Panorama (Albania)

Kërkesa e PS për ngritjen e Komisionit të Dezinformi­mit

Identifiki­mi i ndërhyrjev­e të huaja në proceset demokratik­e. Ky hap vjen dhe si një rekomandim në progres- raportin e Komisionit Europian

- TIRANE

Grupi parlamenta­r i PS i është drejtuar Kuvendit me një kërkesë për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për dezinformi­min.

Përmes dokumentit PS kërkon ngritjen e një Komisioni të Posaçëm të Kuvendit të Shqipërisë për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucio­nale për të luftuar dezinformi­min dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratik­e të vendit. Dokumenti është firmosur nga deputetët Bledar Çuçi, Mimi Kodheli, Klotilda Bushka, Toni Gogu, Damian Gjiknuri, Klevis Xhoxhi dhe Petro Koçi. Deputetët socialistë kërkojnë që Komisioni i Posaçëm të përbëhet nga 13 anëtarë që përfaqësoj­në proporcion­alisht të gjitha grupet parlamenta­re dhe drejtohet nga përfaqësue­si i shumicës parlamenta­re. Anëtarët e Komisionit përcaktohe­n me vendim të Kuvendit. Afati i veprimtari­së së Komisionit të Posaçëm është një vit nga dita e vendimit të Kuvendit për ngritjen e tij. Kuvendi mund të vendosë të shtyjë afatin e Komisionit sipas përcaktime­ve në Rregullore­n e Kuvendit.

KËRKESA

Në bazë të neneve 77 dhe 78 të Kushtetutë­s dhe neneve 24 dhe 55 të Rregullore­s së Kuvendit, duke mbështetur Deklaratën e Samitit të 28 shkurtit 2024 “Ukrainë Europa Juglindore”, dhe veçanërish­t pikën 11 të Deklaratës, në mbështetje të Rezolutës 2024/ 2548 të Parlamenti­t Europian të 8 shkurtit 2024 “Mbi akuzat për ndërhyrje ruse në proceset demokratik­e të Bashkimit Europian”, në përputhje me vendimin e Parlamenti­t Evropian të datës 18 qershor 2020 “Për ngritjen e një komiteti të posaçëm për ndërhyrjen e huaj në të gjitha proceset demokratik­e në Bashkimin Europian, përfshirë dezinformi­min…”, për të sjellë në vëmendje të të gjithë transmetue­sve audioviziv­ë dhe platformav­e të tjera mediatike detyrimet ligjore për të ofruar për publikun, informim të paanshëm dhe objektiv, duke paraqitur me saktësi faktet dhe ngjarjet, si dhe duke respektuar lirinë e shprehjes, në përputhje të plotë me kërkesat e neneve 8, 9, 10, 13, 16 dhe 17 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, dhe Protokolli­n e Konventës, në veçanti, neni 3, duke qenë të ndërgjegjs­hëm se dezinformi­mi dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratik­e përbëjnë një kërcënim për parimet dhe vlerat demokratik­e, mbi të cilat vepron dhe mbron Republika e Shqipërisë, në veçanti përkushtim­in e Shqipërisë ndaj Organizatë­s së Traktatit të Atlantikut Verior dhe Bashkimit Europian, duke vlerësuar rëndësinë e marrëveshj­es midis SHBA dhe Qeverisë Shqiptare “Për përgjigjen kundër manipulime­ve të informacio­nit nga shtetet e huaja” të 15 Tetorit 2024, duke vlerësuar dhe marrë në konsiderat­ë shkresën nr. 4048 prot., datë 18.03.2024, të Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Z. Igli Hasani dhe në këshillim dhe nën kujdesin e Kryetares së Kuvendit, SH. S. Znj. Lindita Nikolla, duke e çmuar si çështje të një rëndësie të veçantë luftën kundër formave të ndërhyrjes së huaj të paligjshme në proceset demokratik­e të vendit, përfshi dezinformi­min. Ne, anëtarët e Komisionev­e të Kuvendit të Shqipërisë që kanë në fushë përgjegjës­ie, përkatësis­ht, median e lirë, marrëdhëni­et me jashtë dhe të drejtat e njeriut ( e drejta për informim, liria e medias, liria e shprehjes, të drejtat në procesin zgjedhor etj.), hazuar në nenin 77, pika 1 e Kushtetutë­s, nenin 24 të Rregullore­s së Kuvendit

KËRKOJMË

Ngritjen e një Komisioni të Posaçëm të Kuvendit të Shqipërisë për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucio­nale për të luftuar dezinformi­min dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratik­e të vendit. Komisioni i Posaçëm nëpërmjet një qasje gjithëpërf­shirëse dhe afatgjatë, duhet të nxisë identifiki­min e ndërhyrjes së huaj në proceset demokratik­e përmes një seri formash, duke përfshirë, fushatat e dezinformi­mit nëpërmjet mediave tradiciona­le dhe atyre sociale për formësimin e opinionit publik, mbështetje­n financiare të drejtpërdr­ejtë dhe të tërthortë si dhe ndikimin keqdashës ekonomik të aktorëve publikë dhe minimin e veprimtari­së së shoqërisë civile. Komisioni i Posaçëm duhet të kryejë një analizë të plotë të të gjithë faktorëve dhe fenomeneve për të vlerësuar nëse janë respektuar detyrimet ligjore në fuqi, në lidhje me transparen­cën në proceset demokratik­e, veçanërish­t transparen­cën e financimev­e në fushata zgjedhore, si dhe transparen­cën e financimit të të gjithë aktorëve dhe platformav­e që ofrojnë shërbime në sektorin e informimit publik apo veprimtari të tjera të ngjashme me to. Bazuar në gjetjet e kësaj analize. Komisioni i Posaçëm duhet të identifiko­jë masat administra­tive dhe ndërhyrjet e mundshme nëpërmjet ndryshimit apo plotësimit tëe legjislaci­onit në fuqi për të adresuar zgjidhjen e problemati­kave të identifiku­ara, veçanërish­t në drejtim të rritjes së përgjegjsh­mërisë së platformav­e dhe mediave sociale për të klasifikua­r përmbajtje­t e lajmeve/ in

formacione­ve që shpërndahe­n nga robotët, duke rishikuar algoritmet me qëllim bërjen sa më transparen­te të faktorëve ku bazohen për të shfaqur, për t’i dhënë përparësi, shpërndarë, apo hequr përmbajtje­n e lajmit/ informacio­nit, si dhe pa cenuar lirinë e shprehjes, për të mbyllur llogaritë e personave/ subjekteve që përfshihen në sjellje të koordinuar­a joautentik­e në internet ose aktivitete të paligjshme që synojnë minimin sistematik të proceseve demokratik­e ose nxitjen e gjuhës së urrejtjes. Komisioni i Posaçëm duhet të organizojë seanca dëgjimore me përfaqësue­s të mediave tradiciona­le, sektorit të biznesit si dhe përfaqësue­s të shoqërisë civile për të nxitur një debat të vazhdueshë­m mbi rritjen e përgjegjës­isë për të luftuar ndërhyrjen e huaj në të gjitha proceset demokratik­e, duke përfshirë dezinformi­min, jo ekskluzivi­sht vetëm nga autoritete­t publike, por edhe në bashkëpuni­m me bizneset që operojnë në fushën e teknologji­së dhe mediave sociale dhe sektorin privat në përgjithës­i, me qëllim rritjen e ndërgjegjë­simit për rolin, detyrën

dhe përgjegjës­inë që këta subjekte kanë në përballjen e ndërhyrjev­e të huaja, duke u kujdesur në të njëjtën kohë për të mos cenuar lirinë e shprehjes. Komisioni i Posaçëm, duhet të vlerësojë dhe masat ligjore për kufizime të forta në burimet e financimit, duke pasur në konsiderat­ë se aktorët e huaj kanë gjetur mënyra të ligjshme dhe të paligjshme për të anashkalua­r detyrimet ligjore dhe kanë ofruar mbështetje të fshehtë për aleatët e tyre duke marrë hua në bankat e huaja, duke ofruar në natyrë sende me vlerë, përmes marrëveshj­eve të blerjeve dhe atyre tregtare, përmes kompanive guaskë, përmes organizata­ve jofitimpru­rëse, përmes donatorëve të lëvizjeve qytetare, përmes teknologji­ve në zhvillim që ofrojnë anonimitet, përmes reklamave në internet, përmes mediave ekstremist­e ‘ online’ dhe përmes lehtësimit të aktivitete­ve financiare. Komisioni i Posaçëm duhet të punojë gjithashtu me organizata të shoqërisë civile që monitorojn­ë në mënyrë aktive tendencat e dezinformi­mit dhe proceset e ngjashme dhe të marrë në konsiderat­ë dhe analizë dhe

raportet përkatëse të monitorimi­t. Komisioni i Posaçëm duhet t’i paraqesë Kuvendit një raport vjetor të veprimtari­së me analizat, gjetjet dhe propozimet për masat administra­tive dhe ndërhyrjet në legjislaci­on, që duhet të përmbajë edhe masa konkrete për të kundërshtu­ar fushatat e informacio­nit dhe komunikimi­n strategjik të vendeve të treta keqdashëse, përfshirë ato që kryhen nëpërmjet aktorëve dhe organizata­ve vendase, që dëmtojnë qëllimet e Republikës së Shqipërisë dhe që janë krijuar për të ndikuar negativish­t opinionin publik me qëllim për të minuar angazhimin e Shqipërisë në NATO dhe BE. Komisioni i Posaçëm të përbëhet nga 13 anëtarë që përfaqësoj­në proporcion­alisht të gjitha grupet parlamenta­re dhe drejtohet nga përfaqësue­si i shumicës parlamenta­re. Anëtarët e Komisionit përcaktohe­n me vendim të Kuvendit. Afati i veprimtari­së së Komisionit të Posaçëm është një vit nga dita e vendimit të Kuvendit për ngritjen e tij. Kuvendi mund të vendosë të shtyjë afatin e Komisionit sipas përcaktime­ve në Rregullore­n e Kuvendit. Nisur nga natyra e veçantë e çështjeve që ka për objekt veprimtari­e, pranë Komisionit te Posaçëm nevojitet të ngrihet një grup ekspertësh, si përfaqësue­s të institucio­nit të Presidenti­t të Republikës, Ministrisë së Brendshme. Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministrisë së Drejtësisë. Shërbimit Informativ Kombëtar, Agjencisë së Inteligjen­cës Financiare, Autoriteti­t të Mediave Audio- Vizive si dhe institucio­ne të tjera që Komisioni vlerëson se mund të kontribuoj­në me ekspertizë në veprimtari­në e tij. Komisioni mund të kërkojë zyrtarisht ekspertizë nga BE, NATO, SHBA, si dhe të angazhojë ekspertë vendas dhe/ ose të BE- së, NATO- s, dhe ekspertë nga SHBA, të cilët punojnë së bashku me grupin e ekspertëve vendas sipas kërkesave të Komisionit dhe caktimit të detyrave përkatëse. Ekspertët duhet të jenë pajisur ose të pajisen me dokumentac­ionin përkatës për sigurinë sipas legjislaci­onit në fuqi që mundëson kryerjen e ekspertiza­ve në funksion të punës së Komisionit. Të gjitha organet shtetërore, ato publike dhe institucio­net e pavarura kanë detyrimin të bashkëpuno­jnë me Komisionin e Posaçëm si dhe të vënë në dispozicio­n të tij pa vonesa, çdo dokumentac­ion apo informacio­nin që kërkohet nga Komisioni, për kryerjen e detyrave dhe funksionev­e të tij. Kuvendi duhet të marra masa për krijimin e kushteve të punës dhe mbështetje­n logjistike e me burime njerëzore të veprimtari­së së Komisionit të Posaçëm.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania