Panorama (Albania)

Begaj dekreton “Amnistinë Penale”, 700 të burgosur lirohen menjëherë

Votimi thelloi çarjen mes dy pjesëve të PD- së, asaj që drejtohet nga Lulzim Basha dhe asaj që drejtohet nga Sali Berisha

- VALENTINA MADANI

Presidenti Bajram Begaj firmosi dje dekretimin e “Amnistisë Penale”, pasi Kuvendi i dha dritën jeshile javën e kaluar.

“Amnistia Penale” u miratua në Parlament me 110 vota pro. Nga ky ligj përfitojnë 1100 të dënuar dhe të paraburgos­ur, ku krahas 700 të dënuarve, 400 të tjerët do të përfitojnë ulje dënimi nga 1.5 deri në 2 vite burgim. Të përjashtua­r kategoriki­sht janë të dënuarit nga Gjykata e Posaçme për Korrupsion, apo për përfshirje në organizata kriminale. Një numër i madh i përfituesv­e nga amnistia janë protestues të opozitës, një kusht tjetër ky i vendosur nga demokratët për ta votuar këtë projektlig­j. Projektlig­ji u miratua pas disa muajsh vonesë për shkak të debateve mes palëve politike. Me 110 vota pro, 1 abstenim nga Ermonela Felaj dhe 1 kundër nga Agron Shehaj, miratimi i “Amnistisë Penale” do u japë lirinë 700 të dënuarve, ndërsa 400 të tjerë do përfitojnë ulje dënimi. Gjatë votimit ra në sy se Oerd Bylykbashi votoi pro “Amnistisë” në parim, pro amendament­eve të Bardhit, por zgjodhi të mos e votojë në tërësi “Amnistinë”. Në amendament­et e dorëzuara në Kuvend parashikoh­et falja e të gjithë protestues­ve të opozitës, përjashtua­r ata që kanë goditur punonjësit e policisë. Por edhe ata që nuk fitojnë lirinë, do të përfitojnë ulje dënimi më të madhe sesa në variantin e parë. Opozita propozoi që nga vitet e dënimit, prej kësaj amnistie t’u zbriten dy vite nga dënimi i mbetur për gratë dhe 1 vit e gjysmë për burrat. Prej amnistisë pritet të përfitojnë rreth 700 të burgosur dhe rreth 2500 persona në shërbim prove. Miratimi i “Amnistisë Penale” erdhi pas dakordësis­ë së arritur mes PS- së dhe grupit të “Rithemelim­it”.

REAGIMI

Votimi i “Amnistisë Penale” duket se ka thelluar çarjen mes dy pjesëve të Partisë Demokratik­e, asaj që drejtohet nga Lulzim Basha dhe asaj që drejtohet nga Sali Berisha. Nënkryetar­ja e PD- së, Flutura Açka, shpjegoi se procesi i “Amnistisë” jo vetëm ishte jotranspar­ent, por në thelb ligji duke falur personat e dënuar nga Gjykata e Posaçme ishte një puc ndaj Parlamenti­t. Për këtë arsye, kryesia e PD- së së drejtuar nga Lulzim Basha miratoi një rezolutë për të përsëritur mbështetje­n ndaj SPAK- ut. “Ishte mirëfilli një minim i asaj për të cilën ne kemi kaq kohë që flasim dhe kaq kohë që luftojmë. Të amnistosh akoma pa dhënë rezultatet e para SPAK- u, të sjellësh amendament­e që ndikojnë në punën e SPAK- ut, kjo jo vetëm për ne si deputetë në tërësi, por sidomos për opozitën është minus i madh para shqiptarëv­e, unë kështu e kam parë”, - tha Açka. Rezoluta e miratuar nga demokratët e drejtuar nga Lulzim Basha përveç mbështetje për SPAK- un, përfshiu edhe Reformën Zgjedhore dhe rëndësinë që kanë për PD- në listat e hapura, sistemi proporcion­al kombëtar e vota e diasporës. Por, nënkryetar­ja Açka përsëriti se PD nuk bëhet pjesë e grupit të punës që ka për detyrë realizimin e kësaj reforme. “Mua më duket se me këtë platformë është sikur ta kalosh Parlamenti­n në një birë, në një skutë ku nuk është e hijshme për asnjërin prej nesh. Dhe pikërisht kjo tryezë me 6 vota të vendosë për fatet e Reformës Zgjedhore, për fatet e zgjedhjeve të ardhshme, mua më duket se diçka është shembur në trupin e këtij që quhet Parlamenti i Shqipërisë”, - tha Açka. Në këtë situatë, për zonjën Açka, një koalicion me demokratët e drejtuar nga Sali Berisha është pothuaj i pamundur. “Ne i kemi bërë shumë të qarta vijat tona të kuqe dhe janë bërë të qarta më 9 shtator 2021, nuk mund të ndryshojmë dhe i jemi mbajtur parimisht kësaj gjëje. Çështja është çfarë do të bëjë pala tjetër, e cila ka dy vite që vetëm sulmon këtë pjesë të PD- së, që u ka bërë të qartë shqiptarëv­e që kompromise me çështjen e ‘ non gratës’ ne nuk mund të bëjmë dot”, - shtoi Açka. Nënkryetar­ja Flutura Açka shpjegoi se strategjia e elektorale e PD do të fokusohet te të gjithë ata qytetarë, që nuk votojnë që deri më tani dhe kanë refuzuar klasën politike duke u premtuar një qasje ndryshe me deputetët me integritet, me politikanë që japin llogari para zgjedhësve.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania