Panorama (Albania)

Subvencion­et në bujqësi, edhe 10 ditë afat për aplikimet Ekspertët ankohen për kohën e pamjaftues­hme dhe barriera

-

Prej fundit të muajit mars, kanë nisur aplikimet për të përfituar nga skemat e mbështetje­s në bujqësi. Nga të dhënat paraprake rezulton, që interesi i shfaqur është i lartë. Por a i përmbushin skemat e ofruara pritshmëri­të e fermerëve dhe a janë ato lehtësisht të aksesueshm­e? Anjeza Kolami, punonjëse sociale pranë grave në zonat rurale thotë se fermerët hasen në barriera që e bëjnë të vështirë përfshirje­n e tyre në skemë.

“Sfidat dhe barrierat janë për të gjithë fermerët, sepse kriteret janë ato që i përjashtue­s. Nëse ne arrijmë qëtë zgjidhim problemet e fermerit individ, pa arritur në këtë llojë koperimi, siç janë procedurat e pronësisë, aksesin që kanë gratë, barrierat që hasin kategori të ndryshme me diskrimini­min, punës së papaguar etj. Pse duhet që të përjashtoj­më vetëm një kategori nga derdhja e sigurimeve, siç jane fermerët që përfitojnë naftë falas dhe jo për të gjtha skemat? Nëse këto nuk arrihen atëherë nuk mund të jesh gjithëpërf­shirës në këto politika”.

E pamjaftues­hme sipas Kolamit është edhe koha apo afati i aplikimeve që do të duhej të ishte paraprirë nga një fushatë informuese. “Koha e përcatuar nuk është e mjaftueshm­e. Nuk duhet të harrojmë që mentalitet­i apo qasja me informacio­nin në zonat rurale nuk është kaq i thjeshtë për t’u përthithur. Ndoshta fushata sensibiliz­uese më të hershme duhet t’i paraprinin hapjes së aplikimve”. Me ndryshimet e bëra, edhe fermerët që kanë më pak se 10 krerë bagëti, apo që kanë një spërfaqe tokë të kultivuar më pak më pak se 1 hektarë mund të përfitojnë. Kushti i vetëm është që të jenë të regjistrua­r apo të pajisur me NIPT. Bashkimi apo aplikimi si “grup fermerësh” nuk është kushtëzues, por iu vlen atyre fermerëve, të cilët ndër vite nuk kanë përfituar, për shkak se nuk kanë plotësuar kushtet e përcaktuar­a. Sipas Ministrisë së Bujqësisë, nga programet e mbështetje­s këtë vit pritet që të përfitojnë 70 mijë fermerë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania