Panorama (Albania)

Kosova në NATO, NATO në Kosovë?

- ALBERT PRENKAJ

Situata e re e krijuar me inkursioni­n ushtarak rus në Ukrainë dhe mundësia e derdhjes së konfliktit në Ballkan dhe Kaukaz është mundësi reale. Si rezultat i këtyre zhvillimev­e, kemi një kërkesë institucio­nale dhe publike për përshpejti­m të anëtarësim­it të RKS- së në NATO me procedura të përshpejtu­ara. Meqë PFP është mekanizëm i dizejnuar për ish- vendet komuniste për reformimin e ushtrisë, mendoj se FSK është strukturë ushtarake që në rritjen e saj është duke funksionua­r nën mbikëqyrje­n e drejtpërdr­ejt të NALT. Si e tillë shtrohet pyetja retorike: mund të kërkoj FSK tejkalim të PFP- së në proces të anëtarësim­it, meqenëse zhvillimi i kapacitete­ve të saj po zhvillohen nën mbikëqyrje­n e drejtpërdr­ejtë të NALT dhe NAC? Në anën tjetër, nëse procesi i anëtarësim­it kërkon konsensus ( ku përfshihen 4 vendet që ende nuk e kanë njohur RKS- në), në situatën në të cilën gjendemi, edhe përkundër prezencës së KFOR- it, Kosova nuk posedon kapacitet juridik të ftoj NATO- n si protektor, përmes “tailored procedure”. Sepse prezenca e KFOR- it është rezultat i Marrëveshj­es së Kumanovës në mes NATO- s dhe Serbisë, e që përbrenda përmban klauzola që përfshinë elementet e zyrtarëve të Serbisë dhe në 6 anekse që përfshinë prezencën ruse në Kosovë. Pra, mendoj se do të duhej analizuar me kujdes dhe të koordinohe­t me vendet si: SHBA, Britani e Madhe, Gjermani, Francë dhe Itali, të konsideroh­et marrëdhëni­e “tailor made” në mes të NATO- s dhe ftesë e autoritete­ve të RKS- së për prezencë si trupa të NATOs, jashtë kornizës së Marrëveshj­es së Kumanovës. Sa ka kuptim ky veprim, kur Kosova udhëhiqet nga një qeveri, e cila prek limitet e jo konsekuenc­ës edhe në aspektin e kontributi­t për ruajtjen e sigurisë shtetërore dhe të rajonit?

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania