Panorama (Albania)

Dy mbrojtës plus Hojbjerg, Milani ka 3 emra për verën

-

Sulmi është përparësi, por në merkaton e verës Milani do të afrojë lojtarë edhe në zonat e tjera të fushës. Përveç Barakut të Fiorentinë­s, një tjetër emër që ka dalë në skemë si përforcim i mundshëm është Piel- Emil Hojbjerg. 28vjeçari do të futët në vitin e fundit të kontratës me Totenhemin, megjithatë klubi londinez e vlerëson të paktën 20 milionë euro. Danezi është i interesuar për t'u larguar e sidomos drejt Serisë A ku në të kaluarën ka pasur oferta edhe nga Juventusi dhe Napoli.

PRAPAVIJA

Për sa i përket departamen­tit të mbrojtjes, Milani është gati të kthehet te lojtarët me të cilët kishte krijuar një tentativë qasjeje që në janar kur Pioli po përjetonte kulmin e emergjencë­s. Duke mos mundur për t'i rrëmbyer asgjë klubeve gjatë sezonit aktual, kuqezinjtë kanë ruajtur kontaktet për të tentuar ndonjë blerje në verë. Ëndrra vazhdon të jetë Alesandro Buonxhorno i Torinos, i cili u rrit në një mbrojtje me tre lojtarë, por që ka treguar se mund të bëjë në mënyrë dinjitoze detyrën edhe në linjën me katër lojtarë. Një profil i gatshëm, i mësuar me futbollin italian dhe në pistën e nisjes për hapin tjetër të rritjes në karrierën e tij mes kombëtares dhe kupave europiane. Megjithatë, kryefjala e drejtuesve të kuqezinjve ka qenë gjithmonë vizioni nga e ardhmja. Nëse nga njëra anë në klub po mendohet shumë me lëvizje dhe investime të rëndësishm­e për të paktën një mbrojtës dhe një qendërsulm­ues, nga ana tjetër kërkimi i talenteve të rinj për t'u zhvilluar dhe rritur nuk ndalet. Nga ky këndvështr­im, është e nevojshme të monitorohe­t, sipas "Tuttosport", rruga që të çon tek Aron Anselmino. Mbrojtësi i lindur në 2005 luan për Boka Juniors dhe duket gati të përfshihet në kombëtaren argjentina­se falë paraqitjev­e të tij. Klauzola e lirimit prej 20 milionë eurosh është e rëndësishm­e, por mbi të gjithë drejtori i Milanit, Xhefri Monkada, duket i gatshëm të vë bast për talentin e këtij djaloshi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania