Panorama (Albania)

Buzëqesh Interi dhe Italia, s'ka dënim për Açerbin

Mbrojtësi ia hedh, mund të jetë në fushë me Empolin

-

Buzëqesh Interi, Françesko Açerbi dhe kombëtarja italiane. Ditën e djeshme u mor vendimi i shumëpritu­r për çështjen "Açerbi- Huan Zhezus", ku lojtari i Napolit pretendoi se u ofendua në mënyrë raciste nga ana e mbrojtësit të Interit. Komisioni i Disiplinës në federatën italiane të futbollit ka shpallur të pafajshëm lojtarin zikaltër, ose më mirë të themi që nuk e ka dënuar. Mungesa e provave, videove dhe audiove që të konfirmojn­ë ofendimin racist nga ana e Açerbit drejt Zhezusit ka bërë që kjo çështje të mbyllet në këtë mënyrë duke krijuar në fakt shumë polemika në rrjetet sociale. "Në mungesë të provave filmike, audio dhe fakteve në fushën e lojës është mbyllur hetimi dhe vendimi për rastin e pretenduar nga futbollist­i i Napolit, Huan Zhezus se është ofenduar dhe diskriminu­ar në fushën e lojës nga mbrojtësi i Interit, Françesko Açerbi", shkruhet në njoftimin e komisionit të disiplinës. Në këtë mënyrë nuk do të ketë asnjë dënim apo pezullim për mbrojtësin Açerbi, që nëse do të ishte vërtetuar e kundërta rrezikonte 10 javë dhe ndoshta më shumë sesa kaq. Rrezikonte aventurën e tij tek Interi dhe mbi të gjitha Europianin e Gjermanisë.

Çfarë ndodhi- Mbrëmjen e 17 marsit u luajt në "San Siro" sfida mes Interit dhe Napolit dhe në pjesën e dytë pati një ndalesë të lojës pasi mbrojtësi Zhezus sinjalizoi arbitrin La Pena se ishte ofenduar nga Açerbi. Pati vetëm një bisedë të shkurtër mes palëve dhe gjithçka nisi sikur të mos kishte ndodhur gjë. Sigurisht që kjo ishte një tjetër provë pro Açerbit, pasi nëse arbitri do të kishte dëgjuar ofendimin atëherë do ta kishte shkruar në raportin e ndeshjes dhe mbi të gjitha do të kishte ndëshkuar mbrojtësin e Interit. Zhezus pretendoi se Açerbi e ofendoi nga ngjyra e lëkurës, ndërsa ky i fundit e mohoi diçka të tillë pasi u largua nga grumbullim­i i kombëtares italiane dhe u pyet nga gazetarët e shumtë që ishin duke e pritur për të dëgjuar versionin e tij. Gjatë kësaj jave ka pasur edhe deklaratat e tyre pikërisht përpara prokuroris­ë, ku mbrojtën versionet e tyre. Açerbi tha përpara tyre se i ka thënë mbrojtësit: Do të nxij,

çka mund të jetë keqkuptuar në fushën e lojës dhe më pas i ka kërkuar falje për këtë gjë. Interi qëndroi në pritje për të mos marrë asnjë vendim ndaj lojtarit, ndërkohë që Napoli reagoi me forcë. Edhe tifozët zikaltër i dolën në mbrojtje Açerbit duke pritur vendimin nga komisioni i disiplinës. Mbrojtësi italian ia hedh paq

nga një situatë shumë e sikletshme. Gjatë këtyre ditëve është stërvitur me skuadrën dhe do të kandidohet për një fanellë titullari në ndeshjen ndaj Empolit duke parë problemet e shumta që ka në mbrojtje dhe mungon Stefan De Vraj. Çështja është e mbyllur dhe Zhezus nuk ka mundësi ta apelojë vendimin.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania