Panorama (Albania)

Lihet në burg pa afat ish- drejtori i ALUIZNI- t në Sarandë

-

Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë la në burg pa afat Mariel Muratin pas një seance gjyqësore që zgjati për 4 orë. Gjykata pranoi kërkesën e prokuroris­ë për arrest me burg pa afat. 47vjeçari akuzohet për “Ndërtim pa leje” dhe “Falsifikim dokumentes­h”. Murati akuzohet, për ndërtim pa leje të në hoteli 7- katësh në pronësi të tij në lagjen nr. 4 në Sarandë. Ish- drejtori i ALUIZNI- t kishte marrë leje rikonstruk­sioni për një subjekt që kishte blerë, por më vonë e shembi tërësisht objektin ekzistues duke ndërtuar nga e para një hotel 7- katësh, që ka përfunduar në qershor të 2022- shit. Mariel Murati u vetëdorëzu­a në polici këtë të mërkurë, ndërsa ishte shpallur në kërkim pasi

Prokuroria e Sarandës kishte lëshuar ndaj tij urdhër arresti. Bashkë me Muratin akuzohen edhe 10 zyrtarë dhe ish- zyrtarë të ASHK të Bashkisë Sarandë dhe IKMT- së. Dy prej tyre janë në masë “Arrest në shtëpi”, 2 në masë “Detyrim paraqitje” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, 4 në masë “Detyrim paraqitje” dhe 1 ende në kërkim. Siç u zbulua nga dosja hetimore, informacio­ni për këtë rast ishte referuar nga Drejtoria e Policisë Qarku Vlorë më 17 janar 2024 ku flitet për legalizimi­n në kundërshti­m me ligjin të një objekt me 7 kate, në lagjen nr. 4, Sarandë, në pronësi të Mariel Murati. Nisja e hetimeve nga Prokuroria, zbuloi se Murati fillimisht në vitin 2017 ka blerë nga shtetasit A. P. dhe F. P. një objekt kundrejt shumës 133 milionë e 350 mijë lekë të vjetra. Objekti sipas prokuroris­ë ishte pikërisht “pasuria e llojit truall, me sipërfaqe 470 m2 dhe sipërfaqe ndërtimi 170 m2. Kjo pronë, sipas përshkrimi­t të veçantë, ekziston në termat lokal si hotel me 4 kate”. Rezultoi se ekspertët Flora Fejzaj dhe Yzeir Muço kanë realizuar aktin e ekspertimi­t datë 4.3.2024, nga ku sipas tyre ka rezultuar se: “Objekti ‘ Yacht Hotel’, i ndodhur në ZK nr. 8641, nuk është i ndërtuar nga objekti 4 kate si në gjendje teknike fillimi sipas lejes së ndërtimit 2003, por objekti aktual me 7 kate, legalizuar me vendim nr. 342/ 2021 të ASHK Sarandë, është objekt totalisht i ri, i ndërtuar pas prishjes totale të objektit me 4 kate dhe i ndërtuar pjesërisht mbi sipërfaqen e ndërtimit të objektit me 4 kate, “brenda” në pasurinë truall nr. 26/ 385 sip. 470 m2. Veprimet ndërtimore të konstatuar­a të kryera në fakt, përbëjnë “ndërtim” dhe duke qenë se nga akti rezulton në krijimin ndërtim i ri, kërkojnë domosdoshm­ërish pajisjen me leje ndërtimi. Pamjet nga Ortofoto provojnë se në korrik 2003, objekti në fakt është me 4 kate, me mbulesë çati dhe 1 kat mbulesë soletë. Gjendja teknike e objektit është e njëjtë edhe në vitet 2006, 2010, 2013, 2015, 2016, 2017, 2018, 2019 deri në gusht të vitit 2020 dhe pas 6 muajsh, nga 2/ 2021 deri në pamjet e fundit dhe aktualisht është me 7 kate.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania