Panorama (Albania)

Musketierë­t e golit, Pu- Zhi- Le si ish- fantastikë

Tre do të qëndrojnë, Zhiru i mbytur nga... dyshimet

-

Sepse gjatë rrugës protagonis­tët e veprës bëhen katër dhe gjithçka rrotullohe­t rreth tyre. Milani nis nga një supozim i ngjashëm duke pasur parasysh se PuZhi- Le, treshen e përbërë nga Pulisiç, Zhiru dhe Leao, iu bashkua gjithashtu në rrugëtim nga një Loftus- Çik në formë si për rastet më të mira. Ata janë katër musketierë­t kuqezi. Të gjithë dyshifrore këtë sezon, diçka që deri tani nuk e kemi parë te asnjë rival i tyre italian.

4 MUSKETIERË

Nëse porta është në horizont, Pulisiç, Zhiru, Leao dhe Loftus- Çik përfaqësoj­në burimet më të dobishme të Milanit. Ky është fakt. Amerikani është tashmë në sezonin e tij më të mirë nga pikëpamja realizuese siç e dëshmojnë 13 gola në 41 paraqitje dhe me perlë të së shtunës ndaj Leçes arriti golin e dhjetë në kampionat. Rekord personal. Nga ana tjetër, Leao i është kthyer sprintit si në vitin e titulli dhe Pioli buzëqesh duke shpresuar për një finale me yjet e tij të gjithë në formë: portugezi ka shënuar 12 gola në 38 ndeshje, të shpërndara mes kampionati­t ( 6), Champions- it ( 1), Kupës së Italisë ( 1) dhe Ligës së Europës. Vitin e kaluar ai u ndal në 16, një objektiv i vendosur në shënjestër për javët e ardhshme. Me zërat e largimit në ajër, Zhiru duket se e ka bërë mirë punën e tij: që nga dita e mbërritjes së tij në Milano, francezi u vendos në qendër të sulmit dhe shpërbleu me gola. Shpesh të rëndë. Deri tani ai është në kuotën 15, teksa në fund të sezonit të kaluar ishin 18. Një boshllëk që nuk është e pamundur të plotësohet. Po Loftus- Çik? Anglezi është musketieri i katërt dhe kishte bërë kaq mirë në front në vetëm me Çelsin në sezonin 2018- 19, me 10 gola. Njësoj si sivjet. Ai nuk është sulmues, por me Piolin mësoi të përmirësoh­ej dhe ekipi e përdor si fantazist, për të rritur peshën specifike në ndeshjet e mbyllura dhe me mbrojtjet që janë më të vështira për t'u hedhur në erë.

SI 15 VJET MË PARË

Statistika shpjegon pjesërisht pikën e kthesës së grupit të Piolit në vitin e ri: kuqezinjtë, sulmi i dytë më i mirë në Serie A ( 60 gola, pas 75 të Interit), përfaqësoj­në një shembull unik mes skuadrave të tjera në kampionat. Duke marrë parasysh të gjitha turnetë, deri më tani askush nuk ka 4 elementë që të kenë kaluar 10 golat. Faktori tjetër është se një rezultat si ky me individë, te Milani, nuk ishte parë që nga sezoni 200809: më pas, ata që thyen tavanin e 10 golave për sezonin ishin Pato ( 18), Kaka ( 16) , Inzagi ( 16) dhe Ronaldinho ( 10). Me pak fjalë, jo lojtarë të dorës së dytë.

GOLA DHE ASISTE

Pioli kënaqet me golashënue­sit e tij për sprintin e fundit, por jo vetëm kaq. Dy nga katër musketierë­t kuqezi aktualisht kryesojnë renditjen e asistimeve të Serisë A: Zhirue dhe Leao kanë bërë secili nga tetë pasime fituese deri më tani. Ashtu si ata, vetëm Dibala ( i arriti pasi asistoi Mançinin në derbin fundjavën së kaluar). Në Ligën e Europës të gjithë do të jenë në fushë. Nuk është Franca e shekullit të shtatëmbëd­hjetë, e cila është sfondi i romanit të Dymas, por katër musketierë­t do të duhet gjithashtu të luftojnë deri në fund të sezonit. Dhe e ardhmja? Tre musketierë Pulisic, Leao dhe Loftus- Cheek do të qëndrojnë patjetër. Për Zhirunë nuk i dihet...

 ?? ?? Skenari i shkruar nga "Djalli" kujton romanin e famshëm të Aleksandër Dyma: "Tre musketierë­t", një kryevepër e letërsisë franceze të mesit të shekullit të nëntëmbëdh­jetë.
Skenari i shkruar nga "Djalli" kujton romanin e famshëm të Aleksandër Dyma: "Tre musketierë­t", një kryevepër e letërsisë franceze të mesit të shekullit të nëntëmbëdh­jetë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania