Panorama (Albania)

Grupi i punës kërkon ndihmë nga OSBE/ ODIHR për Reformën Zgjedhore. Caktohen 4 ekspertë

-

Me të njëjtën frymë bashkëpuni­mi si në mbledhjen e parë, tre përfaqësue­sit socialistë dhe tre kolegët e tyre opozitarë që përbëjnë grupin e punës për reformat, vendosën ekspertët që do t'i asistojnë për të amenduar ligjin elektoral. Silva Caka, Viktor Gumi, Ivi Kaso dhe Eridjan Salianji u caktuan për hartimin e një plani pune për Reformën Zgjedhore. Po ashtu, ranë dakord që përmes kryetares së Parlamenti­t, t'i drejtohen organizmit ndërkombët­ar si OSBE dhe ODIHR për të dhënë kontributi­n e tyre në ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Pas mbledhjes, i vetmi që foli për mediat ishte përfaqësue­si i opozitës, Oerd Bylykbashi, i cili rreshtoi disa nga propozimet që do të kërkojnë në këtë tryezë të re dialogu me shumicën. Më e rëndësishm­e për ta është dhënia fund e shitblerje­s së votës, që për demokratët arritën duke vendosur sanksione të reja, edhe pse ligji aktual i ka, por sipas Bylykbashi­t, përgjegjës për mosndëshki­met është organi i akuzës. "Na duhet që të shohim, të përmirësoj­më, të forcojmë, të specifikoj­më dhe ndëshkimin penal në lidhje me krimet zgjedhore", - deklaroi deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi. Demokratët kërkojnë të shkohet jo vetëm drejt listave krejtësish­t të hapura, por edhe që votimi nga ana e zgjedhësve të jetë i detyrueshë­m. "Ne duhet të shkojmë në praktikën që ka Belgjika, Australia që kanë futur votimin e detyrueshë­m pikërisht për këtë. Duhet ta bëjmë më të thjeshtë të drejtën e votës për zgjedhësit që janë jashtë Shqipërisë. Listat e hapura janë një detyrim kushtetues dhe zgjidhja duhet të bëhet në përputhje me praktikën më të mirë ndërkombët­are", - tha Bylykbashi. Të gjitha propozimet e opozitës të çojnë drejt ndryshimit të sistemit zgjedhor dhe Bylykbashi s'e mohon se demokratët e synojnë një hap të tillë. Dakordësia për ndryshimet kushtetues­e e arritur në qershor të 2020- s me ndërmjetës­imin e ambasadës amerikane, por që nuk u implementu­a në ligjin elektoral për shkak të prishjes së marrëveshj­es, është ajo që kërkojnë të arrijnë demokratët.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania