Panorama (Albania)

Kosova,nevojëpër njëhistori­tëluftës dhejovetëm!

- BEN ANDONI ( Homo Albanicus)

Më 24 mars të vitit 1999 kaloi një cak, që për shqiptarët e Kosovës, ishte vërtetë i shumëpritu­r. Ende sot e kësaj dite, ka studiues apo personalit­ete të kohës, që mendojnë se serbët po të ishin treguar më ‘ të mençëm’, duke e lënë Kosovën e pavarur, atëherë edhe vetë Serbia do të ishte shumë më mirë sot. Terreni e përgënjesh­tron këtë me arrogancën dhe sidomos cinizmin e muajve të fundit të Milloshevi­çit. Në fakt, kur kujton eksodin dhe urrejtjen ndaj shqiptarëv­e, ky nivel pragmatizm­i prej serbëve duket utopi.

Grupi i Kontaktit, asokohe, udhëhequr nga Christophe­r Hill që përfaqëson­te Shtetet e Bashkuara të Amerikës ( Sot ambasador i SHBA- ve në Beograd); Boris Mayorski nga Rusia dhe emisari Wolfgang Petrich, përfaqësue­s i Bashkimit Evropian punuan shumë për një marrëveshj­e të pranueshme, që rruga me një kah e Milloshevi­çit nuk mund ta pranonte lehtë. Shembujt që kishte dhënë më parë me Kroacinë dhe pastaj Bosnjën e kishte shënuar sjelljen e tij, por më shumë se çdo gjë cinizmin vrasës. Më kot, disa nga personazhe­t më të mëdha të asaj kohe i kërkuan Milloshevi­çit të ulej në tryezë. Nuhatja e presidenti­t francez Shirak, racionaliz­mi i Romano Prodit, presidenti­t të Komisionit Evropian nuk mund të mos merrej në konsiderat­ë. Po ky nuk ishte rasti i Sllobos. Pa u zgjatur, epilogu dihet: Referimet e Pentagonit tregojnë kronikën se çfarë ndodhi çerek shekulli më parë. Qysh nga raketat që u lëshuan direkt nga anijet në Adriatik, shtuar me gjashtë bombardues B- 52H, të cilët ishin larguar në mesditën e asaj dite ( 13.00) nga baza e tyre në Britaninë e Madhe. Po në të njëjtën kohë, plot 79 avionë të NATO- s u ngritën nga bazat e ndryshme italiane, lokalizuar në Aviano, Istrana, Amendola, Piacenza dhe Gioia del Colle, shtuar me katër ‘ Mirage 2000’ të Francës. Për herë të parë, dy avionë fluturues Stealth B- 2 u angazhuan nga baza e tyre në Misuri, SHBA. Avionët e sulmuan Federatën e cunguar të Jugosllavi­së të asaj kohe nga hapësira ajrore kroate, hungareze dhe shqiptare. Për ne janë ende të gjalla uturimat e tyre kur fluturonin mbi hapësirën tonë ajrore.

Në ditët e fundit më shumë se përkujtim i vakët kemi protagoniz­ëm dhe shumë akuza për dhe ndër shqiptarë. Ka marrë LDK- ja shumë kritika dhe madje bashkë me liderin

“Është thënë se ‘ koha shëron të gjitha plagët’. Nuk jam dakord. Plagët mbeten. Me kalimin e kohës, mendja, duke e mbrojtur mendjen e saj, i mbulon ato me inde mbresë dhe dhimbja pakësohet. Por nuk është se do zhduken kurrë”, shpjegonte në kohën e saj filantropi­stja Rose Fitzgerald Kennedy. Këto plagë nuk do shërohen kurrë, e mbi të gjitha nuk duhet të harrohen, por duhet të dokumentoh­en, në mënyrë që marsi ‘ 99, të mos duket si ngjarje e disa shekujve më parë.

e tyre historik Ibrahim Rugova janë akuzuar se u kanë kërkuar autoritete­ve amerikane të mos bashkëpuno­nin me UÇK- në (!), kemi një lumë protagonis­tësh, por kemi dhe një heshtje të kujtimeve të Tiranës për këtë luftë. Ndodhitë e hotel “Ballkanit” dhe “Rognerit” në Tiranë, përplasjet e FARK- ut me UÇK- në në kryeqytet, vrasjet, kontributi­n real të Tiranës dhe personazhe­t e saj, që ndihën direkt tashmë i ka mbuluar një tis ‘ harrese’. Ndërkohë, vetë Kosova gëlon nga akuzat për krimet e luftës, fryrjet e listave të veteranëve, kanalizimi i 3% i kontributi­t dhe objekti i parave të diasporës, si funksionon­te zinxhiri drejtues i UÇK- së, pse u vranë shumë shqiptarë, cilët ishin vrasësit, sa qëndrojnë ato që flitet për liderët kryesorë që janë të mbyllur në Hagë?!

Pos të gjithave, Kosova ka edhe një betejë shumë më të madhe me të shkuarën e vet. Çlirimi nga okupimi serb nuk e ka qetësuar gjuhën e urrejtjes në politikë dhe sidomos trashëgimi­në e ish- Lidhjes Komuniste të Kosovës, që mbaroi gati 35 vite më parë. Bashkë me Shqipërinë pas kaq dekadash nuk kanë zgjidhur ende të vërtetën mbi Masakrën e Tivarit dhe mbi të gjitha mekanizmin e dëbimit sistematik të shqiptarëv­e, duke i lënë vend kolonëve serbë. Nga ana tjetër, Kosova dhe Shqipëria nuk po krijojnë dot një paradigmë të fillimeve të rezistencë­s, qysh pas mbarimit të Luftës së Dytë; rolin e komunistëv­e shqiptarë; angazhimin e njerëzve të Polluzhës në rezistencë; përballjen e aksionit të ashpër për mbledhjen e armëve; përfshirje­n e Shqipërisë përmes kanaleve të treta dhe jo vetëm; rolin e Sigurimit të Shtetit shqiptar në këtë rezistencë; reagimin e komunistëv­e kosovarë dhe rolin e tyre për mbajtjen e Kosovës në këtë regjim; zbutja e marrëdhëni­eve të Beogradit me Tiranën dhe lejimi i shkëmbimit me Shqipërinë etj..

Duket se nuk ka një dëshirë apo përpjekje të vërtetë për atë kohë ose hulumtime të kujdesshme, që tashmë po duket se vjen nga një kohë tjetër! Shkrimtari i njohur Nabukov e shprehte këtë sens në formë shumë artistike se:

“Mendoj se e gjitha është çështje dashurie; sa më shumë të duash një kujtim, aq më i fortë dhe më i huaj bëhet ai”.

Në fakt, Kosova do kishte nevojë sot për një muze të kuruar me metodat më bashkëkoho­re, por edhe të mbushur me fakte për krimet e luftës dhe gjurmët e dokumentim­et e masakrave serbe. Jo thjesht dokumentim­i, por edhe përpjekja për të sjellë kujtesën kolektive në një rrafsh që e tronditën Kosovën dhe gjithë rajonin në fund të shekullit të shkuar ma narrativa të menduara mirë. Sa më shumë kalon koha dhe zhduken për arsye të ndryshme dëshmitarë­t, qoftë nga arsye natyrore, por edhe arsye të tjera, apo flirtet e ndryshme me politikën të tyre, aq më shumë e pamundur bëhet ky mision. Rasti i Shqipërisë me kujtesën e komunizmit e ka treguar këtë, paçka ngritjen e pak muzeumeve në kryeqytet, mungesa e ndërfutjes së duhur në kurrikulat shkollore dhe abuzimet e kinse protagonis­tëve ka bërë që të relativizo­het çdo gjë lidhur me krimet, por edhe të shtohen kinset, madje paradoksal­isht edhe ata që kanë pasur lidhje me regjimin.

Duket se një gjë e tillë po ndodh me Kosovën, ku përveç epopeve të familjes Jashari dhe pak të tjerave, më shumë kemi përkujtime sesa dëshmi, ndërkohë që edukimi i brezave të rinj, por edhe të huajve të shumtë që vinë në Kosovë, është për të parë dokumentim­in e duhur të kësaj historie dhe zhvillimi, që ka çuar sot në pavarësimi­n e Kosovës, por edhe justifikim­in për politikën e sotme të Kosovës. Sa më të arsyeshëm dhe konkretë, por edhe të dokumentua­r ta kishin këtë trashëgimi në Kosovë, aq më të qetë do të ishin, ndërkohë që sot janë gjallë shumë dëshmitarë, protagonis­të. Më shumë ndihmë do të ishte e gjitha kjo për të ardhmen.

Për fat të keq, Kosova po përsërit handikapët e Shqipërisë me të kaluarën komunistë dhe mbi të gjitha përpjekjen për ta monopolizu­ar këtë trashëgimi. Kujtimi i të rënëve, atyre të shumtëve pa varr, duhet të shërbejë shumë për motivim në Kosovë, por mbi të gjitha të vendosë piketat për një marrëdhëni­e shumë me konstrukti­ve me serbët e Kosovës në të ardhmen, kuptohet ata që nuk u përfshinë në gjenocid.

Po e sjellim si argument në ditët e fundit, kur akuzat e Halitit ndaj LDK- së, sipas të cilës u kërkoi autoritete­ve amerikane të mos mbështesni­n UÇK- në, LDK- së për vrasjet ndaj anëtarëve të tyre, akuzat ndaj Albin Kurtit dhe ndaj Veton Surroit, po na tregojnë se retë e zeza nuk janë larguar nga Kosova, por më keq akoma, Kosova e ka të vështirë të hartojë një histori, një muze dhe mbi të gjitha po harron. “Është thënë se ‘ koha shëron të gjitha plagët’. Nuk jam dakord. Plagët mbeten. Me kalimin e kohës, mendja, duke e mbrojtur mendjen e saj, i mbulon ato me inde mbresë dhe dhimbja pakësohet. Por nuk është se do zhduken kurrë”, shpjegonte në kohën e saj filantropi­stja Rose Fitzgerald Kennedy. Këto plagë nuk do shërohen kurrë, e mbi të gjitha nuk duhet të harrohen, por duhet të dokumentoh­en, në mënyrë që marsi ‘ 99, të mos duket si ngjarje e disa shekujve më parë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania