Panorama (Albania)

Xhuntoli nis punën për sulmin e ri, del emri i Bonifejsit

-

Në shtëpinë e Juventusit tashmë kanë filluar manovrat e mëdha të transferim­eve për sezonin e ardhshëm. Në fushë ka ende një kualifikim aritmetik për t'u arritur në Champions, por në prapaskenë Kristiano Xhuntoli po punon për të forcuar skuadrën, duke nisur nga reparti ofensiv. Marrëveshj­a për Felipe Andersonin tani po mbyllet, pista e Zakanjit po nxehet, por përveç sulmuesve anësorë, drejtuesit e Juventusit po mendojnë edhe për rolin e qendërsulm­uesit. Pavarësish­t nëse Maks Alegri qëndron apo jo në stol dhe një përmbysje të mundshme taktike, me një zhvendosje në 4- 3- 3 ose 4- 2- 3- 1, në fakt do të jetë thelbësore të forcohet reparti sulmues për shkak të shumë ndeshjeve të planifikua­ra. Milik dhe Ken janë parë pak këtë sezon dhe të dy mund të jenë në prag të largimit. Vlahoviç dhe Jildëz duket se janë të vetmet siguri edhe nga perspektiv­a e së ardhmes, ndërsa çështja e rinovimit rëndon ende mbi Kiezën, i cili ka një kontratë që skadon në vitin 2025. Kjo është arsyeja pse, sipas "Tuttosport", Juve vazhdon të monitorojë profile të ndryshme: gjurma që të çon te Joshua Zirkze, ardhja e të cilit në Torino mund të lidhet me punësimin e Tiago Motës si trajner i ri, është ende aktive. Ditët e fundit u përfol edhe emri i Viktor Bonifejs, ndër protagonis­tët e sezonit të ëndrrave të Bajer Leverkusen­it. Nigeriani është duke u rikuperuar nga një dëmtim muskulor që e mbajti jashtë për disa javë, por para ndalesës ai kishte arritur të grumbullon­te 16 gola dhe 9 asiste në 25 paraqitje me Ksabi Alonson. Në të dyja rastet do të duhej një sakrificë e konsiderue­shme financiare, duke qenë se vlerësimi i tyre është rreth 40 milionë euro dhe, nuk duhet harruar që Xhuntoli do të donte edhe përforcime të rëndësishm­e në mesfushë. Kopmainers mbetet ëndrra e madhe e drejtuesve.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania