Panorama (Albania)

Bardhi rrëzon vendimin e Bashës, rikthen Berishën në grupin e PD

Kush janë deputetët e tjerë që iu ribashkuan grupit parlamenta­r Reagimi, kreu demokrat: Pazari mes ‘ Rithemelim­it’ dhe PS- së, Rama po kthen në PD aleatin e vjetër, Sali Berisha

- VALENTINA MADANI

Nga dje Sali Berisha dhe të gjithë deputetët e përjashtua­r nga Lulzim Basha do të jenë anëtarë të grupit parlamenta­r të Partisë Demokratik­e.

Vendimi i marrë nga Gazment Bardhi dhe grupi demokrat u njoftua në seancë plenare nga kryeparlam­entarja, Lindita Nikolla. Bashkë me Berishën që u përjashtua në 9 shtator të vitit 2021 me vendim të Lulzim Bashës, në grupin parlamenta­r të PD- së u rikthyen edhe deputetët Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu, Edmond Spaho, Flamur Noka, Albana Vokshi dhe 11 të tjerë që u përjashtua­n me vendimin e datës 28 shtator të vitit 2023. Pikërisht 2 vite e gjysmë pas Lulzim Basha më 9 shtator 2021 e përjashtoi si një ‘ non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për korrupsion dhe minim të demokracis­ë, Sali Berisha rikthehet në grupin parlamenta­r të PD- së me firmë të Gazment Bardhit. Në cilësinë e kreut të grupit, Bardhi i cili mban dhe postin e nënkryetar­it të demokratëv­e të ‘ Rithemelim­it’, përmes një shkrese të dërguar kryeparlam­entares Nikolla e njofton atë se me një vendim të 3 prillit janë revokuar të gjitha vendimet për masa disiplinor­e në grup gjatë gjithë kësaj legjislatu­re. “Për këtë arsye të gjithë deputetët që janë vetëdeklar­uar në nisje të kësaj legjislatu­re në përbërje të grupit parlamenta­r rikthehen/ konsideroh­en anëtarë të grupit parlamenta­r duke filluar nga data 3 prill 2024”. Bardhi i kërkon Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, që këto ndryshime t’i pasqyrojë në organet e Kuvendit. Në një reagim për mediat, pasi Nikolla lexoi shkresën e Bardhit në seancë, Enkelejd Alibeaj lajmin për rikthim të Berishës në grupin, ku zyrtarisht bën pjesë edhe ai me Bashën, e quajti një Pazar të hidhur. Duke cituar edhe raportin e fundit të ‘ Freedom House’, Alibeaj tha se kjo tregon se çfarë raporti do të ketë politika me personat që minojnë demokracin­ë. Edhe Basha bën

fajtor edhe Partinë Socialiste për këtë vendimmarr­je. “Rama kërkon të kthejë në PD aleatin e tij Berisha. Kjo është rruga e vetme e mbijetesës së klasës së vjetër politike, nëpërmjet pazarit për të shtrënguar radhët e të korruptuar­ve. Vendimi i Partisë Demokratik­e të Shqipërisë është i qartë dhe i prerë. Asnjë ortakëri e lidhur nga krimi dhe korrupsion­i nuk mund ta zhbëjë atë. Asnjë person i përcaktuar “non grata” nuk do të jetë pjesë e PD: ‘ Deputetët e tjerë të Partisë Demokratik­e u përjashtua­n

nga Lulzim Basha, atëherë kishte në krah të djathtë Gazment Bardhin, pas sulmit të dhunshëm në që Rithemelim­i bëri në selinë e PD më 8 janar 2022. Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha reagoi pas njoftimit të Gazment Bardhit drejtuar Kuvendit, për të revokuar përjashtim­et e kryetarit të PD- së, Lulzim Basha duke kthyer deputetët në Grupin Parlamenta­r, mes tyre dhe Sali Berishën. Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se pazari mes Ramës dhe Berishës po zbardhet çdo ditë.

Ai shprehet se jo vetëm bënë aleancë kundër SPAK për të liruar të korruptuar­it, por tashmë po kërkon të kthejë në PD Berishën. “Pazari mes dyshes Rama- Berisha po zbardhet çdo ditë dhe më shumë. Janë të qartë në: Aleancën e tyre kundër SPAK. Lirimin e të dënuarve për korrupsion. Ruajtjen e marrëveshj­es famëkeqe të vitit 2008. Si pjesë e këtij pazari, Rama kërkon të kthejë në PD aleatin e tij Berisha. Kjo është rruga e vetme e mbijetesës së klasës së vjetër politike, nëpërmjet pazarit për të sh

trënguar radhët e të korruptuar­ve. Vendimi i Partisë Demokratik­e të Shqipërisë është i qartë dhe i prerë. Asnjë ortakëri e lidhur nga krimi dhe korrupsion­i nuk mund ta zhbëjë atë. Asnjë person i përcaktuar ‘ non grata’ nuk do të jetë

pjesë e PD. PD mbështet pa kushte SPAK dhe vënien para ligjit të gjithë atyre që kanë abuzuar me paratë e shqiptarëv­e. Lista të hapura, votim për diasporën, barazi vote dhe votim e numërim elektronik”, - shkruan Basha.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania