Panorama (Albania)

“Shenja paqeje në LM”, NYT: Izraeli anulon hakmarrjen ndaj Iranit pas ndërhyrjes së Biden

-

Ajo që u duk si fillimi i një lufte me përmasa katastrofi­ke mund të mbetet me aq. Izraeli ka anuluar çdo hap hakmarrës ndaj Iranit pasi ky i fundit nisi qindra dronë e raketa drejt territorit hebre. Lajmi konfirmohe­t nga prestigjio­zja amerikane “The New York Times”, e cila shprehet se Benjamin Netanyahu ka anuluar planin për t’iu kundërpërg­jigjur Teheranit. Gazeta shkruan se edhe pse Kabineti i Luftës në Tel Aviv vendosi për një hakmarrje, plani është anuluar pas ndërhyrjes personale të Joe Biden. Shtëpia e Bardhë është shprehur sipas NYT se Izraeli tregoi se mund të mbrohet nga një sulm iranian dhe kjo është e mjaftueshm­e. Presidenti amerikan mendohet se e ka bindur kryeminist­rin izraelit edhe me faktin se bombardimi iranian nuk shkaktoi dëme serioze. Gjithashtu Uashington­i ka apeluar për shmangien e çdo konflikti të ri në Lindjen e Mesme. Garda Revolucion­are Islamike e Iranit nisi dje goditjen ushtarake me raketa balistike dhe dronë ndaj territorit izraelit. Sipas njoftimeve, zëdhënësi i Trupave Mbrojtëse të Izraelit Daniel Hagari u shpreh të dielën se nga 13 prilli në mbrëmje deri më 14 prill, Irani lëshoi rreth 300 raketa e dronë kundër Izraelit dhe 99% prej tyre u bllokuan nga sistemi i mbrojtjes ajrore. Sipas njoftimeve të medias izraelite, gjatë bisedës telefonike të bërë të dielën me kryeminist­rin izraelit Benjamin Netanyahu, presidenti amerikan Joe Biden u shpreh se SHBA- ja kundërshto­n kundërpërg­jigjen e Izraelit ndaj Iranit dhe nuk do të marrë pjesë në ndonjë sulm të mundshëm. Sekretari i Përgjithsh­ëm i OKB- së Antonio Guterres lëshoi një deklaratë përmes zëdhënësit, ku dënon sulmin masiv të Iranit ndaj Izraelit dhe fton të dy vendet që të ndalojnë menjëherë veprimet armiqësore shkruan CMG.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania