Panorama (Albania)

Siguria dhe Mbrojtja, Rama: Brenda 2030- s, Shqipëria do të prodhojë armë

Kryeminist­ri: Ambicie që brenda 2030- s të kemi eksporte ushtarake të markës “Made in Albania”. Rrisim sërish pagat për Forcat e Armatosura

- TIRANË

Eksporte ushtarake “Made in Albania” është plani i qeverisë, i shpalosur nga kryeminist­ri Edi Rama gjatë çeljes së Qendrës së Re të Inovacioni­t, Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Pagat e Forcave tona të Armatosura rriten çdo vit dhe do të rriten përsëri këtë vit, në mënyrë përsëri të ndjeshme që ne të kemin një trupë ushtarake të financuar dhe të paguar në mesataren e vendeve të NATO- s”, - siguroi Rama.

Plani për të pasur mjete ushtarake të shtetit shqiptar, sipas kreut të qeverisë, synon të realizohet brenda vitit 2030. U artikulua për herë të parë gjatë vizitës së Presidenti­t të Ukrainës në Tiranë, por duket se qeveria shqiptare ka një plan të qartë për të rigjenerua­r industrinë e prodhimit të armëve. Vetë kryeminist­ri ka folur dhe me afate të sakta se kur do të ndodhë kjo. “Ambicia jonë është që brenda vitit 2030 ne të kemi edhe eksporte ushtarake të markës ‘ Made in Albania’ dhe nga ana tjetër sigurisht që ushtria jonë të fillojë të pajiset edhe me mjete ushtarake të markës ‘ Made in Albania’, - deklaroi kreu I qeverisë. Për realizimin e këtij plani, Edi Rama shprehet se aleati kryesor do të jetë shteti. “Shteti duhet të jetë partner, shteti duhet të jetë ortak, shteti duhet të jetë aksioner dhe nga gjithë këto procese zhvillimes­h ekonomike, shteti duhet të marrë pjesën e tij”, - theksoi Edi Rama. Mbështetje­n financiare, kryeminist­ri Rama e sheh si një element të rëndësishë­m për përforcimi­n e Forcave të Armatosura, për këtë arsye, kreu i qeverisë njoftoi se për ta do të ketë rritje pagash çdo vit, për të përafruar pagën e tyre në mesataren e vendeve të NATO- s. “Pagat e Forcave tona të Armatosura rriten çdo vit dhe do të rriten përsëri këtë vit, në mënyrë përsëri të ndjeshme që ne të kemin

një trupë ushtarake të financuar dhe të paguar në mesataren e vendeve

të NATO- s”, - siguroi Rama. Qendra e re e Inovacioni­t, Sigurisë dhe

Mbrojtjes, sipas kreut të qeverisë, hap një tjetër faqe në modernizim­in e

Ushtrisë Shqiptare, si edhe krijon kushte optimale për zhvillimin e teknologji­ve të reja. Gjatë inaugurimi­t të Qendrës së Inavacion i t të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Rama foli edhe për strategjin­ë e investimev­e në teknologji, që do të bëjnë të mundur që inspektime­t kryesisht në siguri dhe në mbrojtje, por edhe në bujqësi dhe kontrollin e territorit të bëhen nga ajri. “Po përgatisim protokolle­t e punës për të pasur një supervizim të vazhdueshë­m dhe të pagabueshë­m të territorit”, - deklaroi Rama. Kryeminist­ri riprezanto­i vendi

min për rritjen e pagave për ushtarakët brenda gjysmës së dytë të këtij viti, por garanton se mbështetja do të shkojë dhe për studentët e akademive ushtarake dhe atyre të policisë si dhe studentëve të degëve, që lidhen me teknologji­në dhe i novacionin. “Për herë të parë në trendin historik, pagat e Forcave tona të Armatosura rriten çdo vit sikundër e kemi premtuar dhe do të rriten përsëri këtë vit në mënyrë përsëri të ndjeshme”, - tha kryeminist­ri. Sipas tij, aktualisht ushtarakët shqiptarë janë më të mirëpaguar­it në rajon.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania