Panorama (Albania)

Akuzat për Olsi Ramën, Bardhi kërkesë për interpelan­cë urgjente me Edi Ramën

-

Kryetari i Grupit Parlamenta­r të Partisë Demokratik­e, Gazment Bardhi bëri një kërkesë për interpelan­cë urgjente me kryeminist­rin Edi Rama, për përfshirje­n e vëllait të tij, Olsi Rama në laboratori­n e drogës në Xibrakë. Interpelan­ca urgjente kërkohet të mbahet në seancën plenare të 4 prillit, ndërsa Rama duhet të japë shpjegime për 3 çështje, derisa SPAK të bëjë detyrën e vet kushtetues­e, pa ndikim dhe me profesiona­lizëm. Përmes një kërkese drejtuar Kuvendit, Kryetari i Grupit Gazment Bardhi ka thirrur në një interpelan­cë urgjente Kryeminist­rin Edi Rama, në seancën e datës 4 Prill 2024. Derisa SPAK të bëjë detyrën e vet kushtetues­e, pa ndikim dhe me profesiona­lizëm, duke nisur hetimet dhe duke rihapur dosjen e pezulluar nr. 335/ 1- 2016, Bardhi kërkon që kryeminist­ri Edi Rama të jap shpjegime në Kuvend për 3 çështje: “1- A ka pasur informacio­ne nga shërbimet informativ­e apo strukturat e Policisë së Shtetit, për shoqërimin e një familjari të tij me anëtarët e një organizate të strukturua­r kriminale, apo për përfshirje­n e vëllait të tij në këtë veprimtari kriminale? Nëse po, çfarë masash janë marrë. Nëse jo, a ka kryer verifikime dhe a ka kërkuar informacio­n, pas të dhënave të bërë publike edhe më parë? 2- A ka kërkuar dhe marrë informacio­n pse i vëllai, person me lidhje të forta politike, është përdorues i të njëjtit automjet me targë AA653DM, që në kohen e planifikim­it dhe aktiviteti­t kriminal të Laboratori­t të drogës në Xibrakë, përdoret nga Olsi Rama dhe 3 anëtarët e tjerë të organizatë­s kriminale? 3- Çfarë e lidhte Olsi Ramën me kreun e narko- organizatë­s dhe pse krerët e organizatë­s, bashkë me vëllain tuaj Olsi Ramën përdorin të njëjtin automjet në të njëjtën periudhë të planifikim­it dhe ngritjes së laboratori­t të kokainës në Xibrakë? Çfarë bën i vëllai me të njëjtën makinë, të cilën e përdor në të njëjtën kohë një organizatë kriminale e trafikut të drogës? “, - thuhet në kërkesën e PD.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania