Panorama (Albania)

Denoncimi, Këlliçi: Si e “gostiti” Redi Molla Klodian Zoton me 1 milion euro tender

-

Anëtari i Kryesisë së PDsë, Belind Këlliçi denoncoi dje një tjetër aferë korruptive që lidhet me ish- drejtorët e Bashkisë së Tiranës. Këlliçi publikoi fakte se si ish- drejtori, Redi Molla i arrestuar tanimë nga SPAK ka “gostitur” me tender 1 milion euro, Klodian Zoton, ky i fundit i përfshirë në aferën e incenerato­rit. “Në vitin 2019, Redi Molla në cilësinë e Titullarit të Autoriteti­t Kontraktor të UKT, i jep tenderin me referencë REF- 24634- 05- 30- 2019, për matësat e ujit për subjektet private, kompanisë famoze ITS sh. p. k., në pronësi të prestanome­s Klodian Zoto. Vlera e këtij tenderi është plot 1 milionë euro. Pra fare thjeshtë, Redi Molla gostiti prestanome­n e pronarit faktit të Incenerato­rit të Tiranës, shefin e tij politik dhe administra­tiv, Erion Veliajn. Sigurisht dhe kjo një proçedurë me shumë problemati­ka dhe afate të tejzgjatur­a. Për shumë nga ju nuk do të përbënte habi që kjo të ishte thjeshtë vjedhja e rradhës nga taksat tona. Por përzgjedhj­a e kësaj kompanie, ka një arsye dhe motiv shumë më të fortë. Sipas dokumentav­e të dorëzuara nga ana jonë dhe hetimeve të deritanish­me të SPAK, faktohet se: Kompania ITS sh. p. k. ka zhdukur nga llogaritë e incenerato­rit të Tiranës shumën 12 milionë euro pa asnjë faturë dhe shërbim të kryer. E thënë më thjeshtë, ITS sh. p. k. është valixhja me të cilën pronari faktik i Incenerato­rit Tiranë, ka vjedhur dhe transferua­r në llogari OFF SHORE më së paku 12 milionë euro. E gjitha kjo nuk do të kishte ndodhur, nëse Erion Veliaj nuk do të kishte bllokuar punën e Njësisë së Zbatimit të Projektit, që kishte një detyrë të vetme, të monitoront­e lëvizjet e parave dhe investimin në landfillin e Sharrës. Zv. Kryeminist­rja Belinda Balluku ja ka shkruajtur e zezë mbi të bardhë, në korrik të vitit 2023 drejtpërdr­ejtë Erion Veliajt, që ai dhe vetëm ai është shkaktari i bllokimit të NJZP- së dhe se do të mbante ai përgjegjës­i për çdo dëm që po i shkaktohej palës shtet”, - tha Këlliçi. I bëj thirrje SPAK, shtoi ai të zgjerojë hetimet, ku të përfshihet dhe ky tender, detaje për të cilin do i’a përcjellim zyrtarisht z. Dumani. Sipas tij: “Cdo tender i firmosur nga Erion Veliaj dhe struktura e tij kriminale në bashki, është thjeshtë dhe vetëm një pazar korruptiv, ku përfitimi i kësaj organizate kriminale shkon deri më 100%”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania