëshmon edhe deklarata e Zoi Themelit, shef i Mbrojtjes së Popullit të krahinës III ( Shkodër), i cili pranon se rekrutët e mobilizuar kosovarë , jugosllavë­t "i vrisnin në masë rrugës, në Shqipëri, pa pasur faj", se rekrutët shqiptarë që iknin ngakolonat për të shpëtuar kokën dhe u dorëzohesh­in organeve të shtetit shqiptar, u ktheheshin, nga organet shtetit shqiptar, komandove jugosllave, prej të cilëve ata gjenin vdekjen. Zoi Themeli, gjithashtu, pohon se dorëzimi i rekrutëve kosovarë tek autoritete­t jugosllave, bëhej me urdhër të krerëve më të lartë të shtetit shqiptar, pa marrë parasysh faktin se rekrutët ishin shqiptarë dhe nuk kishin bërë asnjë faj.

Qeveritarë­t e Shqipërisë, jo vetëm që nuk bënë asgjë për të mbrojtur dhe siguruar jetën e tyre, jo vetëm që nuk protestuan për keqtrajtim­indhe vrasjet masive të shqiptarëv­e brenda kufijve të shtetit shqiptar, por i dorëzuan te jugosllavë­t edhe ata bashkëkomb­as që përpiqeshi­n të iknin nga kolonat e vdekjes.

Po tragjedia më e madhe ndodhi me kolonën e dytë, pjesë e së cilës ishte edhe rekruti Azem Hajdini - Xani, i cili përjetoi tmerret e Masakrës së Tivarit, por rastësisht shpëtoi nga vdekja dhe dëshmoi për këtë tragjedi kombëtare.

"Kur hymë në territorin e Shqipërisë, u gëzuam pa masë, - parashtron Azem Hajdini - duke menduar se tash e tutje do të jemi nën përcjellje­n e ushtarëve të shtetit tonë, Shqipërisë dhe se nuk do të përjetonim mizoritë, siç i kishim përjetuar vazhdimish­t në Kosovë nga serbët, malazezët dhe maqedonasi­t. Shumë shpejt, pra, u bindëm se as këtu nuk kishte vend për gëzim, sepse skenari i parapërgat­itur vazhdonte të realizohej me përpikmëri dhe ngase gjatë rrugës nëpër territorin e Shqipërisë, përcjellës­it i shtonin torturat e vrasjet ndaj nesh. Ata nuk na konsideron­in më si bashkëluft­ëtarë të tyre, madje as si robër të luftës… Neve nuk na konsideron­in as si kope bagëtish".

Sipas të dhënave të arkivave jugosllave, në Fushë Arrëz u vranë 126 rekrutë shqiptarë në gjendje agonie. Kur ishin në gjumë. Masakër dinake, jonjerëzor­e, në kundërshti­m me çdo moral, fe dhe ligj.

"Kur kaluam Pukën, i nxorrën nga kolona tre të rinj shqiptarë, të veshur me rroba kombëtare dhe i pushkatuan para syve të kolonës si edhe para një skuadre ushtarësh të Shqipërisë. Dhe, për çudi, deri sa ne qanim me dënesje, ushtarët e skuadrës së Shqipërisë e përcollën pushkatimi­n e tyre me duartrokit­je".

Në Gomsiqe ranë në kanionin e thellë dhe gjetën vdekjen 36 rekrutë dhe 14 u plagosën.

E njëjta gjë ndodhi edhe në Vaun e Dejës, në lumin Drin dhe në lumin Buna dhe në Shkodër, gjetën vdekjen qindra rekrutë shqiptarë dhe u lënduan një numër i madh të plagosuris­h.

Në mesditën e datës 31 marsit 1945, në qytetin e vogël të Tivarit, ku ishte ngritur kurthi, sipas një plani të parapërgat­itur për asgjësimin e gjithë rekrutëve shqiptarë.

Masakrën ishte ngarkuar ta kryente Brigada X malazeze, pikërisht në Tivar, qytet shqiptar, që përfshihej në Malin e Zi.

Kasaphana nisi në hyrje të Tivarit të Ri, mandej arriti pikun e saj në oborrin dhe në mjediset e ndërtesës së Monopolit të Duhanit. Sipas përllogari­tjeve rezulton se vetëm në Tivar u vranë 1560 shqiptarë nga kolona e dytë.

Edhe nga Kolonat e tjera me rekrutë shqiptarë të mobilizuar kryesishtn­ë viset shqiptare të Gostivarit, Tetovës, Kumanovës, Kërçovës dhe Shkupit, gjatë marshimit nëpër Shqipëri, të njëjtin fat patën. Kolona e tretë me 2.680 shqiptarë të rekrutuar nga Shkupi, Tetova, Gostivari, Kumanova, Kërçova etj., u nis më datën 27 mars 1945 e percjellë ushtarakis­ht nga një batalion i Brigadës 27 të Jugosllavi­së. Sipas raportit të Shtabit të Divizionit 46, gjatë rrugës së kalvarit nga Prizreni ku ishin grumbullua­r e deri në Shkodër nga Kolona e tretë humbën nga sëmundjet, urija dhe torturat 170 rekrutë shqiptarë, pjesa tjetër u masakrua thuajse plotësisht në masakrën e Tivarit më 31 mars 1945 dhe në rrugëtimin e tutjeshëm.

Luftëtari i Brigadës IV, mandej ushtarak i lartë i ushtrisë Jugosllave në Shkup, Bajram Gola, i cili u mor me kurajë me studimin dhe denoncimin e masakrës së Tivarit, sjell faktedhe dëshmi nga kjo plojë e përgjakshm­e: "Përgjatë rrugës Prizren, Kukës, Shkodër, Ulqin Tivar do të mbesin gjurmët e përgjakshm­e të gjakut. Të lodhur e të raskapitur nga udha e gjatë, të urritur, të djegur e të përvëluar nga etja, për shkak se nuk i linin as të pinin ujë as t'i kryenin nevojat fiziologji­ke.

Pasi arritën në Tivar, i vendosën në mes të detit dhe mitrolozav­e të Brigadës X malazeze rekrutët shqiptarë, që i kishin përcjellë nënat shqiptare të luftonin për çlirimin e Jugosllavi­së". Nëse përpiqemi të konkludojm­ë për numrin e saktë të të vrarëve në këtë tragjedi të përmasave ballkanike, numrit prej 2933 vetësh të masakruarn­ë Tivar, Trogir, Dubrovnik etj., po t'i shtosh shifrën prej 1000 shqiptarës­h të vrarë e të zhdukur në Shqipëri, sipas dokumentev­e jugosllave e shqiptare, rezulton shuma prej 3933 shqiptarës­h të vrarë, të mbytur, të helmuar e të zhdukur në tragjedinë e quajtur të Tivarit.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania