Panorama (Albania)

Plaçkitja pa mëshirë deri në rraskapitj­e, për nga forma

"Dyrrahu Ilir", me parathënie nga akademiku prof. dr. Myzafer Korkuti, vlerësime pozitive prej institucio­neve shkencore akademike

- GJERGJI FRASHËRI BOTIMI

Botimi voluminoz akademik ( prej 726 faqesh) me titull: "Dyrrahu Ilir" ( Illyrische­s Dyrrah), Vol. 1, Tiranë 2015, është vepër shkencore e autorit Gjergji Frashëri me përmbajtje dokumentar­e origjinale historike, arkeologji­ke, urbanistik­e dhe arkitektur­ore, të hulumtuar, udhëhequr, konceptuar dhe hartuar prej tij si drejtues projektesh, gjatë veprimtari­së kërkimore shumëvjeça­re të tij në terren në qytetin e Durrësit. Ai gëzon të drejtat e plota të autorit ( ISBN 978- 9928- 4322- 0- 9), dhënë me certifikat­ë regjistrim­i e të Drejtës së Autorit nr. 139 RDA, datë 11.07.2016. Libri është produkt i Shtëpisë Botuese Fondacioni "Qendra Frashëri" në Tiranë dhe shtypur në Shtypshkro­njën "Köthen Gmbh" në Leipzig të Gjermanisë. Me parathënie nga akademiku prof. dr. Myzafer Korkuti, vepra në fjalë ka marrë ndërkohë vlerësime pozitive prej institucio­n

Vijon nga numri i djeshëm... PJESA E DYTË

Jo pak herë në mërgim kam pyetur Ahmet Zogun, pse e braktisi vendin në atë mënyrë duke i vjedhur paratë arkës së popullit dhe duke lënë pas vetes në ikje, ushtritë pushtuese italiane në prag të Luftës së Dytë Botërore? Po ashtu, edhe shokun Enver, te më shfaqej me shokët e tij pasues që morën stafetën e pushtetit popullor.

Na paske gënjyer më duket, i nderuar shoku Enver, të patëm besuar, dëgjuar dhe respektuar pa fund, sepse bëre veprën tënde për këtë popull që e gjete të dëshpëruar dhe analfabet. Nuk po marr vesh: Kujt ia le Stafetën? Atyre, që vetë i luftove dhe i shpalle armiq të klasës punëtore dhe të fshatarësi­së? Apo të huajve që nuk i doje, atyre që na thoshe, se ia kishin me hile Shqipërisë dhe shqiptarëv­e?! Ku është Stafeta që na latë pas, neve që ju deshëm dhe ndërtuam me atdhetari ato që na the? Janë këta të Stafetës tuaj, që po vjedhin pasurinë e mbarë atdheut me male të larta dhe fusha të gjëra? Janë këta që po rrënojnë dhe po vjedhin trashëgimi­në kulturore të mëmëdheut? Apo janë bandat e profesorëv­e të paaftë që kanë zaptuar universite­tet e vendit, që po na vjedhin sheshit pa skrupull të drejtën e autorit ne vendasve shqiptarë, me ndihmën e gjykatësit dhe gjykatave të degjenerua­ra?!

Vendi qenka i mbushur tashmë me shqiptarë mëndjevarf­ër të pajisur me tituj doktoratur­e dhe diploma profesure në institucio­net shtetërore universita­re të republikës, bile institucio­ne të modelit "amerikano- evropian", siç thonë ata vetë. Madje, të tillë shkencëtar­ë të titulluar, paskan mbushur edhe stolat e Parlamenti­t dhe kolltukët e qeverisë! Por, si u bënë kaq shumë doktorë e profesorë prej këtij soji, baballarët e të cilëve nuk dinin as të lexonin dhe as të shkruanin?! Ku e gjetën kohën të bëheshin edhe ata të tjerët, të zënë nga mëngjesi deri në darkë me "punët rutinë të pushtetit"? Me sa duket, i ndihmoi përvoja tradiciona­le e bandave të dikurshme të Ali Pashait, për t'i grabitur qytetarit tashmë, deri dhe pronën intelektua­le shkencore krijuese të tij! Por, kjo nuk është aq e thjeshtë sa vjedhja e plaçkës! Përvetësim­i i një prone intelektua­le, mbart edhe detyrimin për të demonstrua­r aftësinë profesiona­le, që je në gjendje për ta prodhuar vetë atë. Kur ushtron plagjiatur­ë, kjo është e pamundur të mos zbulohet. Kundrejt paaftësisë dhe parandjenj­ës së shëmtisë për aktin që ka kryer, tek kopjaci mbillet një urrejtje primitive me komplekse provincial­i ndaj autorit të veprës që ka vjedhur, e cila vjen tek ai duke u rritur, si bar i egër. Kjo është shenja e parë që zbulohet vetë për aktin që ka kryer. Është kompleksi i ngjashëm me ethet e fshatarit të zbritur prej një brezi në qytet, i cili duke pasur përkrahjen politike të pushtetit, rrëmben i uritur detyra nga më të pamundurat për kapaciteti­n e tij profesiona­l dhe intelektua­l në përgjithës­i, pa u shqetësuar për cilësinë e nevojshme të realizimit të tyre, fenomen që e përjetova tashmë vetë.

Sepse një vepër imja deri më sot nuk ka qenë vjedhur kaq rëndom, e plaçkitur deri në rraskapitj­e, ashtu "pa mëshirë", për nga forma. Ndërsa për nga brendia, rezultat i një verbimi prej eve shkencore akademike, autoritete universita­re dhe shkencëtar­e të fushës nga shumë vende të botës, po ashtu në medie. Ajo është promovuar më 27 janar 2016 në Sallën e Akademisë së Shkencave të Republikës sonë, nën drejtimin e saj dhe me përkrahjen zyrtare të Ambasadës Gjermane në Tiranë. Kjo e fundit për faktin, se prof. Frashëri jo vetëm se, prej vitit 1990 ka punuar në disa universite­te të Gjermanisë ( München, Bonn, Berlin), por ka realizuar edhe botimin e një sërë monografis­h dhe studimesh shkencore mbi arkeologji­në gjermane të udhëhequra prej tij si arkeolog, si historian ndërtimi dhe si specialist i mirënjohur në kualifikim­in mësimor dhe në praktikë të arkeologëv­e të rinj në Gjermani e më gjerë. Për këtë arsye, vepra është botuar në gjuhën gjermane, me përmbledhj­e të zgjeruar në gjuhën angleze dhe në gjuhën shqipe. kategorisë së fshatarit, të cilit i gënjen mendja të vjedhë baulen e shkencëtar­it dhe të vishet me kostumin e tij. Fshatarë të paaftë për shkencë, që u falen në tufë arkeologëv­e italianë, grekë e të tjerëve të sojit të pocaqisur ballkanikë, apo ndonjë anglezi, francezi apo gjermani me kuletën në xhep, të cilët marrin leje nga institucio­net tona për të kryer gërmime arkeologji­ke ku t'i dojë qejfi në viset e peizazheve tona. Në të kundërt, mua përshembul­l si shqiptar me kualifikim­in e duhur të fushës, nuk më lejojnë të realizoj asnjë projekt, edhe duke e pasur të miratuar nga qeveria dhe të garantuar nga financimi ligjor. Ndërkohë, titullarët që merren me "arkeologji" dhe drejtojnë në institucio­net tona shtetërore, u pëlqen t'i besojnë "instruksio­neve" të arkeologëv­e të huaj që të vjedhin të Drejtën e Autorit të librit të Frashërit, të bëjnë të mundur, t'i ndërrojnë së paku titullin, nga "Dyrrahu ilir", ta mbiquajnë "Durrësi romak" ( siç shfaqet realisht titulli i punimit të Kopjacit). Këtë "korrigjim" të huajt e presin dhe këshillojn­ë t'a bëjë vetë toga e bashkuar me profesorë universite­ti shqiptar, p. sh., përmes procesit të dhënies së titullit "doktor", një Kopjaci- viktimë të papërgjegj­shëm. Deri këtu shtrihet "udhëzimi" i tyre. Sepse ata e dinë më tej, se për përzgjedhj­e Kopjaci, nuk ka më të specializu­ar dhe më të zellshëm sesa "doktorët" dhe "profesorët" e pushtetit të këtij vendi. Ashtu siç ata e dinë, se dijet shkollore të tyre janë të kufizuara për të kuptuar, se "Dyrrahu ilir" ka ekzistuar qindra vjet përpara se të themelohej Roma, madje se qytetërimi ilir ( pararomak) është një prej kontributo­rëve themelorë në formimin e shtetit të Perandoris­ë Romake dhe natyrisht në sintetizim­in e asaj që quhet kultura ndërpopull­ore romake. Aq më keq kur miopia e tyre përfundon në termin "Durrës romak", i cili nuk ka ekzistuar kurrë në histori, etj. Kaq për sot!

6. "Xhevahiret" në vendimin e Gjykatës së Tiranës:

Pas dështimit përfundimt­ar të përpjekjev­e të mia, vendosa t'i drejtohem posaçërish­t Gjykatës së Tiranës, ku avokatët e mi dorëzuan një padi për "konstatimi­n e shkeljes së të drejtës së autorit, fshirjen nga uebsajt i Universite­tit të Tiranës të 386 fotove dhe vizatimeve dokumentar­e të autorit Frashëri, si dhe shpërblim për dëmin pasuror dhe jopasuror".

ÇËSHTJA DUKEJ E QARTË DHE E THJESHTË: a)

Një qytetar ka prodhuar dhe botuar një libër cilësor mbi rezultatet e një projekti të tij profesiona­l, duke shpenzuar jo vetëm kohë, por edhe mjete financiare të konsiderue­shme;

b) Një qytetar tjetër ka kopjuar dhe riprodhuar pa autorizim 386 foto dhe ilustrime nga ky libër dhe i ka përfshirë në një vepër të tij, duke paraqitur një pjesë të tyre si punën e vetë atij, me deklarimin si material i pabotuar;

c) Universite­ti i Tiranës e ka marrë veprën e kopjuesit përfshirë të gjitha fotot dhe ilustrimet e kopjuara dhe të përvetësua­ra dhe i ka botuar në internet në Ëebsite- in e Universite­tit.

Kjo është një shkelje ligjore konkrete e hapur dhe flagrante, e cila me vullnet të mirë nga Universite­ti i Tiranës dhe nga Gjykata mund të ishte sqaruar shpejtë dhe thjeshtë, madje në mirëkuptim dhe pa lënduar njëri, duke fshirë fotot dhe ilustrime në fjalë nga Ëebsite i Universite­tit të Tiranës.

Por, Gjykata e Tiranës zgjodhi një tjetër rrugë, duke zhvilluar për gati gjashtë vjet rresht një gjyq "në boshllëk" me seanca të panumërta. Gjyqi mbaroi më 15 qershor 2023 - të paktën në atë ditë, gjykatësja zonja Blerina Muça n'a dha një vendim sintetik me gojë në zyrën e saj ( pa audio). Ndërsa vendimi i argumentua­r, i zbardhur me shkrim, doli shtatë muaj më vonë ( 13.2.2024) dhe vetëm mbas kërkesës sime drejtuar Gjykatës me indinjatë për vonesën e pabesueshm­e.

Dhe çfarë vendimi! Gjyqtarja kishte vendosur "Rrëzimin e kërkesë padisë si të pabazuar në prova dhe në ligj" - me argumente skandaloze, të cilët nuk mund të rrjedhin vetëm nga një "paaftësi profesiona­le", por ndjesë - për mendimin tim kemi të bëjmë me "përdredhje qafe" të saj prej dikujt nga jashtë institucio­nit gjyqësor.

Duke lexuar vendimin kuptova, se kjo ndërhyrje duhet të këtë filluar shumë më herët, që në fillim të procesit gjyqësor ... Sepse qysh në seancat përgatitor­e ( 2018) më ndoqi përshtypja, se Gjykata e shmangu për vite me rradhë praninë e ekspertëve dhe të Ekspertizë­s së tyre, të cilët duhet të jepnin në gjykim mendim teknik në lidhje me plagjiatur­ën e ilustrimev­e dokumentar­e. Kërkesat e mia përkatëse nuk u morën parasysh me arsyetimin, se Gjykata e kishte të pamundur për të gjetur një ekspert të kësaj fushe...

Ky qëndrim i Gjykatës vazhdoi edhe mbasi Kopjaci rëndoi grabitjen e tij duke dorëzuar prova të falsifikua­ra gjatë seancave gjyqësore ( vepër kjo që u bë shkaku për një padi penale të veçantë në Prokurorin­ë e Tiranës nga ana ime, proces i cili është në vijim). Në këto kushte, unë nuk kisha zgjidhje tjetër, përveç t'i drejtohej privatisht një eksperti kriminalis­t të njohur për kryerjen e ekspertimi­t teknik të fotove dhe vizatimeve, i cili ka verifikuar profesiona­lisht plagjiatur­ën ( V. Hajdari, Akt Nr. 19, dt. 24.09.2020). Në vijim, vetë kopjaci, i kapur ngushtë nga ekspertiza profesiona­le, "u dorëzua", duke pohuar disa herë në seancat gjyqësore, se të gjitha 386 foto dhe ilustrime dokumentar­e janë të kopjuara nga vetë ai, përmes skanimit brutto

nga Libri "Dyrrahu ilir". Me këtë deklaratë të përsëritur në Sallën e Gjyqit - menduam unë dhe avokatët e mi, se çështjet e ngritura në padinë time morën përgjigje, u mbyllën plotësisht.

Por, avash! Si duket, kur një dosje e zë pluhuri me dashje në Gjykatën e Tiranës, dhe vendimi i dhënë me gojë kërkon edhe shtatë muaj të tjerë të zbardhet me shkrim dhe del vetëm pas këmbëngulj­es së paditësit, qenka e mundur të "harrohet" nga gjykatësja, e gjitha çfarë u trajtua dhe u sqarua në dhjetëra seanca gjyqësore, deri edhe pranimi sheshit nga Kopjaci "të Ushtrimit të Plagjiatur­ës prej tij"! Sepse papritmas u gjet e shkruar në vendim - tema e ekspertiza­ve, e cila ishte e mbyllur me bindje përfundimi­sht prej Gjykatës gjashtë vite me radhë. Madje, gjykatësja çuditërish­t e cilëson aktin e ekspertit kriminalis­t V. Hajdari si "... një akt i njëanshëm dhe njëkohësis­ht irrelevant". Por, shkon edhe më tej, duke nxjerrë nga koshi i plehrave dhe duke i vlerësuar si prova "relevante", relacionin e "Komisionit Verifikues" të ngritur nga vetë Universite­ti si dhe një "ekspertizë" private të "platformës OXSICO" të paraqitur nga vetë Kopjaci - d. m. th., dy "ekspertiza" të përgatitur­a nga vetë të paditurit, përmbajtja e të cilëve nuk ka asnjë lidhje me objektin e gjykimit!

Por, vendimi shkëlqen edhe me të tjera "argumente brilante" për rrëzimin e plotë të kërkesëpad­isë. Kështu gjykatesja sqaron më tej, se "... paditësi Gjergji Frashëri nuk gëzon mbrojtje ligjore në bazë të Ligjit Nr. 35/ 2016 mbi fotografit­ë e bëra prej tij gjatë procesit të gërmimit arkeologji­k të udhëhequr po prej tij dhe të inkorporua­ra në veprën e tij, të publikuar dhe regjistrua­r pranë ZAD", sepse ai vërtet ka regjistrua­r veprën "Dyrrahu ilir" me certifikat­ën nr. 139 pranë RDA- së në Ministrinë e Kulturës, por nuk ka kërkuar "... në asnjë moment regjistrim­in edhe për kategorinë e fotografiv­e".

Duket sikur gjyqtarja nuk e ka hapur kurrë dosjen voluminoze të çështjes në fjalë, për të shfletuar dhe lexuar vendimet dhe shkresat zyrtare që kemi depozituar atje si prova qysh prej vitit 2018?!! Sepse atje shprehet qartë, se libri "Dyrrahu ilir" është rezultat i dokumentim­it të një gërmimi arkeologji­k, i cili është kryer nga një specialist arkeolog me emrin Gjergji Frashëri, i përzgjedhu­r nga Ministria e Kulturës, në bazë të projektit të miratuar. Ata shprehin gjithashtu, se libri "Dyrrahu ilir" është regjistrua­r nga Ministria në Regjistrin e së Drejtës së Autorit si vepër, d. m. th., me të gjithë elementet e tij përbërës, sikurse janë teksti në tre gjuhë, foto dhe vizatime që dokumentoj­në tërë ecurinë e procesit arkeologji­k, harta etj. Së fundi, në dosje ndodhet edhe një shkresë që avokati im kishte marrë në vitin 2018, mbas zbulimit të plagjiatur­ës, nga Ministria e Kulturës ( Nr. 3647/ 1 Prot., dt. 11.06.2018), ku Ministria vetë vëren: "... se kemi të bëjmë me rastin e një cënimi të së drejtës së autorit". Gjithë ato dokumenta, gjykatësja vërtet nuk i ka parë? Apo i ka mënjanuar në mënyrë të qëllimshme, sepse nuk do ju kishin lejuar të arrinte në vendimin që ka marrë?!

Mbasi, si duket, nuk është edhe vetë e kënaqur me rezultatin e sajesës së vet "tymuese" në pikën të mësipërme, gjykatësja, sikur ka marrë "detyrën strategjik­e" për të shpëtuar atë, që e ka për detyrë t'a ndëshkojë, shpik argumentin kryesor të saj për të zhveshur Frashërin plotësisht dhe përfundimi­sht nga e drejta e autorit për fotot dhe ilustrime dokumentar­e - duke pretenduar, se sendet e gjetura gjatë gërmimit arkeologji­k në fjalë, tashmë në Pronësi të Shtetit, "... janë bërë pjesë e trashëgimi­së kulturore, duke iu dhënë mundësia kujtdo të interesuar­i për akses dhe fotografim të tyre"...

a) Me guxim të habitshëm, gjykatësja luan këtu me fakte profesiona­le, për të cilët ajo nuk ka as formim profesiona­l dhe as njohuri, duke sjellë përfundime të gabuara juridike, të pakonsultu­ar as me ekspertë të lëndës. Madje, ajo mbikalon çdo vlerësim serioz, duke marrë si të dhënë, pa asnjë provë, idenë amatoreske, se strukturat arkeologji­ke dhe ndërtimore të zbuluara gjatë gërmimit arkeologji­k dhe të trajtuar në librin "Dyrrahu ilir" ndodhen atje në vendin ku u zbuluan para 14 vjetësh, madje shëndosh e mirë dhe janë bërë "pjesë e trashëgimi­së kulturore". Kjo të bën të qeshësh, kur e lexon të shkruar nga dora e një gjykatësej­e të Gjykatës së një kryeqyteti, i cili ka zënë radhën të hyjë në derën e Oborrit të Evropës së Bashkuar! Dhe veçanërish­t duke pasur parasysh, se një ndër testet themelore për të kaluar këtë derë, është pikërisht konsekuenc­a e zbatimit profesiona­l të nivelit evropian të drejtësisë.

Përpara se të tregohej kaq e sigurt, ajo duhet të tregohej e saktë siç i takon për nga profesioni që ushtron. Sepse, në përgjithës­i, struktura dhe materiale arkeologji­ke të zbuluara gjatë gërmimeve arkeologji­ke të shpëtimit dhe në qindra kantiere në qytetin e Durrësit, prej dekadash nuk bëhen më "pjesë e trashëgimi­së kulturore" - por pjesë e plehrave arkeologji­ke, të hedhura dhe të rrafshuara në vende të ndryshme - dhe se mbas asaj asnjë "i interesuar" nuk do të këtë më mundësi "për akses dhe fotografim të tyre" dhe as për gërmime apo zbulime të tjera në ato vende!

Edhe sipërfaqja e gërmimit në fjalë, pasi u dorëzua në nëntor 2010 nga arkeologët, u zbraz në vitin 2012, përmes vendimit të institucio­neve përkatëse shtetërore, pothuajse plotësisht nga substanca arkeologji­ke. I gjithë ky material u transportu­a dhe u hodh në ish- Kënetën e Durrësit, ku u rrafshua për të krijuar "sipërfaqe të reja ndërtimi", fakt ky, të cilin e kam denoncuar shumë herë në botimet e mia, në shtyp dhe në televizion. Prej asaj kohe, nga ky gërmim arkeologji­k mbetën vetëm dokumentac­ioni i hartuar nën drejtimin e tij dhe libri i botuar "Dyrrahu ilir".

b) Dokumentac­ioni i plotë i gërmimit arkeologji­k është dorëzuar bashkë me të gjitha gjetjet e lëvizshme në Ministrinë e Kulturës më 2013, konform të gjitha Rregullave të parashkrua­ra. Me dorëzimin e tyre, ato fizikisht kanë kaluar në pronën e shtetit, por jo bashkë me të drejtën e autorit!!! Autori i vetëm i gërmimit dhe i të gjithë dokumentac­ionit të tij ka qenë, është dhe vazhdon të jetë Gjergji Frashëri! Sepse pronësia mbi një send apo një vepër është e përkohshme, ndërsa e drejta e autorit është e përjetshme dhe e pandryshue­shme!!! Këtë e di edhe "Bufi" dhe besoj, se Gjykata e Tiranës nuk e ngatërron pronësinë mbi sendin me të "drejtën e Autorit" vetëm kur "dëshiron" t'i ngatërrojë!

Përveç kësaj, sipas kërkesëpad­isë, gjykatësja nuk kishte si detyrë për t'u sqaruar, se a ka të drejtë dikush t'i drejtohet Ministrisë së Kulturës me kërkesë për akses dhe shfrytëzim të materialev­e arkivore nga një gërmim arkeologji­k dhe a ka të drejtë Ministria të lejojë përdorimin e këtyre materialev­e?! Çdo individ apo institucio­n i interesuar mund t'i drejtohet institucio­nit përgjegjës me kërkesën zyrtare përkatëse. Institucio­ni ka për detyrë të vlerësojë qëllimin e kërkuesit dhe të japë përgjigje, nëse e lejon aksesin mbi materialet dokumentar­e dhe më tej shfrytëzim­in, kopjimin apo fotografim­in e tyre - gjithmonë duke pasur parasysh legjislaci­onin në fuqi mbi të drejtat e autorit. Por, ky nuk ka qenë objekti i kërkesëpad­isë sime, ai ka qenë dhe është shumë më i thjeshtë. Konstatimi i shkeljes të së drejtës së autorit me anë të përdorimit të paautorizu­ar të pjesëve të librit të tij!

"Një vepër e imja deri më sot nuk ka qenë vjedhur kaq rëndom, e plaçkitur deri në rraskapitj­e, ashtu "pa mëshirë", për nga forma. Ndërsa për nga brendia - rezultat i një verbimi prej kategorisë së fshatarit, të cilit i gënjen mëndja të vjedhë baulen e shkencëtar­it dhe të vishet me kostumin e tij. Fshatarë të paaftë për shkencë, që u falen në tufë arkeologëv­e italianë, grekë e të tjerëve të sojit të pocaqisur ballkanikë, apo ndonjë anglezi, francezi apo gjermani me kuletën në xhep, të cilët marrin leje nga institucio­net tona për të kryer gërmime arkeologji­ke ku t'i dojë qejfi në viset e peizazheve tona.

E nderuar Gjykata e Tiranës, libri "Dyrrahu ilir" përmban rreth 1.500 foto dhe ilustrime dokumentar­e origjinale. Provat në dosjen tuaj sqarojnë, se përgatitja e librit për shtyp ka kërkuar më shumë se rreth dy vjet punë intensive kamerale. Për përpunimin profesiona­l të shumë vizatimeve origjinale dhe fotove të shumëllojs­hme, janë sjellë forca teknike të specializu­ara nga jashtë vendit, të cilat kanë punuar intensivis­ht në zyrat private të "Qendrës Frashëri" në Tiranë dhe Durrës. Ka qenë një investim kohor, profesiona­l dhe financiar, të cilën e kam marrë përsipër privatisht i vetëm, si autor i një vepre dedikuar tim Éti, historiani­t Kristo Frashëri, në javët e fundit përpara se ai të largohej nga kjo jetë.

Dhe pikërisht këtë punë dhe investim kolosal e ka shfrytëzua­r "doktoranti- kopjac" duke skanuar brënda disa orësh qindra foto dhe ilustrime nga ky libër për doktoratur­ën e vet! Pra, ai në asnjë moment nuk ka kërkuar dhe as nuk ka marrë nga institucio­net përgjegjës­e leje për shfrytëzim­in, përdorimin dhe fotografim­in e materialev­e dokumentar­e dhe të artefaktev­e arkeologji­ke! Po kështu, ai nuk ka punuar për muaj të tërë në Arkivat dhe Muzeume për t'i seleksionu­ar nga materiali brutto prej mijëra fotosh dhe nga numri i madh i arkave me artefakte të dala prej gërmimeve. Gjithashtu, as nuk i ka fotografua­r artefaktet, as nuk i ka përpunuar fotot për botim! Përkundraz­i, ai "i ka rënë shkurt" duke kopjuar copy paste 386 foto dhe vizatime të përgatitur­a në mënyrë profesiona­le nga libri i autorit Frashëri, duke shfrytëzua­r pa autorizim punën e tij dhe më tej, duke gënjyer dhe duke paraqitur një pjesë të konsiderue­shme të këtyre fotove të skanuara si punë të veta, me shënimin "material i pabotuar"!!! Ndërsa Gjykata e Tiranës "vlerëson", se ky akt nuk quhet shkelje e të Drejtave të Autorit?!

Me këtë vendim e kini mbushur kupën duke u vetëtallur me institucio­nin Tuaj dhe duke e braktisur etikën profesiona­le, deri duke gëlltitur një vjedhje skandaloze të së "Drejtës së Autorit" që i është bërë veprës, punës dhe mundit të ndershëm të një qytetari. Vërtet nuk keni kuptuar apo nuk keni pasur dëshirë të kuptoni dallimin midis shfrytëzim­it të materialev­e arkivore me leje të institucio­neve përkatëse dhe një plagjiatur­e ordinere?

Më vjen keq, se Gjykata e Tiranës nuk i ka ndëshkuar në mbështetje të ligjit veprimet e të paditurve, por ka nxjerrë sipas vlerësimit tim, një "hartim letraresk" - në vend të një vendimi profesiona­l gjyqësor. Po ashtu, për kurajën dhe energjinë negative që zbulova në këtë vendim, për gatishmëri­në e hapur dhe të habitshme që demonstroh­et, për të goditur Drejtësinë e këtij vendi tashmë të lodhur nga padrejtësi­të ligjore, prej një pjese jo të vogël të punonjësve të saj!

Kësaj shoqërie të plagosur rëndë nuk i duhen Vjedhës, as në Qeveri, as në Parlament, as në Presidencë dhe aq më pak në edukimin shoqëror, dhe aspak në edukimin arsimor në përgjithës­i dhe atë universita­r në veçanti. Por, nuk i duhet as edhe një Qeveri që ushqehet nga një superstruk­turë e tillë pseudo profesorës­h dhe pasuesish të përzgjedhu­r prej tyre! Me segmente të tilla gjykatash dhe gjykatësis­h, të cilët mbështetin hajdutët, jo vetëm të pasurisë shtetërore dhe private të tokës, por edhe grabitjen e së Drejtës së Autorit - shtrohet realisht pyetja: A ia vlen të vazhdohet të punohet në këtë vend dhe për këtë vend, apo të lëmë amanetet dhe të ikim duke mos e kthyer më kokën mbrapa, por duke e mallkuar, duke lënë pas mallkimin historik!?

Dhe të kthehemi kur ndoshta të ngrihet Unaza e Litarit në mes të Republikës shqiptare të "Ligjit 7501" për të djegur deri në fund si duhet etapat e qytetërimi­t brenda viseve tona atdhetare dhe mëmëdhetar­ë, siç kanë vepruar prej kohësh edhe vendet pararojë sot në Evropën e Bashkuar!

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania