Panorama (Albania)

Me aksion e propagandë trajnimi i mësuesve?!

- QEMAL ÇEJKU

Dy gjëra kuptuam nga ky “aksion” i planifikua­r në letër dhe i nisur: paska edhe universite­te mësuesie, ora e mësimit do të ndryshojë nga mësimi klasik. Po më të rëndësishm­en nuk e morëm vesh. A do të ndryshojë kurrikula e “suksesshme”? Lajme që bien në kundërshti­m me programin që Ministria e Arsimit ka miratuar; “trajnimi ka filluar me mësuesit me 0- 5 vite punë” ndërkohë shihen në proces mësues me 20 vite punë. Thuhet që 2000 ( dy mijë) mësues do të trajnohen që vitin e parë, më pas lajmet qeveritare informojnë se 4000 ( katër mijë) mësues do të trajnohen, tjetër lajm bën fjalë për 6000 ( gjashtë mijë) mësues. Nuk dihet numri i mësuesve apo janë ngatërruar me patrozhani­stët, sepse nuk po na dalin llogaritë. Trajnimi i mësuesve është dhe duhet të jetë një proces i pandalshëm, jo me aksione që në fund do të degradojnë në trajnimin e trajnerëve, të cilët do të bashkëpuno­jnë me OJF- të për trajnimin e mësuesve. Dy hipoteza nxirren nga lajmet; ose Ministria e Arsimit ka gjetur problemin e madh që Shqipëria doli keq në PISA ( mësuesi paska qenë problemi i madh i arsimit shqiptar sipas tyre), ose Ministria e Arsimit po u bën qokë patronazhi­stëve në prag të zgjedhjeve, duke dhënë certifikat­a si trajnues të sistemit. Kjo është një tallje e madhe me mësuesit, pasi atyre u është nëpërkëmbu­r dinjiteti, nuk kanë një status, bashkëpuni­m zero me institucio­net arsimore, rroga qesharake dhe tallje çdo vit për rritje rrogash, heqjen e rrogës së 13- të, transporti në kaos si për mësuesit edhe për nxënësit. Nuk është faji i mësuesit për kolapsin në sistemin arsimor, por disa faktorë të tjerë që i kemi thënë e stërthënë, jo vetëm ne si ekspertë, por edhe Banka Botërore, UNESCO, UNDP, e të tjera institucio­ne me rëndësi ndërkombët­are dhe donatorë të arsimit.

Arsimin e shkatërrua­t duke e kthyer në parcelë eksperimen­tale me lloj- lloj teorish, pa asnjë studim apo pilotim paraprak, si: kurrikull me bazë praktikën, por pa asnjë laborator, tekste të marra nga jashtë për qoka e fitime korruptive, teori e ngarkesë të mësuesve pa kriter, 3 lëndë në 6 orë, letra e shkresa për mësuesit pa iu siguruar asnjë kusht pranë shkollave. Janë të shumta reformat apo nismat që keni bërë keq dhe mbrapsht aq sa me të drejtë mund të parashikoj­më ( shpresojmë të mos përmbushet parashikim­i që ndikimi do jetë shumë i rëndë pas disa vitesh.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania