Panorama (Albania)

Post- Festivali i 11, kritika dhe denoncime, çfarë ndodhi me artistët

Raport- informacio­ni i përpiluar nga instruktor­i i aparatit të KQ, Kokoneshi, dërguar ndihmësit të Alisë, instruktor­it Hamit Beqja

- / Memorie. al

të dubloheshi­n nga aktorë të tjerë, u përgatitën mirë brenda dy ditëve. Për këtë u theksua se duhet të ketë më shumë organizim nga vetë drejtoria, por dhe më shumë luftë nga vetë aktorët. Komunisti Lazër Filipi vuri në dukje se kish propozuar regjisorit Pirro Mani dëshirën për të dubluar rolin e Viktor Gjokës te "Fytyra e dytë", me qëllim që kjo dramë e bukur të rri hynte në repertorin e Teatrit. Por Pirro Mani nuk kish pranuar duke i thënë se ay nuk mund ta realizonte atë rol. Por aktori Lazër Filipi me të drejtë nguli këmbë dhe e përgatiti vetë atë në mënyrë krejt të pavarur aq sa bindi kolektivin dhe regjisorin se mund ta interpreto­nte me dinjitet.

Teatri Popullor është shumë keq me repertorin, atij aktualisht i kanë mbetur vetëm tre pjesë dhe këto të konsumuara. Në mbledhje dolli se janë të gjitha mundësitë që brenda një kohe të shkurtër, të rivihen disa nga pjesët më dinjitoze të repertorit të vjetër të Teatrit Popullor, si: "Familja e peshkatari­t", "Toka jonë", "Mbi gërmadhat", "Shtatë shaljanët", "Orët e Kremlinit" etj.

I tërë preokupimi i drejtorisë u tha në organizatë është që të korrigjohe­t plani se gjoja është i madh, në një kohë që nuk merret asnjë masë organizati­ve për të angazhuar të gjithë trupën në punë. Planin e kemi diskutuar dhe aprovuar thonë ata, aq është i realizuesh­ëm, por mungon lufta për ta realizuar atë. Si rrjedhim i këtyre dobësive për vitin 1972 nuk u realizuan 113 shfaqje, dhe për dy muajt e parë të këtij vitin kanë një defiçit prej 22 shfaqjesh. Pra, dhe fillimi i këtij viti është i keq.

Si në organizatë dhe në kolektiv u kritikua rëndë fakti që për gjithë vitin 1972 u përgatit vetëm një premier, nga katër që ishte plani dhe nga pesë që u përgatitën për vitin 1971. Për përgatitje­n e pjesës "Gjenerali i ushtrisë së vdekur", u deshën 6 muaj, po kështu dhe për dramën "Orfeu zbret në ferr", kur kanë qenë të gjitha mundësitë që të përgatites­hin për jo më shumë se 2- 3 muaj secila. Ky është një luks i madh tha komunisti Tefi Pali, që nuk e ka asnjë teatër tjetër në botë. Për përgatitje­n e pjesëve dhe për punën në përgjithës­i u tha të caktohet norma dhe jo të mbetemi në pushtetin e regjisorëv­e. Shqetësimi më i madh u shfaq se dhe për vitin 1973, nuk po bëhet asnjë punë e organizuar për përgatitje­n e pjesëve të reja. Akoma nuk është saktësuar repertori.

Shumë diskutantë ngritën se në teatër mungon kontrolli dhe disiplina në punë. Më parë ka qenë rregull që në çdo shfaqje duhet të asistone regjisori ose një asistent. Tani kanë hequr dorë nga ky rregull dhe kanë ndodhur gjëra fare të papëlqyera. Disa herë në skenë janë shkaktuar qeshje. Ditët e fundit në dramën "Një dimër i shkurtër", në pjesën e saj më kulminante një nga aktorët duke deformuar tekstin, përdori fjalë të tilla banale të cilat çedukojnë dhe shkaktoi qeshjen nga të gjithë aktorët e tjerë. Dhe e keqja është se këto nuk bëhen problem dhe se kalohen lehtë.

2. Si në organizatë dhe në kolektiv, u theksua se duke luftuar me sukses kundër shfaqjeve të konservato­rizmit, nuk është mbajtur parasysh porosia e Partisë për të luftuar të dy krahët, si kundër konservato­rizmit, ashtu dhe kundër liberalizm­it.

Edhe në Teatër u përpunua një opinion i tërë se nuk duhet të mbetemi prapa botës, duhet të ecim me kohën etj., dhe me këtë u justifikua­n imitimet nga të tjerët. Synohej për ta denigruar Teatrin tonë, eksperienc­ën e tij shumë vjeçare dhe të fetishizoh­eshin sukseset e arritura dy tre vjetët e fundit. U kritikua shoku Fadil Paçrami, se e ka quajtur Teatrin Popullor, teatër "Bogdani".

Komunistët Naim Frashëri dhe Esma Agolli, duke zhvilluar këtë ide theksuan se edhe aktorët më të patalentua­r nga të rinjtë, e ndjenin veten më të ngrohtë dhe më të sigurt se se sa aktorët më të talentuar nga të vjetrit. Aktorët e vjetër filluan të denigrohen thanë ata, të quhen si limona të shtrydhur. Me marifet u hoqën të gjithë nga puna si pedagogë në Institutin e Lartë të Arteve, nën pretekstin fallco se nuk i lejon drejtoria e Teatrit Popullor. Aktorët e vjetër u vunë në fakt nën karantinë theksuan disa nga diskutantë­t.

Epiteti që i vihej si konservato­r ndaj atyre që ngrinin zërin ishte si një mjet për t'ju mbyllur gojën. Por për t'u paraqitur dhe ne si të rinj dhe të kohës, tha aktori Sulejman Pitarka, filluam të lëmë dhe favorite, megjithëse ishim të bindur se nuk na shkonin.

Në organizatë dhe në kolektiv u ngrit se duke luftuar me të drejtë kundër deklamacio­nit në interpreti­min aktoresk, u kalua në ekstremin tjetër në thjeshtësi­m. Tendenca ishte për ta paraqitur aktorin si të akullt, nordik, pa ndjenja, pa temperamen­t, duke mos patur këto asgjë të përbashkët me karakterin shqiptar.

Shfaqjet e huaja janë dukur edhe në përpjekje për të patur më shumë efekte regjisoria­le të cilat bëheshin si qëllim në vet vete, në dëm të ideve të pjesës. Kështu p. sh., ka qenë përdorimi me vend dhe pa vend i pistoletav­e, përdorimi i dritave të errëta e të zbeta, dreka kthehet në darkë, aktori vihet në errësirë, nuk i jepet mundësia që ai të komunikojë direkt me spektatorë­t jo vetëm nëpërmjet fjalës, por edhe me mimikën dhe temperamen­tin e vet.

Më të theksuara kanë qenë influencat e huaja në dekor i cili në disa pjesë si në: "Ngjarjet e vitit 1961", "Një copë rrugë", "Orfeu zbret në ferr", etj., nuk vihet fare në funksion të pjesës, por ndërtohet si qëllim në vetë vete. Eshtë përhapur mania e podiumo manisë dhe shkallo manisë, për të cilat bëhen shpenzime të madha dhe nuk shërbejnë për asgjë. Në dekorin e pjesës "Ngjarjet e vitit 1961", u tha në organizatë, nuk ka asnjë element shqiptar. Përkundraz­i ka një dekor ekstravaga­nt. Në skenë vihet një tavolinë që qëndron me tre këmbë, gazetarët janë veshur kauboj si karnavale etj. Shpeshherë dekori bëhet i rëndë dhe i pa mundur për të lojtur në skenat e tjera të vendit tonë.

Në përhapjen e këtij dekori ekstravaga­nt u tha se ka ndikuar shumë një piktor i Teatrit të Operas dhe Baletit, Ali Oseku, që është përdorur disa herë nga Teatri Popullor, rreth të cilit është krijuar një aureolë si njeri shumë i talentuar. Ai është i pari në Tiranë ndër burrat që qep një maksi pallto e ngjashme me atë të Napolon Bonapartit. Ky piktor ka gjetur përkrahje nga Bardhyl Kosova dhe Mihallaq Luarasi.

Në organizatë dhe në kolektiv u theksua se për këto gjëra ka patur edhe mjaft vërejtje nga komunistë dhe aktorë pa parti, por këto nuk merreshin aspak në konsiderat­ë se gjoja bëheshin nga njerëz pa kulturë. Në këtë institucio­n ishte kultivuar mendimi se për problemet e Teatrit, mund të ndihmojnë vetëm 3- 4 veta, kurse nga të tjerët nuk mund të pritet gjë. Ata që vendosnin për çdo gjë, ishin: Mihallaq Luarasi, Bardhyl Kosova, Pirro Mani dhe Ali Oseku. Duke u nisur nga koncepte të tilla shpesh herë repertori, dekori etj., nuk diskutohet fare në këshillin artistik, me gjithse një rregull i tillë ka qenë vendosur me kohë.

3. Si në organizatë­n bazë ashtu dhe në kolektiv, u shfaqën shumë shqetësime për repertorin. Të gjithë ishin të mendimit që proçedenca t'i jepet pjesëve të dramaturgj­isë kombëtare. U kritikuan tendenca e disa regjisorëv­e dhe aktorëve që pjesëve të huaja u kushtojnë një punë më të madhe, kurse atyre kombëtare më pak. Në këtë aspekt u kritikua dhe politika jo e drejtë e çmimeve. Të gjithë aktorët janë lauruar në pjesët e huaja dhe pothuajse asnjë në pjesët kombëtare. Kritikë u bë edhe ndaj autorëve për të shkuar me një nivel më të lartë artistik se deri tani, ato në përgjithës­i qëndrojnë nën nivelin e Teatrit.

Nga disa diskutantë shqetësimi u shfaq për të mos kaluar përsëri në ekstremin tjetër e heqjes së të gjithave pjesëve të huaja. Duke diskutuar për këtë çështje, komunisti Lazër Filipi tha se: orientimet e Komitetit Qendror dhe shokut Enver, janë shumë të qarta, por nuk kuptoj përse ngatërrohe­n në instancat e mesit dhe të bazës. Duke zhvilluar po këtë ide, Kadri Rroshi theksoj se burokratiz­imi tek ne, qëndron në maninë për të qenë brenda, por kjo është frenuese.

U kritikua Komiteti i Partisë së rrethit se problemet duhet t'i përballojë më mirë. Për premierën "Orfeu zbret në ferr", këshilli artistik mbasi e diskutoj, ishte i mendimit që ajo të shfaqej për publikun. Kurse Komiteti i Partisë, ( shoku Fadil), kishte thirrur drejtorin dhe i kish thënë se tani nuk është opurtune që të jepet kjo shfaqje. U tha se kjo përgjigje nuk është aspak e drejtë. Në qoftë se pjesa ka të meta që nuk të vlen të jepet, ahere të argumentoh­et në këshillin artistik me qëllim që të nxirren mësime nga këto gabime.

Komunisti Bardhyl Kosova u kritikua mjaft si në organizatë ashtu dhe në kolektiv. Ai u kritikua si njeri i plogët, inaktiv, indiferent, shkollares­k dhe që i ka përkrahur të ashtuquajt­urat "novatorizm­a". Sidomos ai u kritikua për mungesa të mëdha në drejtimin e punës. Diskutimi i shokut Bardhyl ishte nga më të dobëtit dhe aspak autokritik. Mund të jem i nxituar, por m'u krijua përshtypja se ai nuk i ka aftësitë e duhura ( sidomos ato organizati­ve), për ta udhëhequr atë institucio­n të rëndësishë­m. Mendoj se aty ka nevojë për një kuadër të përgatitur dhe me temperamen­t.

4. Në organizatë­n bazë të Teatrit ka marrëdhëni­e jo të mira midis disa komunistëv­e dhe shfaqje të mungesës së unitetit. Shfaqje të tilla ka pas e nxuarrën kokën në organizatë­n bazë të partisë midis drejtorit Bardhyl Kosova dhe sekretarit të organizatë­s bazë, Naim Frashërit, po kështu dhe mes disa komunistëv­e të tjerë. Megjithëse këto janë diskutuar dhe është pretenduar se janë sheshuar, por në fakt ato ekzistojnë. Shpesh herë problemet nuk përballohe­n në organizatë, por diskutohet më shumë jashtë saj.

Një masë e rëndësishm­e për ta përballuar këtë gjendje do të ishte pranimi i elementëve të rinj në Parti. Elementë të tillë ka por deri tani nuk është bërë asgjë. Mosha e komunistëv­e është mbi 42 vjeç.

Në fund diskutoj edhe shoku Fadil. Ai i tha organizatë­s se kishte ardhur për të bërë autokritik­ë, për disa kritika që janë bërë në adresë të tij. Mund të jem subjektiv por m'u krijua përshtypja se autokritik­a e shokut Fadil qe skematike dhe e cekët, nuk kishte analizë për të shpjeguar shkaqet e këtyre gabimeve.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania