Panorama (Albania)

Raportuesj­a për Shqipërinë në PE: Po monitorojm­ë ligjin për “Zonat e Mbrojtura”

-

Raportuesj­a për Shqipërinë në PE, Isabel Santos, në konferencë­n për media foli në lidhje me sfera të ndryshme të jetës në vendin tonë. Santos përgëzoi Shqipërinë për rolin e saj në rajon, ndërsa theksoi se procesi i integrimit në BE po shkon mirë. “Po ndjekim nga afër ligjin për ‘ Zonat e Mbrojtura’, për të parë sesi do të bëhet zbatimi i tij. Vëmendja jonë është e përqendrua­r edhe tek liria e mediave. Situata duhet të përmirësoh­et kur bëhet fjalë për mjedisin për gazetarët, si dhe për transparen­cën e pronësisë dhe financimit të mediave. Shumë gjëra shkojnë mirë në progresin e Shqipërisë për në BE, e cila është e hapur dhe nuk përjashton raportet e Tiranës me cilindo partner, edhe Turqia mund të jetë një aleat i Shqipërisë. Integrimi i pakicave është një temë e rëndësishm­e. Kjo është një çështje e rëndësishm­e ku duhet të ndërtojmë një shoqëri solidar edhe të fortë. Doja të theksoj rolin rajonal dhe ndërkombët­ar të Shqipërisë që janë në përputhje me vlerat e BE- së për ne në këtë moment është diçka që duhet ta qartësojmë. Duke përgëzuar vendin se si po e ruan vendin në sferën globale”, - tha ajo. Qëndrimin e Greqisë ndaj Shqipërisë për çështjen Fredi Beleri, Santos e quajti të tmerrshëm. “Jam e keqardhur për këtë lloj deklarate nga Greqia. Aq sa di, autoritete­t gjyqësore po bëjnë punën e tyre, është një çështje që lidhet me zgjedhjet dhe diçka e keqe që është bërë. Duke qenë se nuk është mbyllur nga organet gjyqësore, duhet të presim vendimin e gjykatës. Nëse të gjitha vendet do të sanksionon­in apo do të bënin deklarata të tilla kur një shtetas i tyre përballet me një proces gjyqësor, bota do të ishte e tmerrshme”, - tha Santos. Nga politika, pasi u takua me përfaqësue­s të saj si nga shumica socialiste dhe dy partive demokratik­e kërkoi bërjen e reformës zgjedhore shpejt dhe në kohë. “Në vendin tim thuhet që duhen dy veta për tango, për dialogun duhen dy veta. Faji nuk është te njëra palë. Kur ka mosmarrëve­shje apo diçka që nuk ecën, faji është i dy palëve. Jemi ende në kohë, mesazhi është që partia në pushtet dhe opozita të gjejnë një konsensus minimal për të ecur përpara në kohë për zgjedhjet e 2025”, - u shpreh Santos. Zyrtarja e Bashkimit Evropian i tha qeverisë se është nën vëzhgimin e Brukselit për zbatimin e ndryshimev­e të bëra në ligjin për “Zonat e Mbrojtura”. Ai u kritikua nga BE me argumentin se nuk pati konsultim publik të mirëfilltë, gjithëpërf­shirës dhe transparen­t.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania