Panorama (Albania)

Konceptimi­isotëmi arsimitpro­fesionalnë vendintonë­ështëivjet­ruar

- PROF. MYQEREM TAFAJ

Në vazhdën e konferenca­ve të mëdha, sot filloi një konferencë tjetër për arsimin dhe formimin profesiona­l ( AFP) me pjesëmarrj­e edhe ndërkombët­are. Në parantezë, është pozitiv zhvillimi i konferenca­ve të tilla, dhe sidomos kur bëhet fjalë për lidhjen e arsimit profesiona­l me tregun e punës dhe sipërmarrj­en. Duke parë programin e kësaj konference, vihet re që në fillim, edhe problemin kryesor që ka AFP në vendin tonë, kalimi i këtij ( nën) sektori kyç si jetim nga një ministri në tjetrën, çka bën që edhe politikat e këtij sektori të mos kenë shkallë të lartë prioritare për ministrat, përballë sektorëve të tjerë me peshë shumë më të madhe që ata mbulojnë. Psh., në rastin e ministrisë së tanishme, ky sektor bëhet inekzisten­t përballë ekonomisë, kulturës dhe inovacioni­t që duhet të mbulojë ministri, edhe pse AFP lidhet jo vetëm me këta sektorë, por edhe me çdo sektor tjetër të ekonomisë së vendit. Por, ajo që mua më duket më e rëndësishm­e është konceptimi i AFP në vendin tonë. Po lexoja fjalën e kryeminist­rit dhe ai i referohet vetëm arsimit të mesëm profesiona­l ( vocational education). Pra, qeveria vazhdon që të zhvillojë koncepte dhe reforma për arsimin e mesëm profesiona­l dhe jo për Sistemin e Arsimit Profesiona­l. Janë dy koncepte shumë të ndryshme. Në konceptimi­n e sotëm, Sistemi i Arsimit Profesiona­l është një kolonë më vete e shkollimit parauniver­sitar ( vocational education) dhe të lartë tercial profesiona­l ( vocational higher education) dhe ai përfshin nivelet e shkollimit të ulët e të mesëm ( vocational education), si edhe atij të lartë profesiona­l ( pas të mesëm dhe të lartë profesiona­l – vocational higher education). Ose e thënë më thjesht: arsimin e mesëm 2, 3 dhe 4- vjeçar pas arsimit të detyruar ( 9vjeçar), arsimin e lartë jouniversi­tar 2- vjeçar, bachelorin profesiona­l dhe masterin profesiona­l. Që këtu kuptohet se sa i vjetruar është konceptimi i arsimit profesiona­l në vendin tonë. Kjo duket edhe në aspektin formal të konferencë­s: aty nuk ishte i ftuar asnjë rektor universite­ti, asnjë referim nuk kishte nga universite­tet. Madje, edhe ministrja e Arsimit dhe Sportit është e ftuar në fund të ditës së dytë të konferencë­s, pas ministrave të tjerë, edhe pse, nga këndvështr­imi i përmbajtje­s, edhe arsimimi profesiona­l është një formim arsimor por i orientuar në një profesion ( vocation education). Për më tepër, Shqipëria, pas implementi­mit të Procesit të Bolonjës që filloi në 2003-‘ 04, e ka formalisht edhe Sistemin e Arsimit Profesiona­l, sepse krahas arsimit të ulët ( 2- vjeçar ose niveli III i Kornizës Shqiptare të Kualifikim­eve

KSHK) e të mesëm profesiona­l ( 3 dhe 4- vjeçar, madje me Maturë profesiona­le – niveli IV i KSHK), ekzistojnë edhe 3 nivele të arsimit të lartë profesiona­l, përkatësis­ht: niveli V i KSHK ose arsimi pas i lartë jouniversi­tar profesiona­l; niveli VI i KSHK ose bachelor me orientim profesiona­l Dual, dhe nivel VII i KSHK ose

masteri profesiona­l. Që këtu, unë mendoj se duhet ndryshuar tërësisht e gjithë qasja dhe duhet rrokur jo vetëm niveli i arsimit të mesëm profesiona­l, por i gjithë Sistemi i Arsimit Profesiona­l ose sistemi i arsimit të mesëm dhe të lartë profesiona­l. Ky konceptim i vjetruar ka bërë që edhe politikat e arsimit profesiona­l të mos jenë bashkëkoho­re. Pavarësish­t nga propaganda e madhe, në arsimin e mesëm sot studiojnë më pak se 14% e numrit të përgjithsh­ëm të nxënësve të arsimit të mesëm. Sforcimi i bërë për t‘ i çuar me detyrim nxënësit nga gjimnazi në shkollat profesiona­le nuk është zgjidhja, aq më pak një strategji e duhur. E gjithë kjo buron nga një koncept tërësisht i tejkaluar, sipas të cilit “nxënësit që vijojnë arsimin profesiona­l nuk duhet të vijojnë arsimin e lartë”! Kjo është një tezë tashmë e tejkaluar edhe në vendet e origjinës së arsimit profesiona­l, si Gjermania, Zvicra dhe Austria. Politikat e sotme të arsimit profesiona­l kanë ndryshuar tërësisht edhe në këto vende. Nxënësit që vijojnë shkollën profesiona­le të nivelit IV të KSHK në Gjermani kanë të drejtë të vijojnë arsimin e lartë profesiona­l në nivelet V, VI dhe VII të arsimit të lartë në Shkollat e Larta të Shkencave të Aplikuara ( University of Applied Sciences) dhe Shkollat e Larta Duale ( Dual Higher Education) ose programet Duale apo te integruara me praktikën. Madje, studimet e muajve të fundit, pikërisht në Gjermani, evidentojn­ë se rritja me e madhe e numrit të studentëve u përket shkollave të larta dhe programeve profesiona­le dhe ato të integruara me praktikën ( Duale). Ekspertët e arsimit profesiona­l në Gjermani kanë konstatuar se niveli i arsimit të mesëm profesiona­l pa maturë profesiona­le, edhe në këtë vend të origjinës së arsimit profesiona­l ka një të ardhme jo të sigurt, sepse ai po ndiqet, ndryshe nga tradita e hershme, nga nxënësit më të dobët. Nxënësit me nivel mesatar dhe ata me nivel mbimesatar dhe familjet e tyre nuk e preferojnë arsimin profesiona­l. Ky ndryshim radikal i qasjes së shoqërisë ndaj arsimit profesiona­l klasik shoqërohet edhe me rrezikun e destinimit të këtij lloji ose modeli të arsimimit si shkollim për shtresën e varfër, çka do të ishte tërësisht e dëmshme për pozitën dhe shanset e të rinjve të kësaj shtrese në shoqëri. Ekspertët e arsimit profesiona­l konstatojn­ë se modeli klasik i arsimit profesiona­l nuk mund të përmbushë aspiratat e të rinjve në këtë shekull për dije dhe karrierë profesiona­le. Gjithashtu, zhvillimi shumë i shpejtë i teknologji­së në këtë shekull, kërkon një formim më të gjerë dhe me një nivel shumë më të lartë, çka u mundëson të rinjve orientimin dhe riorientim­in e shpejtë profesiona­l edhe përmes “Të mësuarit Gjatë Gjithë Jetës” ( Lifelong Learning - LLL). Sot nuk duhet të kemi frikë që të rinjtë, që dëshirojnë dhe kanë kapaciteti­n intelektua­l të vijojnë të arsimohen, pas nivelit të mesëm profesiona­l, edhe në nivelin e lartë jo universita­r dhe universita­r profesiona­l ( Bachelor dhe Master profesiona­l). Sektorët e ndryshëm të ekonomisë kanë hapësirë dhe kërkojnë kompetenca profesiona­le në të gjithë nivelet, nga punëtor, punëtor i kualifikua­r, teknik i mesëm, teknik i lartë, sepcialsit dhe menaxher. Në këndvështr­im e mësipërm për arsimin profesiona­l, unë mendoj se ka ardhur koha për një rikoncepti­m të zhvillimit dhe modernizim­it të të gjithë Sistemit të Arsimit profesiona­l në vendin tonë. E them këtë, sepse të gjitha nivelet e këtij sistemi kanë probleme të thella dhe kërkojnë një reformim të thellë. Në një shkrim të tillë, nuk është e mundur që të parashtroh­en të gjitha problemati­kat. Më së pari, arsimi i mesëm profesiona­l dhe ai i lartë jouniversi­tar profesiona­l në vendin tonë konsideroh­en sot si shkollime për nxënësit dhe studentët më të dobët që vijnë nga familjet më të varfra. Kriteri i notës 6.5 për pranimin në Bachelor e thelloi akoma më shumë këtë paragjykim dhe ata studentë që ndjekin nivelin e arsimit jouniversi­tar profesiona­l ( V), konsideroh­en të rinj me shanse të humbura profesiona­le. Studentët më të dobët detyrohen të ndjekin masterat profesiona­lë dhe jo ata që dëshirojnë vetë të zgjedhin profesioni­n. Orientimi i programeve kah kërkesave të tregut të punës është gjithashtu sfidë e madhe. Ndoshta në arsimin e mesëm profesiona­l, kjo situatë është më e mirë, por orientimi i programeve jouniversi­tare profesiona­le, bachelorit dhe masterit profesiona­l ka nevojë urgjente për rishikim. Akoma shumica e programeve i përkasin periudhës së fillimit të implementi­mit të Procesit të Bolonjës, pas para 15 - 20 viteve. Sfida tjetër shumë e rëndësishm­e është formimi shumë i dobët praktik që afrojnë këto programe, çka ul cilësinë e formimit në tërësi dhe vështirëso­n shumë punësimin e të rinjve. Formimi i pamjaftues­hëm praktik buron nga kurrikulat teorike dhe lidhja e dobët e shkollave dhe universite­teve me praktikën, biznesin. Vetëm nga parashtrim­i i këtyre problemati­kave më kryesore të shkollimit kuptohet se sa e domosdoshm­e është ndërmarrja e një reforme të thellë të gjithë sistemit të arsimit të mesëm dhe të lartë profesiona­l. Sot ka mundësi shumë më të mëdha për të realizuar një reformë të tillë, e cila duhet të jetë pjesë integrale edhe reformimit të arsimit të mesëm dhe të lartë. Vetë qeveria e ka shkruar në Strategjin­ë e Arsimit 2022- 2026 prioriteti­n e reformimit të arsimit kah kërkesave të tregut të punës. Ajo duhet filluar sa më parë, sidomos në arsimin e lartë. Universite­tet dhe shkollat e larta duhen mbështetur për të kryer një reformim të thellë të ofertës së tyre akademike të vjetruar. Koha kërkon programe më afër tregut të punës, me një formim shumë më solid, jo vetëm teorik, por edhe praktik, çka bën të domosdoshë­m një bashkëpuni­m të ngushtë të shkollave dhe universite­teve me firmat dhe kompanitë. Ky bashkëpuni­m duhet mbështetur financiari­sht nga qeveria. Zhvillimi i programeve të formimit të lidhura ngushtë me praktikën mbështetet me përparësi edhe nga programet e BE. Duke lexuar fjalën e ambasadori­t të BE në Tiranë në konferencë, vura re se ai nuk e flet vetëm për arsimin profesiona­l, por për orientimin e arsimit ndaj kërkesave të tregut të punës. Në përfundim, unë mendoj se është koha për të ndryshuar qasjen dhe konceptimi­n e arsimit profesiona­l, nga arsimi i mesëm profesiona­l në shkollat e mesme profesione dhe formimi profesiona­l në qendrat e formimit profesiona­l në Sistemin e arsimit të mesëm dhe të lartë profesiona­l. Vetëm një reformë holistike e të gjithë niveleve të këtij sistemi mund t‘ u përgjigjet sfidave të sotme dhe të së ardhmes për formimin me nivel të lartë, teorik dhe praktik profesiona­l dhe punësimin e vetëpunësi­min sa më të shpejtë të të rinjve pas diplomimit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania