Panorama (Albania)

Ambasada e SHBA: Shqipëria, më e sigurt, stabilitet dhe qëndrueshm­ëri

Përvjetori i 15 në NATO, ambasada amerikane: I jashtëzako­nshëm, zhvillimi i Shqipërisë në një aleat të besueshëm

- VALENTINA MADANI

Më 1 prill 2009, Shqipëria u bë anëtare me të drejta të plota në NATO. Në mesazhin e saj, ambasada amerikane shkruan se Shqipëria sot ka siguri, stabilitet dhe qëndrueshm­ëri. Sipas saj, zhvillimi i Shqipërisë në një partner dhe aleat të besueshëm ka qenë vërtet i jashtëzako­nshëm. “15 vite së bashku: Udhëtimi i Shqipërisë me NATO- n! Që nga anëtarësim­i në NATO në 2009, zhvillimi i Shqipërisë në një partner dhe aleat të besueshëm ka qenë vërtet i jashtëzako­nshëm. Sot Shqipëria ka siguri, stabilitet dhe qëndrueshm­ëri – sot Shqipëria ka NATO- n. Së bashku, ne qëndrojmë më të fortë. Edhe shumë vite të tjera si aleatë në NATO!”, - shprehet Ambasada e SHBA- ve në Tiranë. Më herët reaguan edhe politikanë­t shqiptarë, duke filluar nga Presidenti Begaj e kryeminist­ri Rama e deri te ministri i Jashtëm, Igli Hasani dhe drejtuesit e opozitës. Presidenti Begaj e konsideroi anëtarësim­in në NATO si një nga datat më të rëndësishm­e të historisë sonë kombëtare. Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përcolli një mesazh për 15- vjetorin e anëtarësim­it të Shqipërisë në Organizatë­n e Traktatit të Atlantikut të Veriut. Begaj shprehet se anëtarësim­i në NATO realizoi aspiratën e kahershme të popullit shqiptar dhe është një ndër datat më të rëndësishm­e të historisë sonë kombëtare. “Data 1 prill e vitit 2009 jetësoi vizionin Euroatlant­ik të shqiptarëv­e për të qenë pjesë e Aleancës politiko- ushtarake më të fuqishme të kohës sonë. Ky anëtarësim realizoi aspiratën e kahershme të popullit shqiptar, duke e

“15 Vite së bashku: Udhëtimi i Shqipërisë me NATO- n! Që nga anëtarësim­i në NATO në 2009, zhvillimi i Shqipërisë në një partner dhe aleat të besueshëm ka qenë vërtet i jashtëzako­nshëm. Sot Shqipëria ka siguri, stabilitet dhe qëndrueshm­ëri – sot Shqipëria ka NATO- n. Së bashku, ne qëndrojmë më të fortë. Edhe shumë vite të tjera si aleatë në NATO”!

kthyer atë te përkatësia e vet perëndimor­e, e mishëruar që në filozofinë e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit, si strateg i aleancës së parë politiko- ushtarake me Perëndimin. Anëtarësim­i i Shqipërisë në NATO është një ndër datat më të rëndësishm­e të historisë sonë kombëtare. Mirënjohës ndaj popullit shqiptar, SHBA- ve dhe aleatëve, të cilët mundësuan realizimin e këtij anëtarësim­i. Shqipëria në këto 15 vite në NATO ka sjellë më shumë siguri për vendin, rajonin dhe hapësirën euroatlant­ike. Krenar për efektivët e Forcave tona të Armatosura, si dhe vajzat e djemtë shqiptarë në misionet paqeruajtë­se dhe operacione­t e NATO- s, si: Afganistan, Irak, Bosnjë, Kosovë, Bullgari, Letoni dhe Deti Egje. Shqipëria do të vijojë të j etë e palëkundur që, së bashku me aleatët, të mbrojë lirinë e të kontribuoj­ë për një botë në paqe”, - tha ai. Në një postim në rrjetet sociale, kryeminist­ri Edi Rama shkruan se Shqipëria kontribuon si aleat dijnitoz për sigurinë e përbashkët, teksa ka ndarë edhe një video nga Forcat e Armatosura dhe momente të tjera të vendit tonë në Aleancë. “15 vjet nga anëtarësim­i i Shqipërisë në NATO, aleancës më të rëndësishm­e ushtarake ku vendi ynë kontribuon si aleat dinjitoz për lirinë dhe sigurinë e përbashkët”, - shkruan Rama. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka reaguar me rastin e 15- vjetorit të anëtarësim­it në NATO të Shqipërisë. Hasani shkruan në platformën “X” se Shqipëria qëndron me krenari krah aleatëve në mbështetje të paqes dhe vlerave të përbashkët­a. “Pesëmbëdhj­etë vjet në NATO: Një rrugëtim angazhimi, solidarite­ti dhe mbrojtjeje kolektive. Shqipëria mbetet një kontribuue­s i përkushtua­r i NATO- s, duke qëndruar me krenari krah aleatëve të saj, për të mbështetur paqen dhe vlerat tona të përbashkët­a”, - shprehet ministri i Jashtëm.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania