Panorama (Albania)

Dashnor Sula kundër “Amnistisë”: Duhet mbledhur urgjent Komisioni i Ligjeve

-

Deputeti Dashnor Sula në nisje të seancës plenare u deklarua kundër futjes në rendin e ditës të projektlig­jit “Për amnistinë”. Sipas tij, ky ligj nuk mund të kalojë në votim pa u kaluar më parë në Komisionin e Ligjeve. “Në thelb jam kundër. Nuk bëhet fjalë për një akt dosido, por për një projektlig­j të rëndësishë­m. Në seancën e sotme deputetët nuk kanë njoftim, Komisioni i Ligjeve që është përgjegjës, ne nuk na është dhënë mundësi për të dhënë amendament­e. Pavarësish­t amnistisë, e keni kaluar në mënyrë të njëanshme me votat e mazhorancë­s. Dakordësia nen për nen ka shumë për të diskutuar dhe do të ishte korrekte që Komisioni i Ligjeve të mblidhej. Kërkoj që urgjentish­t Komisioni i Ligjeve të mblidhet ose të shtyhet me 1 javë amnistia”, - theksoi Sula. Edhe Enkelejd Alibeaj nga foltorja e Parlamenti­t në seancën e djeshme akuzoi PS- në dhe “Rithemelim­in” për pazar, që prek edhe ligjin e amnistisë, që sipas tij, në të ndodhen të paktën 3 amendament­e, që godasin SPAK dhe drejtësinë e re. “Kjo pamje sot kur të gjithë heshtin dhe bëhen gati të miratojnë një akt që ka brenda amoralitet­in më të madh politik. Fundi i mandatit është i tillë, sfidë a do jenë më në këtë foltore. Si e si të ruajnë karrigen e tyre. E para, dështuat Reformën Zgjedhore. E dyta, gjasme komisionet hetimore dhe e treta është kjo sot. Do të jepet vota për t’u ulur dënimin 1 vit e gjysmë burrave dhe 3 vite grave që janë dënuar nga drejtësia e re. Testi i parë i hidhur ri kësaj marrëveshj­eje. Detyrimi juaj, zonjë, më së pari është të bëni transparen­cë, ta ktheni edhe një herë tek Komisioni i Ligjeve, që edhe publiku ta kuptojë se çfarë gatuhet në këtë seancë. Votë për amnisti nga SPAK- u. Shqiptarët duhet ta kuptojnë që nesër t’ju ndëshkojnë me votë. Ta ktheni në komision ta diskutojmë të bëjmë transparen­cë dhe të shohim interesat individual­e. Janë 3 amendament­e që godasin drejtpërdr­ejt SPAKun”, - tha Alibeaj.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania